Mungesa e kreut te shtetit apo e kreut te qeverise shqiptare ne darken e shtruar ne Prage nga Presidenti i SHBA-se, Barak Obama, me lideret e vendeve ish-komuniste, anetare te NATO-s, u perngjan atyre goditjeve qe fillojne e ndihen me shume te nesermen dhe te pasnesermen.
Pse nuk u ftua Shqiperia? Kjo pyetje, qe mijera e mijera qytetare shqiptare e bejne me veten e tyre, ka kumbimin e nje shqetesimi te madh e te ligjshem per marredheniet aktuale te Shqiperise me SHBA-ne dhe NATO-n.
A jane te shkelqyera keto marredhenie? Apo dicka nuk shkon, per te mos thene se dicka eshte prishur kohet e fundit ne ecurine e tyre!
Shenja te nje ftohjeje, distance apo edhe ferkimi per ceshtje te ndryshme ka pasur here pas here pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ne rastin me te mire ato jane konsideruar si shprehje e nje dialektike pozitive qe shoqeron dhe mbush me jete lidhjet mes vendeve dhe organizatave mike.
Ne rastin e kundert jane konsideruar si nje sfide e qeverise Berisha ndaj parimeve dhe detyrimeve te anetaresimit ne NAT0 dhe si luhatje nga partneriteti strategjik me SHBA. Darka e Prages me mungesen e Shqiperise ne tryezen e Obames e rikthen kete debat. Me sakte kete shqetesim.
Ekzistojne arsye per te justifikuar mungeses e nje ftese per kreret e shtetit shqiptar ne ate darke. Ambasada amerikane u shpreh permes nje zyrtari te saj se darka ishte fokusuar te vendet e Europes Qendrore dhe Lindore.
Ambasada u kujdes te nenvizonte me kete rast ndjenjat e thella te miqesise qe ushqejne SHBA per popullin shqiptar, gje qe sigurisht na mbush me gezim dhe njeheresh na kujton se keto ndjenja nuk jane vene ndonjehere ne dyshim, por tjeter eshte dashuria per popullin dhe tjeter jane marredheniet mes dy qeverive.
Ne nje forme te rrumbullakosur, Ministri i Jashtem, Ilir Meta, u kap pas kriterit gjeopolitik, duke theksuar se Shqiperia nuk ka lidhje me kontekstin e asaj qe do te realizohet atje.
Me fjale te tjera, ajo ishte nje darke e ish-vendeve te Traktatit te Varshaves, qe tani jane anetaresuar ne NAT0 dhe qe dikush i konsideron si kordoni i ri sanitar i hapesires euroatlantike me Rusine. Shqiperia e vogel nuk e gjen veten ne keto koordinata dhe prandaj nuk kishte perse thirrej.
Ky justifikim e ka nje baze, por nuk mjafton per te na mbuluar koke e kembe, sic thuhet. Ne fund te fundit, nese mungesa e fteses nuk do te kishte asnje justifikim, sot do te duhej te shenonin me deshperim pezullimin, per te mos thene perjashtimin de fakto nga klubi euromarikan i NATO-s.
Nuk jemi ne kete pike, por as per tu hequr sikur nuk ka ndodhur asgje nuk jemi. Politika komunikon shpeshhere me shume me gjeste se me fjale. Dhe darka e Prages dicka kerkon te komunikoje.
Sepse sic ekzistojne arsyet qe perligjin mungesen e fteses, ekzistojne edhe arsyet e kunderta qe nuk e perligjin mungesen e fteses. Prania e Kroacise, me te cilen kemi qene deri ne fund ne varken e perbashket te Adriatik Treshit, rrezon te ashtuquajturin kriter gjeohistorik te pjesemarrjes.
Nese do te perdoreshin si kritere strikte, historia dhe gjeografia do na ndante nga vende si Estonia apo Çekia, por jo nga Kroacia. Ne fakt vete kriter gjeohistorik duket i kerkuar, per te mos thene edhe pak komik ne organizimin e nje darke.
Sepse nuk kemi te bejme me nje mbledhje apo samit qe vendos ne qender te diskutimeve probleme me karakter te vecante rajonal ku reflektohet edhe nje histori e caktuar, sic eshte ajo luftes se ftohte mes Lindjes dhe Perendimit para renies se perdes se hekurt.
Aq me pak kemi te bejme, sic u komentua nga ndonje gazete, me nje demonstrim te Uashingtonit ndaj Moskes me ish satelitet e kesaj te fundit, qe, per me teper, nuk ishin te gjithe ish-satelite. Politika e re amerikane, ne vecanti politika e Obames, shkon drejt konvergimit per ceshtje madhore ne Rusine dhe jo e kunderta.
Vete darka e Prages u organizua ne kontekstin e nje marreveshjeje shume te rendesishme mes presidentit amerikan Obama dhe presidentit rus Medvedev per reduktimin e armeve berthamore.
Duket krejt e arsyeshme qe presidenti Obama i thirri vendet ish komuniste, qe jane bere pjese e NATO-s, pikerisht per te ndare me ta synimin dhe suksesin e nje marreveshjeje me Rusine, qe prodhon me shume paqe dhe siguri ne bote.
Obama i thirri mysafiret e tij jo ne emer te NATO-s, por si President i Shteteve te Bashkuara. Kriteri i vetem perbashkues i asaj darke ishte te qenet vend i ish-hemisferes komuniste, qe tani ben pjese ne aleancen euroatlantike te udhehequr nga SHBA. Ne kete kontekst, Shqiperia mund te thirrej pa provokuar asnje vend tjeter absent te rajonit. Por kriteri perbashkues i Prages tregoi se Shqiperia ishte i vetmi vend qe nuk u thirr.
Qeveria e Shqiperise mund te gjeje, po te doje, me shume se nje strehe per te strehuar kete mungese. Por, e gjithe kjo besoj se do te merrej ne mos si shprehje naiviteti, si nje shmangie dhe mosdashje per te kapur e hapur mesazhin.
Eshte e njohur se ne vartesi te peshes dhe momentit, diplomacia i ambalazhon mesazhet qe deshiron te percjelle. Drejtuesit politike kane per detyre ti lexojne ashtu sic jane dhe te reflektojne ne interes te vendit dhe te angazhimeve qe kane marre ne emer te popullit.
Si mesazh, mosthirrja e Shqiperise ne darken e Prages spikat ne kontekstin e ngjarjeve pararendese te njohura dhe te panjohura, qe kane leshuar xixa ne komunikimin dhe marredheniet e koheve te fundit te Shqiperise me SHBA dhe NAT0-n.
Nuk mund te harrohet qendrimi i rrepte kritik i perfaqesuesit te NATO-s ne prononcimin e pare te nesermen e zgjedhjeve te 28 qershorit! NAT0 i eshte afruar Shqiperise ne radhe te pare si aleance vlerash dhe jo si nje flamur elektoral i qeverise. Ky lloj shperdorimi konsiderohet nje fyerje provinciale, qe nuk do te tolerohet gjate nga Aleanca.
SHBA kane mbeshtetur nevojen e hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe e kane konsideruar te padobishem komisionin e njeanshem te shumices qeverisese.
Nderkaq projektligji per ndryshimin e ligjit per Sherbimin Informativ Shteteror ka ngerthyer nje spekter te gjere papajtueshmerish per ceshtje te sigurise globale midis qeverise shqiptare ne nje ane dhe SHBA-se e NATO-s ne anen tjeter.
Pas vizites se Metes ne SHBA, ky projektligj eshte dorezuar ne NAT0 apo eshte ngrire, por problematika qe ka motivuar ndryshimin e ligjit nuk eshte tejkaluar.
Nga ana tjeter nje varg ceshtjes qe kane te bejne me tregtine e armeve dhe municioneve nga Ministria e Mbrojtjes perpara anetaresimit ne NAT0, ku spikat tragjedia e Gerdecit, por edhe afera e raketave, jane e do te mbeten pengu i marredhenieve tona me Aleancen dhe SHBA-ne deri ne momentin kur te zbardhen plotesisht ne rruge institucionale.
Anetaresia ne NATO ka privilegje dhe detyrime. Kush ka llogaritur vetem privilegjet nuk ka kuptuar asgje.
Nuk mund te jesh ne NAT0 dhe te sillet sikur nuk je ne NAT0. Kjo do te kishte kuptimin tia punosh NATO-s. Sjellja e dyfishte nuk pranohet. Mungesa e Shqiperise ne darken e Prages duhet te sherbeje si nje ftese per reflektim nga ana e autoriteteve te Tiranes.
Ajo qe ndodhi, mendoj se duhet lexuar si gjesti i mbajtjes jashte me dashje, si nje qendrim, madje edhe si nje paralajmerim amerikan. Historia ne kete pike kthehet si perseritje per kryeministrin Berisha.
Por, ai e ka ende ne dore qe historia te mos perseritet deri ne fund, duke qartesuar e zhbllokuar me nijetin me te mire te mundshem gjithcka qe nuk shkon ne marredheniet me partneret tane strategjike.
Miqesia me SHBA-ne dhe anetaresia ne NAT0 jane dy nga pasurite me te medha te popullit dhe kombit shqiptar. Askush, asnje autoritet, nuk ka te drejte ti demtoje keto pasuri.