Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Citostatiket, pacientet i blejne pa pulle sigurie

Publikuar me : 22.07.2010 Ne : Sociale - 135 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pacientet pohojne se citostatiket i blejne ne farmaci pa pulle. Shefi i Onkologjikut thekson se ka urdheruar qe mjeket te mos i perdorin


Mungesen e medikamenteve, te cilat duhet ti marrin falas, jane te detyruar ti blejne ne farmaci. Madje, edhe ato qe blejne ne farmaci nuk jane aspak te sigurta, pasi shpesh i blejne pa pulle sigurie dhe pa pulle spitalore, cka do te thote se jane barna kontrabande. Por si te mos mjaftonte kjo behet fjale per citostatiket (barna qe perdorin per te semuret me kancer), te cilat jane te ndaluara me ligj qe te tregtohen ne farmaci.


Vete pacientet e pohojne se kane blere citostatike ne farmaci, te cilat jane pa pulle sigurie. Shefi i sherbimit te Onkologjikut, Agim Sallaku, theksoi se ka dhene urdher qe asnje mjek nuk duhet te perdore mbi pacientet citostatike qe nuk kane pullen e sigurise, pasi nuk kane siguri per keto barna.


Pacientet


Si te mos mjaftonin semundjet e renda qe kane mbi kurriz, jane te detyruar te blejne medikamente, madje edhe te pasigurta. Ne korridoret e spitalit Onkologjik ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, njeri nga pacientet, i cili kishte blere citostatik ne nje farmaci afer spitalit, tregon se barnat nuk kane asnje pulle sigurie. Barnat na kushtuan rreth 100 mije leke te vjetra. Te pakten keshtu na tha farmacistja, sepse ketu ne kuti nuk shenohet asgje as cmimi, as data e skadences, - pohon i afermi i njerit nga pacientet, duke treguar kutine e medikamentit me emrin Cisplatin-Losung.


Sipas tij, blerja e ketyre barnave po u shkakton jo vetem shpenzime te medha, por ndihen edhe ta pasigurt me keto barna, sepse nuk kane pulle sigurie dhe as pulle spitalore. Jemi te detyruar ti blejme, sepse nuk kemi rruge tjeter. Qenka shkruar te vuajme semundje dhe indiferencen e institucioneve per te zgjidhur keto probleme madhore qe na shqetesojne, pohon njeri nga pacientet.


Mjeket


Mjeket nuk duhet te perdorin asnje medikament mbi pacientet nese nuk kane pullen e sigurise. Keshtu u shpreh shefi i Onkologjikut, Agim Sallaku, gjate nje mbledhje qe u realizua disa dite me pare ne drejtorine e QSUT-se, ku ishte e pranishme edhe gazeta. Ne nuk mund te dime se cfare medikamenti eshte ai nese nuk ka pullen e sigurise apo pullen spitalore, ndaj u kam dhene urdher mjekeve qe te mos i perdorin keto barna mbi pacientet, thekson Sallaku. Megjithate, sa i takon mungeses se pulles ne keto barna, ai pohon se kontrolli i tyre nuk eshte kompetence as e sherbimit dhe as e spitalit, pasi ka struktura te tjera qe duhet ta bejne kete.

Rritet buxheti per citostatiket, por nuk plotesohen te gjitha nevojat

Kete vit Drejtoria e QSUT-se per citostatiket ka nenshkruar kontrata per citostatiket me shume se cdo vit tjeter. Madje, fondi per citostatiket kete vit eshte rreth 60perqind me shume se vitet e tjera dhe se shpejti pritet qe barnat e paketes baze tu shkojne ne pavijone. Kete e ka pohuar drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi, i cili thekson se per kete kategori pacientesh kete vit do te kete shpenzime te medha.


Buxhetin me te madh per citostatiket, krahasuar me vitet e tjera e ka pohuar edhe vete shefi i sherbimit te Onkologjikut, Agim Sallaku, gjate nje mbledhje te drejtorise, por ai shpjegoi se nevojat per kete kategori pacientesh nuk plotesohen edhe me kete buxhet dhe se duhet te pakten edhe trefishi i ketij buxheti per te pasur te gjithe citostatiket pacientet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit