Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Debati per buxhetin, Malaj Nuk eshte realist

Publikuar me : 13.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ish-ministri i Financave ka replikuar me kreun aktual te Financave, Ridvan Bode, per treguesit e buxhetit 2010


TIRANE- Propozimet e qeverise per te ulur me rreth 39 miliarde leke investimet per gjashtemujorin e mbetur te ketij viti konsiderohen te pamjaftueshme nga anetaret Socialiste te Komisionit te Ekonomise per te dale nga veshtiresite me te cilat jane duke u perballur financat e vendit.


Gjate mbledhjes se djeshme, ku i pranishem ishte edhe Ministri Bode, socialistet kerkuan perseri nga qeveria hartimin e nje buxheti realist duke u mbeshtetur ne te dhena konkrete dhe jo parashikime optimiste.


Argumenti qe perdori deputeti Malaj ne lidhje me kete kerkese kane qene deklaratat e fundit te vitit te shkuar te Kryeministrit dhe Ministrit te Financave qe buxheti qe po hartohej ishte mese i realizueshem nderkohe qe tani paraqitet para Kuvendit per ta ndryshuar ate.


Kur ne ju kritikuam qe buxheti nuk ishte realist perdoret te njejten terminologji dhe te njejtin optimizem te tepruar dhe sigurisht nese nuk do ishit ju ministri i Financave ne janar te vitit 2010 do kishte kuptim qe te vazhdonit me te njejten menyre sjelljeje me opoziten e vendit tuaj kur ne debatuam ne dhjetor 2009 dhe kerkuam qe te jeni sa me realiste.


Nuk eshte se nuk e kuptojme se cfare po ndodh ne ekonomine e vendit tone, eshte pjese e krizes globale por brenda ketij deshtimi eshte edhe keqeverisja e vendit tone, - tha Malaj.


Malajt i u pergjigj Bode, i cili hodhi poshte pretendimin se buxheti eshte duke u perballur me ngadalesim te ritmit te rritjes se te ardhurave duke shpjeguar edhe menyren se si do te behen rreth 20 miliarde leke shkurtime te shpenzimeve per investime.


Nuk eshte e vertete qe kemi nje ngadalesim te ritmeve te rritjes se te ardhurave ne buxhet. Ju bej me dije se investimet qe jane ne realizime nuk do te nderpriten, shkurtimet do te behen tek ato investime qe nuk kane filluar ende. Une ju siguroj qe rritja e te ardhurave do te jete ne masen 11 per qind, - tha Bode.


Me ndryshimet e propozuara ne buxhet, qeveria synon te shkurtoje me rreth 39 miliarde leke shpenzimet e buxhetit si rruga me e mire per te ulur deficitin buxhetor deri ne 3.1 per qind duke marre parasysh edhe sugjerimet e FMN-se disa dite me pare.


Pjese e sugjerimeve te FMN-se ishin edhe ulja e borxhit publik deri ne nivelin e 50 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Ne ndryshimet ne fjale, qeveria parashikon uljen e tij deri ne 54 per qind te PPB-se.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit