ELBASAN/ Dylaver Peqini mesohet se eshte ekzekutuar tri dite me pare, nderkohe qe ende nuk ka asnje piste
ELBASAN - Ka dale per te peshkuar, por nje plumb i marre prane zemres e ka lene te vdekur, nderkohe qe trupi i tij kerkohej prej disa ditesh. Dylaver Peqini ishte zhdukur tri dite me pare, nderkohe qe u gjet ne ujerat e lumit Shkumbin, ne afersi te fshatit Byshek te rrethit te Elbasanit. 50-vjecari ishte banor i lagjes Beqir Dardha dhe fillimisht, me nxjerrjen e tij nga uji u dyshua se ishte mbytur.
Por vetem pas berjes se autopsise, mjeku ligjor zbuloi se ai prane zemres kishte edhe nje plumb, i cili kishte mbetur ne brendesi te trupit. Si rrjedhoje, kane nisur edhe hetimet per vrasje, ndersa ende nuk ka nje piste e nuk dihen autoret.
Nga ana e policise behet e ditur se kerkimet per Dylaver Peqinin nisen dy dite me pare pas denoncimit te bere nga familjaret.
Te marten ata shkuan ne polici dhe deklaruan se kryefamiljari ishte larguar qe te henen nga shtepia, por nuk ishte kthyer me. Ne deshmine e dhene para policise, djali i viktimes ka deklaruar se ai kishte dale per te peshkuar, duke treguar edhe vendin ku peshkonte zakonisht.
Por vonesa e madhe ka bere qe ata te shqetesohen dhe si rrjedhoje te denoncojne humbjen dhe te nisin kerkimet. Pas 24 oresh, vetem dje ne mesdite eshte gjetur trupi i pajete ne ane te lumit Shkumbin rreth 1 km larg Ures se Shkumbinit.
Fillimisht u deklarua se 50-vjecari ishte mbytur, por gjate ekspertizes eshte zbuluar se ai kishte nje plage afer zemres dhe pas verifikimit te mjekut ligjor plaga ishte shkaktuar nga nje plumb.
Menjehere policia nisi hetimet per te zbardhur rrethanat e kesaj vrasjeje. Jane shoqeruar disa persona qe mund te japin te dhena mbi rrethanat e krimit.
Njeri prej tyre eshte edhe nje shok qe e kishte shoqeruar Dylaverin diten qe ai kishte shkuar per peshk. Nga te dhenat e mesuara mbi deklarimet e tij, ai ka thene se e ka shoqeruar deri afer lumit, por me pas eshte kthyer. Aktualisht nuk ka asnje deshmitar per ngjarjen e ndodhur. Per hetuesit eshte bere e veshtire per shkak se nuk ka nje arme krimi.
Pasi te verifikohet lloji i armes se perdorur, do te dilet edhe ne nje version te qarte mbi nje piste qe mund te sjelle zbardhjen e te vertetes. Nga deklarimet e te afermve, viktima nuk kishte hasmeri dhe nuk kishte konflikte te mprehta qe mund te sillnin deri ne krimin e vrasjes.
Nje nder pistat e pretenduara nga policia eshte nje loje qitjeje nga persona te paidentifikuar qe kane menduar te provojne armen pergjate lumit, pa e ditur se kishte njerez. Gjithsesi, kjo mbetet nje piste qe ka shume pikepyetje per faktin se ai eshte qelluar prane zemres dhe per me teper ndodhej ne nje ambient te hapur e veshtire te mos vihej re.
Policia po grumbullon informacione edhe per gjejten e ndonje deshmitari te mundshem qe mund te zbardhe rrethanat e krimit. 50-vjecari Peqini nuk kishte precendente penale, nderkohe qe fakti qe ai eshte nje kusheri i larget i Eduart Peqinit (i ashtuquajturi Mandela) nuk eshte marre parasysh.