Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dekreti, zgjedhjet vendore me 8 maj

Publikuar me : 07.09.2010 Ne : Politike - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje daten 8 maj per zhvillimin e zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore

Presidenti Zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, zhvillohen diten e diel, me date 8 maj 2011

TIRANE- Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje daten 8 maj per zhvillimin e zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore. Pas nje diskutimi disaditor ne tavolinen e kreut te larte te shtetit, eshte zgjedhur e diela e dyte e muajit maj per mbajtjen e zgjedhjeve lokale.


Prej disa ditesh ne Presidence po diskutohej per zgjedhjet e ardhshme vendore, ku muaji prill dhe muaji maj u vleresuan si me te pershtatshmet. Si perfundim, Presidenti i Republikes preferoi muajin maj per mbajtjen e zgjedhjeve. Meqenese ne 1 maj eshte dita e punetoreve, atehere Topi percaktoi si me te pershtatshme daten 8 te ketij muaji.


Paraditen e djeshme, pak ore perpara nisjes se sesionit te ri parlamentar, ne faqen zyrtare te Presidences doli dhe dekreti per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore.


Ne mbeshtetje te nenit 92, shkronja gj dhe 93 te Kushtetutes, si dhe te nenit 10, paragrafi 1 te ligjit nr. 10 019, date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise, Dekretoj Neni 1/ Zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, zhvillohen diten e diel, me date 8 maj 2011. Neni 2/ Ky dekret hyn ne fuqi menjehere thuhet ne dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikes.


Me daljen e ketij dekreti, i cili mban numrin 6668, klases politike i shtohet nje pergjegjesi edhe me e madhe, ajo e krijimit te infrastruktures se duhur zgjedhore per zgjedhjet qe do te mbahen vitin e ardhshem.


Vetem nje dite perpara nisjes se sezonit te ri politik, kreu i shtetit apeloi ndaj partive politike qe te arrijne ne nje konsensus per hir te interesave te vendit.


Une mbetem me shprese se ky konsensus do te vije, jo vetem per te tejkaluar debatin politik mbi transparencen apo kushtetutshmerine e zgjedhjeve te fundit politike dhe mbi percaktimin e numrit te perfaqesuesve politike ne komisionet zonale zgjedhore apo komisionin qendror te zgjedhjeve, por sidomos per te gjetur ate mekanizem magjik te kontrollit e te numerimit te pakundershtueshem te votes se hedhur nga qytetaret tane dhe vendosjen e besimin reciprok se vota do te mbetet e paprekur, pavaresisht ngjyrimit politik te saj, keshilloi partite politike, Bamir Topi.


Ai theksoi se organizimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale, do te jene deshmia e seriozitetit te pergatitjes zgjedhore dhe infrastrukturore sipas standardeve te kerkuara nga qytetaret shqiptare, nga Bashkimi Europian dhe prova e maturise politike perballe interesave kombetare.


Nje tjeter debat qe pritet te shkaktohet me dekretin e dates se zgjedhjeve eshte dhe nisma qe do te ndermarre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per spastrimin e kutive per zgjedhjet e ardhshme vendore qe priten te zhvillohen ne muajin maj. Megjithate, cdo marreveshje politike dhe bashkepunim politik do te mund te zgjidhte cdo problem qe mund te hasej dhe do te arrihej ne realizimin e zgjedhjeve qe do te zhvillohen vitin tjeter.

KQZ
Ristani Brenda shtatorit vendosim per djegien e fleteve

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka deklaruar dje se me dekretin e dates se zgjedhjeve, institucioni qe ai drejton do te vihet ne levizje per te vendosur mbi djegien e fleteve te votimit.


Ne nje prononcim per mediat, ai tha se tashme qe eshte vendosur se zgjedhjet do te mbahen ne 8 maj, KQZ-ja duhet te hartoje nje plan pune dhe te pergatitet per kete proces, pergatitje qe perfshin respektimin e nenit 178, pika 6 te Kodit Zgjedhor per cuarjen e materialeve zgjedhore ne arkiv dhe djegien e fleteve te votimit.


Sipas tij, do te kete nje mbledhje te KQZ-se kete muaj per te marre edhe vendimin qe percakton fatin e fleteve te votimit. Kreu i KQZ ka apeluar ndaj forcave politike rendesine e reformes zgjedhore ne permiresimin e disa ceshtjeve qe rezultuan problematike ne zgjedhjet e kaluara.


Drejtuesi i institucionit te administrimit te zgjedhjeve ka sugjeruar qe te behen ndryshime ne ligjin per ndarjen territoriale, nje ligj i cili kerkon 84 vota dhe nuk mund te miratohet pa konsensusin e opozites.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit