Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Curri: Me Hungarine, diferencen do ta beje mesfusha

Publikuar me : 08.10.2008 Ne : Sport - 314 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Mbrojtesi eshte optimist per takimin e se shtunes. Sipas tij, eshte krijuar besimi pervazhdimesi rezultatesh

Nje goditje ne kavilje gjate ndeshjes se fundit te kampionatit ukrainas, e ka lene Debatik Currin te stervitet vecmas grupit me kombetaren ne Hungari. Por sipas mbrojtesit kuqezi, nuk ka asgje per t'u shqetesuar. "Sot (dje) u stervita i diferencuar me ndihmen e fizioterapistit Stijn Vandebruke. Ne ndeshjen me Karpatin pesova nje demtim ne kavilje.

Megjithate, nuk ka ndonje problem, pasi neser (sot) do te filloj pergatitjen me grupin,"- tregon Curri ne linje telefonike nga rezidenca e kuqezinjve, hotel "Aeroport Budapest". Curri eshte kthyer ne nje nder lojtaret me te rendesishem te formacionit kuqezi, duke kaluar me sukses disa prova te veshtira qe i jane dhene, madje ka luajtur jo ne pozicionin e tij natyral.

Gjithsesi, edhe tani kur perpara eshte nje ndeshje e veshtire dhe qe do te thote shume per ecurine e Shqiperise ne grupin 1, 24-vjecari duket optimist. Ne intervisten e dhene dje, futbollisti nga Prishtina flet per Hungarine, mundesite qe ka Shqiperia, repartin mbrojtes, por jo vetem.

- Ne prag te ndeshjes se pare ne transferte me Hungarine. Dicka per njohurite tuaja lidhur me kete ekip?

- Mendoj se Hungaria eshte nje ekip qe ka ardhur ne rritje, nga ndeshja ne ndeshje. Ka disa lojtare te mire, te cilet duhen vleresuar maksimalisht nga ne. Ata do te kerkojne fitoren me Shqiperine, por ne duhet te perpiqemi te jemi ne nivelin e ndeshjeve te fundit. Nuk duhet t'i druhemi aspak kesaj Hungarie, sepse te perqendruar dhe fale lojes ne grup, besoj se do t'ia dalim, per te vijuar serine e rezultateve pozitive.

- Kush mendoni se do ta beje diferencen ne kete ndeshje?

- Besoj se mesfusha. Si ne, ashtu dhe Hungaria kemi lojtare cilesore ne kete repart. Fillimi i mire i lojes nga ana jone, besoj se do te ndikoje per rezultatin, pavaresisht se futbollit asnjehere nuk i dihet. Nese arrijme te bllokojme ata qe luajne topin te Hungaria, do te fitojme.

- Nje barazim do te ishte i kenaqshem?

- Natyrisht qe po, duke pasur parasysh qe eshte ndeshja e pare ne transferte. Nje pike ne Hungari, na con ne Portugali me nje moral te larte. Megjithate, ne duhet te kerkojme fitoren, por nga ana tjeter duhet te leme sa me pak hapesira per hungarezet dhe te shfrytezojme daljet e shpejta ne sulm.

- Cilit lojtari kundershtar duhet t'i ruhemi?

- Sic e thashe edhe me lart, Hungaria ka disa lojtare te mire, kryesisht ne mesfushe. Me aq sa kam pare, Husti eshte nje lojtar, i cili mund te te befasoje ne cdo moment.

- Mbrojtja, ku ju aktivizoheni me kombetaren, duket se do te kete me shume pune...?

- Une shpresoj mos jete keshtu, por fakti qe ne tri ndeshjet e fundit nuk kemi pesuar asnje gol eshte nje gje pozitive. Kjo te jep besim per ndeshjet e radhes. Te them te drejten kemi fituar nje fare sigurie prapa. Kur ke mbrojtjen mire, natyrisht qe ke me shume mundesi per te marre nje rezultat pozitiv. Edhe pse ne e kemi treguar veten edhe ndaj kundershtareve me te forte se Hungaria, perseri kjo mbetet per t'u pare.

- Ne fund, dicka per kryesimin e Shqiperise ne grupin 1?

- Kur je ne vend te pare edhe kundershtaret krijojne me shume respekt. Ne duhet te jemi me kembe ne toke dhe te shpresojme qe kjo enderr shpresoj te zgjase sa me shume. Rendesi ka te kalojme Hungarine.


Duro dhe Salihi mund te riaftesohen

Pergatitjet e kuqezinjve ne Budapest kane vazhduar dje me dy seanca stervitore ne stadiumin e Vecsezit. Pavaresisht se ekipit i jane bashkuar Jahmir Hyka dhe Admir Teli, perseri trajneri kuqezi nuk e ka pasur grupin e plote. Keshtu, mesohet se gjate dy seancave te djeshme, Klodian Duro, Hamdi Salihi, Debatik Curri dhe Elvin Beqiri, jane pergatitur vecmas.

Nese per mbrojtesit Curri dhe Beqiri, nuk ka ndonje shqetesim te madh, e kunderta ndodh me mesfushorin Duro dhe sulmuesin Salihi. Keta te fundit, duke pasur parasysh se vijne nga demtime jo te lehta, riaftesimi i tyre paraqet nje problem per stafin teknik. Megjithate, burime te sigurta te "Sportit shqiptar", bejne te ditur se mjeku i kombetares, Arben Celiku, si dhe fizioterapisti holandez, Stijn Vandebruke, i kane dhene garanci trajnerit Han per riaftesimin e lojtareve. "Deri te shtunen, me shume mundesi, Salihi dhe Duro pritet te jene te gatshem,"- tha shefi i ekipeve kombetare, Ermal Kuka, duke iu referuar stafit mjekesor te kuqezinjve.

Duro vuan demtimin ne gju, qe nga ndeshja me ekipin e tij Omonia, kunder Mancester Sitit, ndersa Salihi ndrydhi kaviljen gjate nje seance stervitore te Riedi. Pritet qe ne stervitjen e sotme, ne 17:00, trajneri Han te kete nje grup me te plote me rikthimin e Currit dhe Beqirit (i fundit me probleme ne pulpe), ndersa Duro dhe Salihi do te vazhdojne me intensitet fazen riaftesuese.
 

Tifoze kuqezinj, ne hotelin e kombetares

Sipas informacioneve nga Hungaria, mesohet se dje ne rezidencen e kombetares ka pasur vizitore te vecante. Behet fjale per tifozet kuqezinj, shqiptare qe banojne ne Budapest dhe ne kryeqytetin austriak, Vjene. Fotot dhe takimet me futbollistet u kane dhuruar kenaqesi atyre. Nderkohe, e vecanta eshte se edhe autobusi i vene ne sherbim te kombetares, eshte ne ngjyrat kuqezi, si dhe me logon e FSHF-se.

Vizat, FSHF-ja i kerkon ndihme edhe FIFA-s

Bllokimi i vizave nga ambasada hungareze ne Tirane per tifozet kuqezinj, ka detyruar institucionin e futbollit shqiptar qe t'i dergoje nje note proteste FIFA-s, si organizmi me i larte i futbollit. Por FSHF-ja nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi e njejta note i eshte derguar edhe Ministrise se Jashtme te Hungarise, si dhe Federates se Futbollit te kesaj te fundit. "Kerkojme nje zgjidhje te ketij problemi.

Shpresojme qe te merkuren te kemi nje sinjal pozitiv per zhbllokimin e kesaj situate,"- shkruhej ne letren e FSHF-se, drejtuar institucioneve te lartpermendura. Tashme pritet pergjigjja, e cila do t'u hapte rrugen tifozeve kuqezinj per te pare kombetaren shqiptare ne ndeshjen e 11 tetorit me Hungarine. Kujtojme qe kerkesa e Federates, per pajisjen me viza te tifozeve shqiptare, eshte bllokuar te henen nga ambasada hungareze, me arsyen se nuk ka me kapacitet.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit