Publikuar me : 31.08.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 829 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Financat Personale
Nje nga produktet e pakta qe nuk qe prekur nga inflacioni i muajve te fundit, pesoi rritje prej 7.1% kete jave
Cmimi i mishit te vicit ne Tirane pesoi rritjen e pare te rendesishme pas shume vitesh kete jave, kur filloi te shitej per 750 leke kilogrami, nga 700 leke qe shitej deri javen e kaluar. Sipas te dhenave te Ministrise se Bujqesise, cmimi i mishit ne Shqiperi gjate tre viteve te fundit ka qene mesatarisht 635 leke ne territorin e vendit dhe nuk ka levizur qe nga viti 2005.
Sipas anketes se konsumit te familjeve, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 5100 leke ne muaj per mish dhe nenprodukte mishi gjate vitit te kaluar, ose 22% e te gjitha shpenzimeve per ushqime. Gjate vitit te kaluar, ne Shqiperi u prodhuan 158 mije tone mish, nga te cilat, 83 mije tone qe mish vici e lope. Prodhimi i mishit ne vend pesoi nje rritje shume te madhe vitin e kaluar, duke sjelle renie po aq te madhe te numrit te lopeve, nderkohe qe edhe mishi i importit pesoi nje rritje prej 42% duke arritur ne 97 milione euro.
Ndryshime strukturore ne treg
Cmimi i mishit dhe produkteve te tjera blegtorale ka qene deri me sot i percaktuar krejtesisht nga konkurrenca e lire. Prodhuesit jane me mijera, tregtaret dhe kasapet jane gjithashtu te shumte, duke krijuar kushtet per konkurrence optimale. Por gjate viteve te fundit, disa fabrika te nenprodukteve te mishit kane zgjeruar aktivitetin e tyre te shitja e mishit te paperpunuar, duke krijuar rrjete shitjesh dhe duke sherbyer si reference ne treg. Kjo situate duket se e ka bere me te lehte rritjen e cmimit gjate javeve te fundit, rritje qe filloi nga dyqanet qe jane pjese e rrjeteve te fabrikave dhe vijoi te kasapet e pavarur.
Prodhimi i sallameve dhe proshutave ne Shqiperi ra ne 9100 tone gjate vitit te kaluar, nga 9800 tone qe pati qene ne vitin 2006. Totali i prodhimit ka nje vlere prej 45 milione eurosh. Por duke pare sasine e mishit te importuar prej 97 milione eurosh, mish qe ka per destinacion kryesisht fabrikat, eshte e veshtire te besohet se sasia e prodhuar eshte kaq e vogel. Rritja e forte e prodhimit te mishit, solli uljen e numrit te bagetive. Lopet rane ne 396 mije krere nga 420 mije qe qene ne vitin 2006. Numri i deleve dhe dhive nuk ndryshoi shume duke u luhatur perkatesisht ne 1.3 milione dhe 876 mije krere.
Shqiptaret, keta mishngrenes
Sipas anketes se konsumit te organizuar nga Instat, shqiptaret shpenzuan gjate vitit te kaluar rreth 400 milione euro per mishin qe kane konsumuar. Cdo familje shpenzoi rreth 500 euro ne vit ose rreth 40 euro ne muaj. Mishi i lopeve apo i vicave eshte me i parapelqyeri. Ne sasi, rreth 53% e mishit te konsumuar, eshte mish gjedhi. Gjate vitit te kaluar, shqiptaret konsumuan 46 mije tone mish deleje e dhie, 16 mije tone mish derri dhe 13 mije tone mish pule apo shpendesh te tjere. Tregu i mishit perben tregun me fitimprures ne Shqiperi per te gjitha segmentet, nga fshatari te tregtari.