Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Delegacioni i KiE ne Tirane, per te asistuar Topin

Publikuar me : 19.02.2010 Ne : Politike - 358 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Delegacioni i KiE-se do te zhvilloje takime ne Tirane me 22 shkurt per te mbeshtetur procesin e zgjidhjes se situates aktuale politike

TIRANE - Nje delegacion i Keshillit te Europes pritet te kete nje axhende te ngjeshur takimesh, ne Tirane, ne fillim te javes qe vjen. Ne sitin zyrtar te Keshillit te Europes eshte njoftuar axhenda e vizites dyditore te delegacionit, qe pritet te vije ne Tirane ne daten 22 shkurt dhe qe do te asistoje Presidentin e Republikes ne rolin e si mediator per rivendosjen e dialogut politik ne Shqiperi.


"Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes (APKE), Mevlut Çaushoglu, dhe lideret e pese grupeve parlamentare se bashku me bashke-reporteret e monitorimit per Shqiperine do te vizitojne Tiranen me 22 dhe 23 Shkurt, kur ata do te takojne Presidentin e Republikes, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin, lideret e partive politike dhe perfaqesues te komunitetit nderkombetar", thuhet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Europes.


Sipas KiE-se, vizita e tyre eshte nje pergjigje ndaj kerkeses se Asamblese per te "mbeshtetur procesin e zgjidhjes se situates aktuale politike dhe te asistoje Presidentin Topi ne rolin e tij si mediator dhe ne perpjekjet e tij per te rivendosur dialogun politik". Me miratimin e rezolutes ne fund te muajit te kaluar, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i kerkoi Komitetit te saj presidencial qe te vizitoje Shqiperine sa me shpejt te jete e mundur.


Pas miratimit te rezolutes me debate te dy raportereve, Jako Laakso (Finlande, UEL) dhe David Uillshire (Mbreteria e Bashkuar, EDG), Asambleja Parlamentare doli edhe me nje njoftim zyrtar, ku thuhej se Komiteti i saj presidencial, ne bashkepunim me Komitetin Vezhgues te raportuesve per Shqiperine, Jako Laakso dhe David Uillshire do te vizitonin Shqiperine sa me shpejt te jete e mundur per te ndihmuar ne rivendosjen e dialogut politik atje.


Permes nje njoftimi zyrtar pak kohe me pare, Asambleja shprehte keqardhjen qe "kriza politike kishte demtuar rende politiken shqiptare pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009, ku Partia Socialiste ka bojkotuar parlamentin dhe kontestuar legjitimitetin politik te Partise Demokratike ne qeveri". Per ti dhene fund ketij bllokimi politik, Asambleja i beri thirrje qeverise shqiptare per te ngritur, pa vonesa te metejshme, nje komision parlamentar per hetim te zgjedhjeve.


Ne fund te muajit te kaluar, Asambleja shprehu gjithashtu keqardhjen qe mungesa e dialogut parlamentar e kishte bllokuar procesin e reformes, pasi shumica qeverisese nuk kishte shumicen e tre te pestave e nevojshme per te kaluar reformat kryesore kushtetuese.


Komiteti Presidencial perbehet nga Presidenti i Asamblese Parlamentare, kreret e grupeve politike dhe Sekretari i Pergjithshem i Asamblese. Ky i fundit nuk do te jete pjese e delegacionit per arsye shendetesore.


Nese vizita e delegacionit te Keshillit te Europes deshton ne misionin e saj, Shqiperia kalon ne monitorim te Komitetit te Ministrave te 47 vendeve anetare te Keshillit te Europes dhe grupi raportues per Demokracine do te propozoje ne varesi te situates vendimet qe duhen te ndermerren me pas per Shqiperine.

******************


Topi tha se eshte i angazhuar personalisht ne gjetjen e piketakimeve te kerkesave

Kroaci, Topi: Palet do te gjejne zgjidhje

TIRANE - Edhe pse dy takimet e para te zhvilluara ne Presidence me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites, Edi Rama, nuk kane sjelle rezultat, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, shprehet optimist se negociatat e zhvilluara jane nje hap konkret dhe pozitiv, qe deshmon rifillimin e dialogut politik, por edhe vullnetin e paleve per gjetjen e nje zgjidhjeje konstruktive.


Gjate vizites se zhvilluar ne Kroaci, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, zhvilloi nje takim me Nensekretarin amerikan te Shtetit, Xhejkob Lju. Sipas njoftimit per shtyp te Presidences, Kreu i Shtetit e njohu z. Lju me disa prej zhvillimeve me aktuale ne vend.


"Teme e bisedes ishte dhe zhvillimi i tryezes politike te bisedimeve mes mazhorances dhe opozites ne Shqiperi dhe u vleresua se mbledhja e saj eshte nje hap konkret dhe pozitiv qe deshmon rifillimin e dialogut politik, por edhe vullnetin e paleve per gjetjen e nje zgjidhjeje konstruktive.


Presidenti i Republikes u shpreh se eshte i angazhuar institucionalisht e personalisht te kerkoje e te gjeje piketakimet mes mazhorances e opozites. Ne kete pike, Nensekretari amerikan i shtetit cmoi perpjekjet e Presidentit te Republikes, duke i konsideruar si shume te rendesishme per rifillimin e dialogut politik dhe rivendosjen e legjitimitetit e funksionimin e institucioneve demokratike", - thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences.


Deklarata zyrtare citon se, Presidenti Topi vleresoi bashkepunimin e shkelqyer midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, duke shprehur bindjen se keto marredhenie do te njohin dimensione te reja ne te ardhmen.


"Ne u jemi mirenjohes Shteteve te Bashkuara te Amerikes per mbeshtetjen dhe ndihmen e gjithanshme qe i kane dhene Shqiperise, si ne rrugen e transformimeve te brendshme demokratike e ne konsolidimin e demokracise shqiptare, ashtu edhe per angazhimin e vazhdueshem e kontributin e madh ne mbeshtetje te procesit te integrimit te Shqiperise ne NATO", - u shpreh Kryetari i Shtetit ne kete takim.

***********************

Presidenti i Asamblese Parlamentare i OSBE-se kerkon hetim teresor te zgjedhjeve dhe futjen e opozites ne Kuvend

OSBE, Soares: Duhet hetim i plote i zgjedhjeve

"Palet duhet te ndermarrin nje hetim teresor te zgjedhjeve, konform ligjeve te vendit dhe praktikes se vendosur nga Kushtetuesja"

TIRANE - Organizmi nderkombetar qe certifikoi procesin elektoral te 28 qershorit ne Shqiperi, Organizata per Siguri dhe Bashkepunim Europian (OSBE) pershendet ndermarrjen e nje hetimi te plote dhe hollesishem te ketyre zgjedhjeve, ashtu sic edhe kerkon opozita ne vend.


Pohimi ka ardhur nga Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Joao Soares, pas takimeve qe ai zhvilloi ne Vjene me kryetaren e parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli dhe kryetarin e opozites shqiptare, Edi Rama.


Ne nje deklarate dhene per mediat menjehere, pasi eshte njohur me qendrimet e te dyja paleve, Presidenti Soares eshte perpjekur qe te jete shume i qarte dhe nuk ka lene vend per interpretime, teksa ka deklaruar se palet duhet te ndermarrin nje hetim teresor te zgjedhjeve, konform ligjeve te vendit dhe praktikes se vendosur nga Gjykata Kushtetuese me pare.


"Une pershendes gatishmerine nga te dy palet per te marre pjese ne nje komision parlamentar qe do te ndermarrin nje hetim te plote dhe teresor te zgjedhjeve, ne respektim te Kushtetutes dhe vendimeve perkatese te gjykates kushtetuese", - tha President i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Joao Soares.


Por, ai nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi per te forcuar qendrimin e vet dhe te organizmit qe ai drejton, ka theksuar se pretendimet e opozites per manipulime duhen marre ne konsiderate per tu vertetuar. "Pretendimet per manipulime elektorale te bera nga opozita, duhet gjithashtu te shihen", - tha Soares ne deklaraten e vet.


Por, ne te njejten kohe, kreu i asamblese se OSBE-se eshte perpjekur te jete i ekuilibruar ne qendrimin e vet, pasi ndersa ka folur per hetimin e zgjedhjeve, nga ana tjeter e ka konsideruar si detyrim per opoziten qe te zere vendet e saj ne parlament.


Ky do te ishte hapi i duhur, sipas tij, ne te mire te qendrueshmerise politike te vendit. "Ne interes te stabilitetit, dhe per te levizur perpara me dialog dhe pajtimi, une u bej thirrje te gjithe kandidateve te zgjedhur qe te pranojne menjehere mandatet e tyre ne parlament", - tha me tej Soares.


Megjithate, pavaresisht se pranoi nje hetim te plote te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi, Presidenti i Asamblese se OSBE-se ka ritheksuar vleresimin e tij per raportin perfundimtar qe ky organizem hartoi dhe publikoi per procesin elektoral te 28 qershorit.


Presidenti Soares rikonfirmoi mbeshtetjen e tij te vleresimit qe OSBE-ja i beri zgjedhjeve parlamentare te qershorit 28. Deklaratat paraprake paszgjedhore te OSBE-se ne 29 qershor 2009, i vleresuan zgjedhjet si te permiresuara, por theksuan se shkeljet vazhdojne.


"Misioni i OSBE u kryesua nga Zv.presidenti i Asamblese Parlamentare, Wolfgang Grossruck, i cili ka shume eksperience. Ndersa vuri re permiresime, ai dhe ekipi i tij, nenvizuan nje sere ceshtjesh te rendesishme qe kishin nevoje te adresoheshin", - tha ndermjet te tjerave Soares.


Gjithashtu, duke iu referuar ketij raporti, OSBE-ja ne faqen e saj zyrtare evidenton se ne deklaraten e dates 29 qershor 2009, vezhguesit thane se zgjedhjet shenuan nje progres te dukshem per sa i perket regjistrit zgjedhor dhe procedurave te identifikimit, si dhe miratimit te nje kuadri ligjor te permiresuar.


Por, vazhdon me tej njoftimi i OSBE-se, vezhguesit vune re qe keto permiresime u erresuan nga politizimi i aspekteve teknike te procesit dhe shkeljet e vena re gjate fushates, te cilat minuan besimin e publikut tek procesi zgjedhor.


Ishte pikerisht OSBE, e njohur nga klasa politike shqiptare si arbitri nderkombetar i ketyre zgjedhjeve, ajo qe ne raportin e saj perfundimtar evidentoi se ne 1/5 e qendrave te numerimit te votave ky proces u zhvillua keq ose shume keq.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit