Ruci Ikim per te mos qene jo vetem bashkefajtore dhe bashkepergjegjes, por as edhe deshmitare i ketij akti te turpshem
TIRANE - Vendosmeria e mazhoranes per te miratuar ndryshimet e Rregullores se Kuvendit, detyroi grupin socialist te braktise seancen parlamentare. Deputetet e majte qendruan ne salle vetem per diskutimet mbi draftin per ndryshimin e ligjit, si dhe ne miratimin e projektligjeve te tjera ne rendin e dites se seances parlamentare.
Gjate fjales se tij, kryetari i grupit te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, u shpreh se amendimet qe mazhoranca kerkon ti beje rregullores cenojne rende parlamentarizmin. Sipas Rucit, nepermjet ketij amendamenti vihen nen kontroll institucionet e pavarura dhe i jep fund frymes se kompromisit.
Kjo ishte edhe arsyeja qe kreu i grupit te Partise Socialiste, ne emer te deputeteve te tjere, njoftoi edhe largimin e opozites nga salla e kuvendit.
Amendamenti qe kerkoni te votoni sot i jep nje goditje te rende frymes se mirebesimit reciprok, kompromisit dhe konsensusit, aq shume te deshiruar. Ne kushtet e nje krize te zgjatur 10-mujore, qe e demton jo pak mjedisin politik, gje e cila ne qofte se do te vazhdoni keshtu, e con perfundimisht situaten politike ne Shqiperi ne piken e nisjes.
Prandaj, ne keto kushte Grupi Parlamentar i Partise Socialiste, per te mos qene jo vetem bashkefajtor dhe bashkepergjegjes, por as edhe deshmitar i ketij akti te turpshem, i ketij votimi qe eshte ogurzi per parlamentarizmin, dhe per te gjitha argumentet qe parashtrova me larte, ne si grup parlamentar largohemi nga salla, - perfundoi fjalen e tij kreu i grupit parlamentar socialist. Menjehere pas perfundimit te fjales se kreut te grupit, deputetet e Partise Socialiste dolen nga salla e kuvendit.
Seanca parlamentare ka vijuar me tej me fjalen e kryetarit te grupit te Partise Demokratike, Astrit Patozi. Duke marre shkas nga largimi i opozites nga salla e kuvendit, kreu i Grupit te PD, Patozi, tha se eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po jep kontributin e saj.
Kjo nisme qe do miratohet sot nuk ka parasysh as nje, e as dy gjyqtare por krijimin e nje politike transparente. Kjo do te krijoje nje standard te ri sa here qe politika do te marre vendime per pushtin gjyqesor. Do ishte ne interesin e opozites qe te behej pjese kontribuuese.
Si gjithmone opozita e humbi kete shans, u shpreh kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi. Nderkohe, nuk perjashtohet mundesia qe grupi i Partise Socialiste te mblidhet per te diskutuar per mundesine e rifillimit te bojkotit te jetes parlamentare.
DEBATET
PS - PD, pro dhe kundra amendimeve
Seanca parlamentare e dites se enjte eshte shoqeruar me debate mes deputeteve te te dyja forca politike si per ndryshimin e rregullores, ashtu edhe per rezoluten e Parlamentit Europian. Te dy palet kane mbrojtur pozicionet e tyre. Deputetet e majte e kane deklaruar se ndryshimi i rregullores cenon rende jeten parlamentare.
Sipas tyre, mazhoranca ka frike nga rrjedhja e votave. Ndersa deputetet e djathte deklaruan se ndryshimi i menyres se votimit, nga votim i mbyllur ne votim te hapur i sherben transparences se zgjedhjeve.
I pari qe mori fjalen ne Kuvend ishte deputeti demokrat Viktor Gumi. Sipas tij, ndryshimet ne rregullore sjellin nje permiresim te dukshem ne procedurat parlamentare, rrisin transparencen e vendimmarrjes se parlamentit dhe llogaridhenien.
Nisma per votimin e hapur kerkon te thyeje nje mentalitet, ndaj duhet te shprehim besim ne perzgjedhjen qe bejme permes votimit te hapur dhe nominal per dekretet e Presidentit, tha Gumi.
Deputeti i grupit parlamentar te PD tha se votimi i hapur i dekreteve presidenciale eshte nje procedure qe i pergjigjet zhvillimeve te parlamentit shqiptar dhe amendamentet e paraqitura nuk kane permbajtje antikushtetuese dhe as jane ne shkelje te ligjit. Ndersa deputeti i Partise Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se amendimi i rregullores synon tiu heqe deputeteve dhe keshtjellen e fundit te pavaresise, qe eshte vota.
Dokle Reforme zgjedhore pa transparence nuk ka. Ju bejme thirrje hapni kutite, zgjidhni krizen, shpetoni ekonomine. Ne kemi shprehur vullnetin e plote per arritjen e zgjidhjes se krizes
Topalli Eshte e vertete qe pardje jane bere te gjitha perpjekjet per te shtyre procesin e votimit ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave, deklaroi Topalli, ndersa theksoi se z. Rama ka deshtuar ne perpjekjet e tij per te shtyre votimin, tha ajo para deputeteve ne Parlament.
Paloka Me vjen keq qe prisnin qe opozita pergezon kete rezolute. Me vjen keq qe paskan arritur vuvuzelat deri ne Shqiperi. Se seriozisht jo se iu pelqente, por te pakten sic bete me vendimin e Komisionit Europian kur kryetari juaj coi leter Barrosos, dikur perdorej shprehja si kofini pas te vjeles, por keto kohet moderne ka dale shprehje e re. Pasi Rama pershendeti vendimin e KE-se, shqiptaret thane se eshte si vendosja e prezervativit pas te berit seks.
Dokle Ne baze te asaj shprehje qe thate, une mund te them vetem nje gje zoti Paloka ju u bete kondom per kryeministrin. Shurdheria dhe kokefortesia e qeverise nuk mund ti imponohet nje popullit te lire dhe te gatshem te sakrifikoje per lirine.
Te ulemi bashkerisht, therret kryeministri, nderkohe qe perpiqet me cdo mjet, me gjithe klanin e tij, ti imponoje zevendesimin e transparences me mashtrimin, te dialogut me diktatin, te shtetit te se drejtes me pushtetin e korrupsionit, duke veshtiresuar integrimin dhe duke i shtyre vizat, sa nga vjeshta ne pranvere dhe serish nga pranvera ne vjeshte, duke e detyruar edhe njehere Parlamentin Europian te beje thirrje per pergjegjesi dhe pergjegjshmeri, per zgjidhjen e kizes mbi bazen e parimit kushtetues te transparences, per plotesimin e kritereve ende te paplotesuara.
Bregu Ne momentin kur Shqiperia behej gati per te nenshkruar procesin e stabilizim asociimit dhe marreveshjen kryesore te saj me BE-ne, Edi Rama e fishkelleu gjate kete proces. Ai nuk ka lene lobing pa bere per keq, per te lobuar kunder procesit te integrimit te Shqiperise apo per te percjelle kauzen pa kauze te tij te humbur, edhe tek miqte apo partneret tane perendimore, tha ministrja Bregu.
Gumi Nisma per votimin e hapur kerkon te thyeje nje mentalitet, ndaj duhet te shprehim besim ne perzgjedhjen qe bejme permes votimit te hapur dhe nominal per dekretet e Presidentit, tha Gumi. Votimi i hapur i dekreteve presidenciale eshte nje procedure qe i pergjigjet zhvillimeve te parlamentit shqiptar dhe amendamentet e paraqitura nuk kane permbajtje antikushtetuese dhe as jane ne shkelje te ligjit.
Damian Gjiknuri Ndryshimi i rregullores eshte nje prove per parlamentarizmin. Ndryshimi i rregullores synon tiu heqe deputeteve dhe keshtjellen e fundit te pavaresise, qe eshte vota.
Me kete akt, kryeministri Berisha kerkon te heqe vullnetin e deputetit qe shprehet me voten e fshehte, duke tentuar te ushtroje kontroll mbi voten e tij. Ky eshte nje rrezik qe kercenon parlamentarizmin. Kjo eshte ceshtje votash dhe ju keni frike nga rrjedhja e votave te mazhorances
Shalsi Nepermjet procesit te votimit te hapur ju nuk synoni transparencen dhe nuk jeni te sinqerte ne qellimin qe deklaroni. Ju kerkoni te impononi kriterin politik ne emerimin e gjyqtareve per te krijuar tek ta detyrime te paqena.
Ju kerkoni qe cdo i emeruar te ndjehet borxhli perpara forces suaj politike dhe ndaj do ta perdorni kete qe nje dite ata tju shlyejne nderin sa here qe do te doni te nderhyni ne vendimet e gjyqesorit, duke e vene gjyqesorin nen nje presion dhe varesi direkte apo indirekte.
Ruci Nga debatet qe degjova eshte qe kreu i PS ka dhene para kesh ndaj nderkombetareve, dhe jo ndaj kujtdo, por ndaj ministrave te Jashtem te BE-se. Nje tjeter pike, sipas jush, eshte votimi i fshehte sipas deklaratave tuaja eshte i vjeter, standard klientelist, korruptiv. E kuptoni se per ke bien keto daulle te nderuar deputete te mazhorances.
Bien per ju. Jeni deputete te korruptuar. Jua tha partia juaj. Ky eshte mesazhi qe percjell ky amendament. Sa mire e kapni per argument Ameriken, por urdheroni te vendosim standardet amerikane duke filluar nga transparenca e zgjedhjeve.
Patozi Ne kemi futur rend dite qe te pershendetej rezoluta e BE-se si nje hap tejet i rendesishem. Priten kreun tuaj qe ta bente. Priten qe te kalonte radha e deputeteve dhe e kreut te grupit per te pershendetur.
Dua te shpreh keqardhjen per keto qendrime aspak dinjitoze te opozites dhe per keta individe qe jane organizuar per ne anen e kundert te procesit. Kjo eshte nje ceshtje qe ne kushtet normale do te mjaftonin vetem dy minuta negocimi mes krereve te grupeve. Sindromi i kutise ka erresuar logjiken e opozites.
Per arsye te mosbesimit, e ka bere bashkepunimin te pamundur. Ju jeni ne te drejten tuaj, por nuk keni asnje argument. Argumenti i vetem eshte se vijne nga opozita. Kjo nisme eshte teresisht korrekte, sepse nuk cenon asnje pike te kushtetutes.
********************************
Kuvendi miraton vetem me votat e PD-se ndryshimet ne rregullore
PD ndryshon me force rregulloren e Kuvendit
TIRANE - Mazhoranca ka miratuar pasditen e djeshme ne menyre te njeanshme ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit, ne nje seance ku opozita u detyrua qe te largohet. Ndryshimi i menyres se votimit per dekretet e presidentit Topi u miratuan me 73 vota pro dhe asnje kunder.
Me amendimet qe iu bene rregullores, deputetet do te votojne ne menyre te hapur per dekretet e presidentit, nje ndryshim ky qe e kthen Kuvendin shume vite pas. Ndryshimi i rregullores se Kuvendit u ndermor me propozimin e nje grupi deputetesh te djathte, te cilet e bazuan kerkesen e tyre ne nenin 117 te rregullores.
Sipas ketij neni, cdo deputet ka te drejte te paraqese propozime per ndryshime ne Rregulloren e Kuvendit. Per shqyrtimin e ketyre propozimeve ndiqet procedura e parashikuar ne kete Rregullore per paraqitjen dhe shqyrtimin e projektligjeve.
Ndryshimet e rregullores jane shtyre disa here ne kuvend, pasi mazhoranca nuk ka pasur konsensusin e opozites. Edhe ne seancen e djeshme, te pranishem gjate votimit te amendimeve ishin vetem deputetet e djathte.
Nje arsye, sipas te majteve, qe mazhoranca kerkon ndryshimin e rregullores nga votim i fshehte ne votim te hapur eshte edhe frika nga rrjedhja e votave. Socialistet jane shprehur se per shkak te numrave te kufizuar qe ka mazhoranca, rrjedhja e nje ose dy votave ben qe Berisha te mos zgjedhe emrat qe preferon ai.
Miratimi i Rregullores i hap rruge edhe seancave degjimore ne Komisionin e Ligjeve te tri kandidaturave per anetare te Gjykates se Larte dhe me konkretisht per Medi Bicin, Sokol Çomon dhe Vehxhi Mucmaten.
Shqyrtimi i tre dekreteve te Topit per Gjykaten e Larte do behet jashte afateve qe percakton rregullorja. Burime nga Kuvendi bejne te ditur se seancat degjimore te tri kandidaturave te presidentit do te nisin duke filluar nga dita e marte.