Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Daul U refuzua dokumenti qe hartoi PE

Publikuar me : 25.06.2010 Ne : Politike - 211 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kreu i Partive Popullore Europiane tregon per dokumentin e hartuar nga PE dhe refuzimin e tij nga politika shqiptare

Kreu i Partive Popullore Europiane ishte dje ne Tirane per nje takim me kryeministrin Berisha dhe ne konferencen per shtyp pranoi ekzistencen e nje zgjidhjeje te krizes ofruar nga nderkombetaret, por te refuzuar nga politika shqiptare. Ai preferoi qe te mos e quaje nje draft, por nje dokument te hartuar nga ai vete dhe Martin Shultz i Partive Socialiste.


Madje, mbi kete dokument kane diskutuar sekretaret e pergjithshem dhe teknicienet e BE, por me pas ceshtja ka ngecur. Kryesocialisti Rama eshte shprehur pak kohe me pare se e ka pranuar kete dokument te nderkombetareve dhe eshte gati qe ta firmose, ndersa kryeministri Berisha e ka refuzuar kategorikisht.


Zoti Daul, ju thate pak me pare se jeni nga ata njerez qe doni ta vleresoni situaten vete ne terren. A keni parashikuar takime me zyrtare te larte te opozites?


Kam parashikuar nje takim, te cilin ia kam kerkuar Kryetares se Kuvendit dhe gjithashtu Kryeministrit per te mundesuar nje takim ne Parlament. Ky eshte funksionimi normal i demokracise. Kur une shkoj ne nje vend, keshtu bej.


Ne nje interviste per BBC keni deklaruar se edhe moszgjidhja e ngercit politik ne fund te fundit eshte nje zgjedhje demokratike


Besoj qe ju keni nje demokraci te vendosur e qe funksionon. Eshte e vertete qe ne radhe te pare pas greves se opozites, e cila nuk terhiqej, ne kemi kerkuar nepermjet zotit Martin Shultz funksionimin normal te opozites, pasi kjo nenkupton funksionimin normal te demokracise.


Ajo cfare ne kemi kembengulur eshte qe opozita te kthehet ne debatin parlamentar dhe une besoj se opozita, ashtu sic eshte parashikuar dhe shpjeguar, per projektligje shume te rendesishme nevojitet shumica e cilesuar ne parlament per te ndryshuar gjerat, keshtu funksionon Parlamenti Europian.


Kemi dy lexime ne Parlamentin Europian, ne leximin e pare cdo grup ka kontestimet per shpjegime ne rruge ligjore dhe ne leximin e dyte jemi te detyruar te gjejme nje kompromis per avancimin perpara te demokracise.


Ne rezoluten e djeshme te miratuar nga Parlamenti Europian ne fund ishte nje sugjerim qe politika shqiptare duhet ta zgjidhe krizen, duke respektuar kushtetuten dhe transparencen. Nje qendrim konstant. A do te vazhdoje Parlamenti Europian te luaje nje rol qe kriza te zgjidhet apo do te mjaftoje qe edhe mos zgjidhja e saj eshte shprehje e demokracise.


Jam ketu ne radhe te pare qe demokracia te vendoset dhe te funksionoje. Jam nje sindikalist i vjeter. Per sindikalistet, manifestimet dhe bojkotet jane pjese e aktiviteteve sindikale.


Une kam organizuar aktivitete te tilla, e kam bere kete ne periudhen e lopes se cmendur, por gjithmone duke respektuar, sepse ju duhet ta dini se eshte e veshtire me bujqit franceze dhe greva nuk eshte e lehte per tu kontrolluar.


Por, tashme une jam deputet, kryetar i nje grupi politik, nuk flas me kurre per bojkot. Kjo eshte demokracia. Ky eshte kompromisi. Kjo eshte jeta politike!


Pse deshtuat ne bisedimet tuaja me zotin Berisha dhe zotin Rama?


Pergjigja e pare per mua qendron gjithmone e njejta, ne kemi arritur bashke me zotin Martin Shultz qe demokracia te vihet ne veprim dhe qe parlamenti te funksionoje. Dhe ju e dini me mire se une se ne ate kohe ne Tirane ka pasur dy mundesi per kete Ose ti shkohej deri ne fund asaj greve urie, ose te fillonin negociatat.


Une jam nje mbrojtes i madh i te drejtave te njeriut, pra nuk mund te shkohet deri ne nje mase te tille. Dhe per kete ne vendosem me z. Martin Shultz, i telefonova mikut tim Berisha, i cili menjehere u nis per rruge dhe per kete i jam shume mirenjohes, gjithashtu edhe zotit Rama.


Ne kemi bere nje takim, ku secili u shpreh dhe ne vendosem se bashku per ceshtjet qe jane te rendesishme per demokracine njohjen e qeverise, njohjen dhe respektimin e Kushtetutes, si dhe qe opozita te punoje ne gjirin e parlamentit. Kjo eshte respektuar. Nuk donim te shkonim me larg dhe te fillonim Hapni kutite, mbyllni kutite.


Ne nuk mund te arrinim ketu, pasi ka nje Kushtetute, ka organizma nderkombetare qe jane njohese shume te mira ne fushen e te drejtave. Une nuk kam studiuar drejtesi dhe kam arritur te zgjidh shume situata te tilla permes negociatave.


Une mendoj se Kryeministri i dha mundesi funksionimit te Shtetit te se Drejtes dhe ai funksionon ne nivelin e opozites. Nuk dua te kritikoj zotin Rama, por i thashe se ne nje demokraci jemi ne opozite deri ne zgjedhjet e ardhshme, ne nje demokraci dhe rregullat demokratike duhet te funksionojne ne nje menyre te tille qe ne zgjedhjet e ardhshme te mund te jene ne shumice.


Pas takimit te Strasburgut ka pasur takime mes eksperteve te dy partive. Nga zyrtare te PE dhe opozites ne Shqiperi kane folur per ekzistencen e nje drafti. A e konfirmoni ju ekzistencen e ketij drafti, pasi opozita ka deklaruar se ai e ka pranuar kete draft ndersa mazhoranca jo.
Degjoni, shume sinqerisht, nuk e di se per cfare drafti flisni.


Ka pasur diskutime, por mund te avancojme akoma me shume ne funksionimin e demokracise ne Shqiperi, nese do te duhet do te kete takime te tjera te nivelit te larte, pra zoti Rama, zoti Kryeminister, Une dhe zoti Martin Shultz per te diskutuar mbi permbajtjen e nje dokumenti qe eshte diskutuar nga teknicienet tane, nga sekretaret tane te pergjithshem, deri tani me kane thene se nuk ka pasur propozime per te avancuar ne lidhje me kete dokument.


Pra, diskutimi mund te vazhdoje, ose te nderpritet. Parlamenti Europian nuk eshte bere per tu diktuar ligjin shqiptareve.


Thjesht nese ne mund te ndihmojme qe demokracia te funksionoje normalisht do te ishim shume te kenaqur dhe mbi te gjitha ne nuk do te perzihemi me ate cfare ndodh ne fushatat elektorale, ne gjirin e partive politike.


Secili ka vendin e vet, secili ka te drejtat e tij, secili ka detyrat e veta. Kjo eshte ajo cfare mbrojme ne ne nivelin e Parlamentit Europian dhe nuk do te vijme ketu per te bere fushate elektorale, ose me shume.


Jo! I thashe sot paradite, Ministrit te Puneve te Jashtme, po ashtu Kryeministrit dhe do te diskutojme serish sonte, ne do te prekim nga afer luften kunder korrupsionit, pastrimit te parave, reformen gjyqesore, ligjin per Gjykaten Administrative, vendosjen e nje mediatori, reformen zgjedhore.


Te gjitha keto ligje, per te cilat ekziston mundesia per nje pjese e te cilave ekziston mundesia e votimit me shumice, sic ndodh edhe ne Parlamentin Europian dhe nje pjese tjeter e ligjeve qe kerkon shumicen e cilesuar. Kjo eshte demokracia.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit