Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Daniel Godeli, tri medalje ari ne Evropianin U-17 te Peshengritjes

Publikuar me : 24.07.2008 Ne : Sport - 342 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Arritje e shkelqyer e peshengritesit nga Shtermeni, qe dominon ne peshen 62 kg ne Amiens te Frances

 

 

Peshengritja vazhdon te jete sporti me cilesor ne Shqiperi. Rezultati me i fundit i jashtezakonshem ka ardhur nga Daniel Godeli, qe ne Kampionatin e 11 Evropian te Peshengritjes per U-17 ka fituar tri medalje ari. Sportisti nga Shtermeni ka dominuar totalisht garen ne peshen 62 kg ne Amiens te Frances dhe ne fund u shpall kampion kontinental. Godeli la pas 51 konkurrente te tjere, duke u ngjitur tri here ne vendin me te larte ne podium. Megjithate, gara e tij nuk ishte aspak e thjeshte. Kjo mbi te gjitha ne stilin e shkeputjes, ku triumfoi pasi ngriti 118 kg, nderkohe qe ndjekesi i tij me i afert ka ngritur vetem 1 kg me pak. E kunderta ka ndodhur ne shtytje, ku Godeli dominon, madje tenton te regjistroje edhe rekord evropian per 17-vjeçare. Ne proven e pare ai ngre me sukses 140 kg, e po kaq e suksesshme eshte edhe prova e dyte, me 145 kg. Duke qene se prova e dyte i kishte siguruar medaljen e arte ne shtytje dhe ne dygaresh, peshengritesi nga Komuna e Elbasanit provon edhe "goditjen e madhe". Ne tentativen e trete ai kerkon peshen 154 kg, duke synuar te thyente rekordin kontinental, por nuk ia ka arritur. Godeli kryesoi edhe klasifikimin ne dygaresh, me peshen e pergjithshme 263 kg. Presidenti i Federates se Peshengritjes, Esat Ademi, qe ka shoqeruar ne France ekipin e te rinjve kuqezi, u shpreh mjaft entuziast. "Ështe nje arritje e jashtezakonshme kjo e Godelit", tha ai nepermjet linjes telefonike per "Shqip". "Tri medalje te arta ne Kampionatin Evropian shenojne nje tjeter maje te peshengritjes shqiptare". Me tej Ademi shtoi: "Gara ishte relativisht e veshtire, mbi te gjitha ne stilin e shkeputjes, ku me 118 kg te ngritura Godeli fitoi arin vetem per 1 kg, pasi rivali i tij turk ngriti 117. Jemi shume te lumtur, pasi kishim shpresa te ky sportist. Per t‘u vleresuar eshte edhe puna e mire e trajnerit te Godelit, Ali Lunaxhiu. Nje tjeter peshengrites, tek i cili shpresojme shume ne kete aktivitet, eshte edhe Xhulio Prroni". Paraqitja e sportistit te talentuar eshte ndjekur nga afer edhe nga ambasadori shqiptar ne France, Ylljet Aliçka. Madje, ka qene kreu i perfaqesise diplomatike ai qe i ka varur ne qafe Godelit medaljet e fituara me merite.



Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit