Promovohet i pari udherrefyes qe prezanton Shqiperine ne Spanje. Vijojne pershkrimet e Shqiperise me bunkere, ku tri fete jetojne ne harmoni dhe njerezit jane bujare dhe mikprites
Ishte nje kohe kur Shqiperia ishte vendi i ndaluar per te gjithe spanjollet ne pasaportat e te cileve shenohej Pasaporte e vlefshme per gjithe boten, pervec Shqiperise, Korese se Veriut dhe Mongolise se Jashtme.
Me keto tri fjali hapet udherrefyesi i pare (LAERTES, 240 faqe) ne Spanje per Shqiperine, e pergatitur nga profesoret e historise, gjeografise dhe sociologjise, Eladi Romero dhe Salvador Martínez.
Prologun e guides, profesoret ia besuan ambasadorit te Spanjes ne Shqiperi, Manuel Montobbio dhe njohjes te tij mbi Shqiperine dhe shqiptaret. Montobbio, i ftuar ne prezantimin e djeshem ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, tregoi se cmendonte dikur dhe tani per kete udherrefyes te cilin e quajti nje te shtyre qe hap dy dyer. Nje per ata qe flasin, mendojne, ndiejne, dashurojne dhe enderrojne ne spanjisht dhe tjera eshte dera e nje bote te mbyllur.
Nje bote ne te cilen pertej dhe permbi miliona bunkereve dhe gjurmeve te tjera te se kaluares staliniste, del ne pah dhe rrjedh me shume force nje shoqeri teresisht mesdhetare, vitale, mikpritese. Jeton jeten ne rruge, shijon nje kuzhine shume te mire, shfrytezon dhe gezon jeten, dhe kerkon ta ndaje ate me te huajin, me mikun, u shpreh Montobbio.
Sic kuptohet, edhe nga ky raport emocional i ambasadorit, vepra sac e fton vizitorin hispanik drejt nje vendi te magjishem, aq e formulon kete ftese me disa elemente kyc te steriotipeve per Shqiperine, ne vazhden e jo pak reportazheve, portreteve te te huajve per kete vend ku vene ne dukje Shqiperine dikur te izoluar, bunkeret e saj (qe tani qenkeshin bere miliona), ku njerezit e tri feve jetojne ne harmoni me njeri-tjetrin, jane bujare, mikprites dhe ku i huaji shpejt behet nje mik i mire.
Edhe pse numri i bunkereve nuk e arrin milionin, te huajve u pelqen te luajne me shifrat, e shpesh ti zmadhojne ato. Ndoshta eshte me terheqese per vizitorin natyra ekzotike perrallore nga njera ane dhe erresira e gjate dhe gjurmet ende te dukshme te regjimit komunist.
Informacioni i nevojshem per klimen, floren, faunen, demografine, ekonomine, etnine, simbolet kombetare, vijon me te dhenat historike, ngjarjet me rendesi neper te cilat ka kaluar ky vend, njerezit qe kane bere histori po edhe te huaj, Lordi Bajron dhe Edit Durham qe kane shkruar per gjithe keto atehere kur Shqiperia nuk njihej si shtet me vete.
Letersia dhe artet vijne ne fund.
Pas ketij prezantimi tangent, vijon nje tjeter me i detajuar, sipas nje rendi alfabetik qe pershkruan te gjitha qytetet e Shqiperise me historine dhe heronjte e tyre, zakonet dhe vecantite.
Nuk mungojne te dhenat me rendesi per nje turist, vendet ku mund te rehatohet dhe gjelleberja qe i sherbehet.
Ne kapitullin Gastronomia, shihet fotoja e nje dyqani tipik shqiptar me emrin Hallall, ku blihet gjithcka, mishi, buka, birra, frutat, kartat telefonike dhe kinkalerite.
Vijon fotografimi i paradokseve kioska qe sherben si rrojtore, bicikleta e parkuar mes rruges, apo fytyra e trishtuar e nje ndertimi parafabrikat i viteve te komunizmit ne kryeqytet.
Ne nje ambient si ai i djeshmi, ku u prezantua guida, per keto gjera heshtet. Duket sikur te huajit i duhen vetem malet e thepisura te Thethit dhe uji i kulluar i Jonit.
Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj permendi dje mediat e huaja si Corriere Della Sera, The Guardian, Usa Today, National Geographic qe kane shkruar artikujt per Shqiperine turistike, dhe nuk beri ndonje koment mbi prezantimet e tyre apo pershtypjet e te huajve mbi Shqiperine, se cfare ka ndryshuar ne menyren si prezantohet ky imazh.
Ministri theksoi se ne gjashtemujorin e pare te ketij viti, Shqiperine e kane vizituar 1 milion turiste dhe qe deri ne fund te vitit, numri i turisteve do ti kaloje te 3.5 milionet.
Turizmi sot eshte pjese e rendesishme e axhendes dhe investimit te kryeministrit te vendit, zoti Berisha, i cili ka pare tek turizmi potenciale te shumta per zhvillimin ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare, u shpreh ministri.
Ministri lajmeroi edhe perfundimin e draft-strategjise se marketimit te kultures e cila synon te promovoje dhe te prezantoje kulturen shqiptare me instrumentet bashkekohore te marketingut kulturor. Nuk u tha asgje me shume se ku fokusohet kjo strategji dhe cfare mjetesh jane menduar kesaj here per ta bere Shqiperine te bukur per syrin e turisteve.