Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Debate ne kuvend per pagesat e kompanive

Publikuar me : 21.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 200 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Mbledhja e djeshme e Komisionit te Ekonomise nuk i ka shpetuar debatit te ashper midis deputeteve te maxhorances dhe opozites, i cili vijon prej me shume se dy javesh kur qeveria publikoi ndryshimet ne buxhet.


Dje filloi shqyrtimi nen per nen i ndryshimeve ne buxhet, nderkohe qe te majtet u perqendruan tek shkurtimi i shpenzimeve dhe mungesa e fondeve sipas tyre per te paguar kompanite qe kane realizuar investimet e qeverise.


Duke dhene disa shembuj nga investimet qe jane realizuar ndersa kompanite ende nuk paguhen, deputetet Erjon Brace dhe Arben Ahmetaj theksuan se ka mjaft kompani te cilat kane marre dhe jane duke marre hua per te shlyer huate e meparshme nderkohe qe ende nuk jane paguar per punen e bere.


Si shembull Brace mori disa shkolla te ndertuara ne Berat dhe segmentin e rruges Plepa-Rrogozhine, te cilat sipas tij ende nuk jane paguar nga qeveria. Ky segment paraqiti mjaft probleme me qarkullimin gjate veres se shkuar ku tejzgjatja e punimeve jashte afateve te percaktuara per muaj te tere u be shkak per rendimin e trafikut ne kete aks.


E pranishme ne mbledhje ishte edhe Drejtoresha e buxhetit prane Ministrise se Financave, Mimoza Dhembi, e cila mohoi te kishte dijeni per mospagesa te kompanive te ndertimit. Ne thesar nuk ka pasur kerkesa nga kompania per tu paguar te cilat te jene kthyer mbrapsht, - tha ajo.


Akuzave te opozites dhe kompanive per mos shlyerje te detyrimeve zyrtare te ndryshem por edhe deputetet i jane pergjigjur me faktin se firmat kane avancuar dhe mund te kene bere punime ne vlere me te madhe nga sa eshte parashikuar ne buxhet. Kjo ben qe ato te paguhen ne masen qe eshte percaktuar, dhe jo me shume.


Thuajse nje vit me pare, qeveria miratoi nje vendim, sipas te cilit asnje kompani apo nenkontraktor nuk mund merrte pjese ne tender publik nese nuk kishte perfunduar te pakten 70 per qind te punimeve te tenderit paraardhes.


Sipas te majteve, ky kushtezim ka bere qe nje pjese e kompanive te marrin para borxh per te perfunduar punimet ne kete mase ne menyre qe te kishin mundesi te merrnin pjese ne prokurimet e tjera publike te qeverise.


Ne lidhje me kete, Ahmetaj permendi rastin e nje kompanie ndertimi, e cila sipas tij kishte marre rreth 12 milione euro kredi per te perfunduar punimet nderkohe qe ende nuk ishte paguar per punen e realizuar. Me pas, mbledhja u shoqerua me debate midis kreut te Komisionit Edmond Spaho dhe deputetit Brace.


Spaho kerkoi publikimin e nje subjekti qe ka kryer punime dhe nuk eshte paguar ndersa Brace tha se, kete do ta bente ne momentin qe perballe do te kishte Drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve. Pas debatit, Brace u largua nga salla.


Pjese nga debati ne Kuvend

Mimoza Dhembi Une personalisht nuk di qe te kete situacione te derguara ne thesar dhe kompania te mos jete paguar.


Brace Atehere qenka ministria tjeter (Ministria e Puneve Publike dhe Transportit) qe bllokoka pagesat e kompanive duke mos u miratuar situacionet.


Spaho Nese ke raste te tilla konkrete me thuaj, emrin e kompanise dhe investimin qe eshte realizuar dhe ta verifikojme

Brace Po sigurisht te them une jo nje por shume me shume, por kete do ta bej kur ti te me sjellesh ketu Drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve, te cilin ne e kemi kerkuar dhe nuk ka ardhur.


Spaho Sapo kishim zevendes drejtorin, une po te kerkoj te me thuash cilat kompani jane te papaguara?


Brace Ore me sill drejtorin e rrugeve. (Ngrihet per te ikur, i drejtohet Spahos) -Po kur te ti publikoj une cfare do thuash ti pastaj? E gjithe rruga Plepa-Rrogozhine eshte e papaguar, jane gjashte shkolla ne Berat, te cilat kane mbaruar dhe pritet qe ai burri (Kryeministri Berisha) te vije ti miratoje ndersa kompanite nuk jane paguar ende, etj., etj.

Ahmetaj Une njoh nje kompani qe kane marre hua deri ne 12 milione euro per te mbyllur punimet dhe u duhet te paguajne cdo muaj nga 200 mije euro keste


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit