Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Cmendet trajneri Ari Han: Me fat do te dalim te dytet

Publikuar me : 09.09.2008 Ne : Sport - 311 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ari Han nuk permbahet me. Trajneri i Kombetares deklaron se tashme skuadra e tij mund t‘i mbylle eliminatoret ne vendin e dyte ne grup, edhe pse pohon se objektivi kryesor eshte pozicionimi te katertit, perpara Hungarise. Fjalet jane thene per te perditshmen holandeze, "DePers". 59-vjeçari ben nje analize te pergjithshme te kundershtareve ne Grupin 1, ku luan Shqiperia, duke treguar se Portugalia eshte skuadra e vetme, te ciles i trembet.

Pak dite perpara sfides me Suedine, Ari Han deklaronte se nuk ishte i kenaqur me barazimin, por synonte t‘u "rrembente" tri piket nordikeve. Megjithate, ne fund te ndeshjes, se perfunduar ne barazim 0-0, trajneri qendroi ne tunelin nga ku hyn per ne dhomat e zhveshjes dhe dukshem i kenaqur perqafoi te gjithe futbollistet. Ishte pika e tij e pare me Shqiperine dhe nje debutim mjaft pozitiv ne stolin kuqezi. Tashme vjen edhe "bomba" e radhes: deshira dhe "shanset" per vendin e dyte ne grup. Edhe pse e degjuar ne kete menyre, mund te duket nje enderr e veshtire per t‘u realizuar, Han duket se i ka bere llogarite ne mendjen e tij. Per barazimin eshte i kenaqur, sepse humbi, por trajneri thekson se, "as nuk fitova". Te merkuren me Malten, perfaqesuesja do te kete nje test te veshtire. Jo shume per emrin e kundershtarit, sesa per faktin qe skuadrat modeste i nenvleresojme dhe thuajse gjithmone stonojme ne fushe. Fitorja do te bente qe Shqiperia te kishte 4 pike ne grup, duke i pozicionuar kuqezinjte ne pozita pretendentesh, ku si kundershtare kemi edhe Portugaline, Danimarken e Hungarine. "Ne keto eliminatore shiheshim si skuadra e peste per nga rendesia ne grup, por objektivi yne eshte te klasifikohemi te katertit", tha Ari Han. "Por, nese paraqitemi mire dhe do te kemi fat, mund te shkojme edhe me tej. Hungaria nuk ka nje skuader te madhe, ndersa Suedia dhe Danimarka bazohen te loja e futbollisteve te medhenj ne moshe. Nese kemi shume fat, eshte e mundur qe ta mbyllim edhe ne vendin e dyte". Mbase ky do te ishte rasti qe edhe Han te konfirmohej ne arenen nderkombetare dhe te bindte Evropen per aftesite e tij.

Gjithsesi, trajneri qendron i perqendruar per te pergatitur sfiden se merkures me Malten. Ne intervalet gjate seancave stervitore ploteson faqe te tera me shenime ne bllokun personal: emra, skema, statistika. Nuk e shkeput asnjehere nga dora, as kur pi kafe, edhe sepse krahu i tij i djathte, De Jong, i jep sugjerime te vlefshme, si per shembull se Mishel Misfud (luan te Koventri Siti, ne Angli) eshte lojtari me i rrezikshem i maltezeve. "Ne te kaluaren, Shqiperia dukej sikur stervitej per te humbur. Madje, mund t‘ju them se perpara ndeshjes se te shtunes, futbollistet ishin shume te frikesuar nga Zlatan Ibrahimoviç, perfundoi Han. Dua qe te gjejne nje menyre per te fituar dhe kete e kerkoj qe prej sfides me Malten. Mendoj se kjo ndeshje do te jete dy here me e veshtire sesa ajo me Suedine. Jam kurioz te shoh se sa loja e skuadres do t‘i pershtatet asaj qe une kerkoj".



Fizeoterapisti

Vandenbruk: Ekipi

eshte i bashkuar

Ështe nje nga personat e pakte qe qendrojne prane Kombetares dhe nuk bien ne sy. Fizeoterapisti belg, Shtijn Vandenbruk, punon perdite me lojtaret dhe brenda pak kohe e ka njohur mire situaten brenda ekipit. "Kjo skuader, keta futbolliste jane shume te bashkuar. Ne Kombetaren shqiptare ekziston nje fryme miqesie", tha ai. "Disa lojtare kane tatuazhe me shqiponjen, simbolin e ketij vendi. Diferencat etnike ne skuader jane shume te veshtira qe te dallohen dhe nuk shkaktohet asnje problem. Pese prej lojtareve jane me origjine kosovare, por ata jane ingranuar shume mire me pjesen tjeter te ekipit, qe perbehet nga lojtare shqiptare".

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit