Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Debitoret, pronat u merren brenda 10 diteve

Publikuar me : 28.10.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 409 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nese nje debitor sshlyen borxhin e marre ne banke, atij i merret prona e lene peng, tri dite pas vendimit te gjykates

TIRANE – Kriza boterore e bankave ka detyruar qeverine shqiptare qe te ndermarre masa parandaluese per perhapjen e saj edhe ne Shqiperi. Me sugjerimin e Fondit Monetar Nderkombetar, qeveria ka derguar ne Kuvend projektligjin *Per disa shtesa ne Kodin e Procedures Civile*, me ane te te cilit synohet te zgjidhen problemet qe hasin aktualisht bankat private per te sekuestruar dhe shitur pronat e vena peng si garanci, ne rastet kur nuk u shlyhet kredia.

Drafti, i hartuar nga Ministria e Drejtesise dhe qe ka nisur dje te diskutohet ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, parashikon se, nese nje debitor nuk e shlyen borxhin e marre ne banke, apo kudo tjeter sipas kontrates, atehere atij i merret prona e lene peng, tre dite pas vendimit te gjykates.

Nderkohe qe, nga ana tjeter, ndryshimet e bera, synojne ti japin fund zgjatjes pa mase te proceseve gjyqesore dhe te pershpejtojne proceduren e dhenies se vendimit te sekuestros dhe nxjerrjes ne ankand te nje prone qe eshte vene si garanci nga debitori per kredine e marre.

Keshtu, vete procesi gjyqesor, do te zhvillohet brenda nje kohe shume te shkurter, jo me shume se nje jave, duke shmangur zgjatjen pafund te procedurave, qe ne shume raste e bejne thuajse te pamundur qe bankat te arketojne parate per kredine e pashlyer. Nderkohe, parashikohet qe, prona e sekuestruar, te shitet ne ankand, duke u dhene te drejten bankave qe ta shesin ate me cdo cmim, mjafton qe vlera te kompensoje kredine e pakthyer.

Kjo sot, me normat ligjore ne fuqi, eshte e pamundur, pasi ligji i detyron bankat qe ta shesin pengun me nje cmim jo me te ulet nga sa eshte vleresuar kur eshte dhene kredia. Kjo ka bere qe shumica e pronave te sekuestruara, te mbeten pa u shitur dhe, per rrjedhoje, bankat te mos arketojne leket e tyre. Po keshtu, nese gjate ankandit per pronen, ofrohet nje cmim qe nuk e ploteson shumen e kredise, atehere permbarimi heq sekuestron mbi kete prone, e bllokon dhe nxjerr ne shitje nje tjeter prone te debitorit.

Nderkohe qe, ne lidhje me kete pike, Shoqata e Bankave te Shqiperise, e perfaqesuar nga avokatja Veronika Prifti, ka kerkuar dje ne Komision qe, ne Kod, te behet nje percaktim detyrues qe, ne rastin kur debitori kredimarres ka vene me shume se nje prone si garanci, atehere ankandi te filloje nga ajo prone, te cilen e kerkon vete Banka. *Kalimi i kesaj pasurie te dyte ne ankand, mua me kerkon dhe shtate muaj te tjera procedura, pasi do te filloje ankandi nga fillimi.

Pra, jane disa procedura qe, ne efektin kohor, na kushtojne shume*, - tha Prifti. Por, grupet e interesit, eshte perpjekur ti qetesoje kryetari i komisionit te ligjeve, Ilir Rusmajli, i cili ka theksuar se, projekti i paraqitur, parashikon qe, edhe gjate kryerjes se ankandit te prones se dyte, prona e pare, pra ajo me hipoteke, qendron ne sekuestro. *Keto jane te sekuestruara dhe tani sekuestrohet dhe dicka tjeter, pra futet dhe dicka tjeter ne proces ankandi, por keto te parat nuk clirohen nga sekuestroja*, - tha Rusmajli, por duke lene te hapur mundesine e marrjes parasysh te kerkeses se bankave.

Drafti i ri i jep gjithashtu te drejten permbaruesit qe, edhe nese nuk i gjen vendbanimin debitorit, te vendose shpalljen e sekuestros ne dyert e gjykates dhe, 30 dite pas kesaj, ai ka te drejte te kryeje ekzekutimin e prones edhe kur ai nuk eshte prezent. Nese debitoret do te perpiqen te pengojne punen e permbarimit per te sekuestruar pasurine, atehere ky i fundit ka te drejte qe ti gjobise, ose te hap procedim penal. Me ane te ketyre masave, qeveria synon te frenoje rritjen kredive te keqija, pra te pakthyera.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit