Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Delianat, familja qe kontribuoi per gjuhen dhe arsimin

Publikuar me : 08.03.2010 Ne : Shendeti - 637 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Papa Venemin Deliana, prifti qe u largua pse meshoi ne shqip, historia e Taq Delianes, i riu qe ndoqi Lef Nosin per arsimin shqip, si u ruajten me fanatizem koleksionet e shtypit te kohes, dhurate nga Taq Deliana per familjen e brezat, Rudolfi, mesuesi model qe ruan koleksionet e babait dhe tregon me fanatizem historine e Delianave te Elbasanit


ELBASAN - Familja Deliana, nje nder familjet e vjetra ortodokse te Kalase, regjistron shekuj histori me njerez qe e deshen atdheun, iu perkushtuan arsimit dhe paten lidhje te shumefishta me familjet me me emer te Elbasanit.


Lidhjet e ndersjellta me shume familje te rendesishme bejne qe Delianat te ruajne nje pjese te historise me gjuhetaret, patriotet dhe atdhetaret elbasanas. Brezat Deliana do te fillojne nga kontribuesit ne fene ortodokse, patriotet, arsimdashesit dhe njerezit qe bene emer. Por as kjo familje si shume te tjera ne Elbasan nuk mundi ti shpetoje "hakmarrjes" komuniste ndaj te pasurve dhe atyre qe perkrahen nacionalizmin.


Shtepia e Delianave ka qene pikerisht ne afersi te kishes, objekt qe lidhet shume me historine e kesaj familjeje. Ne Elbasan sot vijojne dy dege te kesaj familjeje. Historine e saj e rrefejne Rudolfi, djali i Taq Delianes, zyrtarit te administrates qe punoi i pari ne gjendjet civile vitet 20 te shekullit te kaluar, si dhe Arnaldos, mesuesit te shkolles se muzikes.


Deliana ne shekullin XIX


Rudolfi e fillon rrefimin me emrin e Papa Venemin Delianes, i cili ishte prift dhe sherbente ne kishen e Kalase rreth viteve 1860. "Papa Venemini kishte vella Josifin, i cili u vu nepunes poste. Per sherbimin e tij u gradua nga Turqia me detyren drejtor i Pergjithshem i Postave ne Bosnje.


Atje Josifi sherbeu, u martua me nje grua boshnjake, krijoi familjen e tij dhe vazhdoi nder breza". Rudolfi tregon se vellai i gjyshit te tij, foto te familjes se te cilit i ruan ende, i ka pasardhesit edhe sot ne Bosnje.


Rudolfi thote se me familjen e Papa Veneminit jetonte edhe nje dhespot. Ky i fundit vizitohej shpesh nga Kostandin Kristoforidhi. Po keshtu ne njejtin shtepi jetonte edhe familja e Petri Delianes, i cili kishte dy motra.


Motra e madhe e Petrit ishte martuar ne familjen Xhufka, nje nder familjet tregtare me te pasura te Kalase, por bashkeshorti i saj vdiq shpejt. Vete Petri kreu studimet universitare per mjekesi ne Athine, aty nga fundi i shekullit XIX. Sherbeu si mjek ne Elbasan dhe kishte autoritet ne lagjen Kala.


Ne vitet 1913-1914, ne Luften e Pare Boterore nje nga ushtrite e merr si mjek dhe ne sherbim ai infektohet nga tifo e vdes ne Oher. La nje femije jetim, Kolen, i cili u rrit ne familjen Deliana.


Kola mbaroi "Harry Fulltz"-in ne Tirane dhe vazhdoi studimet per kimi e farmaci ne Itali. Studimet i mbaroi gjate pushtimit italian dhe vazhdoi si pedagog ne Universitetin e Kamerinos.


Ai u be nje nder kimistet me te shquar te kohes. Ishte nje nder specialistet ne Montekatini ku mundi te shpikte shume materiale, si: gomat, bojerat, tekstilet etj, duke renditur 27 patenta.


Ne kohen e komunizmit i bene thirrje te kthehej ne Shqiperi e te jepte shpikjet e tij, por Kola nuk pranoi, ndersa per patentat tha se ishte e pamundur pasi ato tashme ishin prone e kompanise ku kishte punuar. U shqua si kimist dhe farmacist. La nje vajze Doniken.


Papa Venemini i konsideronte si vajzat e veta motrat e Petrit. Aq e vertete eshte kjo, saqe kur Grigor Nosi kerkoi vajzen e Veneminit, Safeten per nuse, ai i thote se kishte Kisen me te madhe, qe nuk ishte vajza e tij, por qendronte ne nje shtepi me te pas vdekjes se Petrit. Kisa martohet me Grigor Nosin, por vdes e re per shkak te nje operacioni ne gju.


Papa Venemin Deliana, i pari qe meshoi ne shqip


Papa Venemini si famullitar i kishes se Kalase vendosi te meshoje shqip. Kjo meshe i kushtoi largimin, pasi lajmi shkoi tek dhespoti i Durresit. Papa Venemini ishte i pari prift qe meshonte shqip ne kohen kur dhespoti kishte dhene ultimatum qe sherbesat te beheshin ne greqisht.


Rudolfi tregon se largimi i priftit Deliana nga kisha mori vemendjen e te gjithe lagjes Kala, e cila reagoi fort ndaj ketij vendimi. Kjo gje beri qe dhespoti ta terhiqte mbrapsht vendimin e tij per largimin e Papa Veneminit dhe ky i fundit iu rikthye sherbesave ne kishen e vjeter.


Mesha ne shqip ishte shkaku kryesor per pushimin e tij, por dhespoti kishte edhe nje tjeter arsye. Papa Venemini e kishte derguar te birin Kovi Delianen ne kolegjin amerikan "Robert Kolezh" ne Greqi, gje per te cilen fillimisht dhespoti kishte qene dakord. Por dy vjet me pas i kishte kerkuar ta hiqte nga ky kolegj, sepse ishte me fene protestante.


"Gjyshi im nuk pranoi pasi djali i tij gjendej shume mire ne ate shkolle dhe kjo ishte edhe nje krisje e dyte me dhespotin", rrefen Rudolfi. Venemin Deliana ka qene gjithashtu nje nder firmetaret e dokumentit te Pavaresise se Elbasanit. Papa Venemini kishte grua Anen dhe 6 femije: Saveten, Janin, Dhimitrin (Taqin), Fanin, Kovin dhe Gliqerine.


Dhimitri (Taqi), nepunesi qe u angazhua per arsimin krah Lef Nosit


Rudolfi, nje nga femijet e Taq Delianes, tregon se babai i tij ishte nje nder te rinjte qe u angazhua krah Lef Nosit ne perhapjen e librave dhe arsimit shqip. "Babai im u lind ne vitin 1887 dhe me shkollen qe ndoqi, mesoi edhe greqishten.


Ishte i dhene pas patriotizmit dhe ne vitin 1908 kur Turqia dha Hyrrjetin (me teper liri per vendet e pushtuara), u angazhua si shume te rinj ne perhapjen e shqipes.


U lidh shume me Lef Nosin dhe ishte nder djemte qe mblidheshin ne dyqanin e tij dhe me pas gazetat, revistat dhe librat i shperndanin ne zona te ndryshme per te ndihmuar perhapjen e shqipes. - Rudolfi kujton: - Babai me thoshte se Lef Nosi, Aqif Pasha e Ahmet Dakli na dukeshin te paarritshem, si perendi. Qendra e lagjes Kala ne ate kohe ishte magazaja (dyqani) e Lef Nosit.


Aty vinin libra e revista ne shqip dhe ne merreshim me shperndarjen". Me nismen e Lef Nosit dhe klubit Bashkimi qe ai drejtonte, u ngriten shkollat e para te nates qe do te sherbenin per te mesuar mesuesit qe me pas do te shperndanin shqipen ne cdo treve. Taqi sherbente ne kete shkolle.


Nga kujtimet e babait, Rudolfi vecon shprehjet: "Ishte shume e madhe etja per te mesuar shqip. Ne ate kohe interesoheshin vete njerezit qe te mesonin dhe kjo shkolle mbushej plot".


I angazhuar ne arsim, ai do te jepte mesim edhe ne shkollen e pare te Mollasit gjate Luftes se Pare Boterore, ku sherbeu per nje vit. Nga ajo kohe Rudolfi ruan nje dokument nga pleqesia e fshatit ku thuhet se babai i tij ka punuar ne kete periudhe ne Mollas, e firmosur dhe e vulosur me pulla takse, madje dhe me nje pulle ku thuhej se te ardhurat i shkonin Kryqit te Kuq.


Ne vitin 1922 Taqi shkon ne nje kurs qe behej per pergatitjen e administrates shqiptare per gjendjet civile. Kjo administrate ka filluar ne vitin 1923 dhe Rudolfi ka edhe dekretin e Ministrise se Brendshme qe i cakton punen Taqit pas perfundimit te kursit.


Gjithashtu, ekziston edhe nje dokument i dyte qe firmosej nga vete mbreti Zog per transferimin e tij. Ai tregon se babai qysh kur kishte qene i ri kishte filluar mbledhjen e gazetave dhe revistave te kohes me mjaft deshire, duke lene nje pasuri te madhe. Rudolfi thote se disponon koleksionin e plote te gazetes "Perlindja e Shqipnise", e para gazete javore e qeverise se pare shqiptare drejtuar nga Ismail Qemali.


"Pushtimi" kulturor nga Italia

"Nje vit pas pushtimit italian, ne vere te vitit 1940, Italia me qellim qe te tregonte "se na donte" leshoi "lajmin e mire" qe te gjithe femijet shqiptare do ti conte per pushime ne Itali falas gjate veres. Kjo beri qe ne Elbasan te filloje shqetesimi. Pati nje tronditje te familjeve qe u pasua nga nje frike se cfare mund tiu ndodhte femijeve, pasi italianet ishin pushtues.


Per ta realizuar kete, italianet fillimisht "urdheruan" mesuesit dhe administraten qe te jepnin shembullin e mire duke pranuar te paret, ndryshe edhe mund te rrezikonin vendin e punes. - Rudolfi kujton se ka qene nje nder "balilat" femijet qe udhetuan drejt Italise per pushime. - Babai im ishte nepunes administrate ne gjendjen civile dhe per pasoje duhej te jepte "shembullin e mire" dhe vendosi ti coje te kater djemte ne Itali.


Ne si femije ishin shume te lumtur. Mbaj mend qe kjo gje diskutohej me shqetesim edhe ne farefis, saqe i thonin babait mos i co djemte ne Itali. Madje vete babai ne diskutime thoshte "Po na i marrin djemte peng si femijet e Gjon Kastriotit". Ate vere nje grup femijesh shkuan ne Itali". Rudolfi ne moshe te vogel shkoi ne Rimini.


Delianat pas clirimit

Ne ate kohe familja Deliana ishte percaktuar si familje balliste dhe kjo u vertetua sapo u clirua Elbasani. Ne 11 nentor clirohet qyteti, ne 12 nentor Taq Deliana pushohet nga puna. Nderkohe, djali i tij, Venemini, per shkak se ishte angazhuar me ballin merr arratine duke shkuar fillimisht ne Kosove, me pas ne Itali dhe perfundon ne Gjermani ku vazhdon te jetoje edhe sot.


Po keshtu, ne oren 10 pas dreke po diten e clirimit forcat partizane mberrijne ne shtepine e Delianes dhe arrestojne motren e madhe, Albinen. Pas clirimit vazhdojne problemet per familjen Deliana. Taqit, nje nepunes model me libreze pune dhe me kontribute te derdhura ne shtet, i mohohet pensioni.


Rudolfi thote se ne vitet 1952-1953 babai i tij coi dokumentet per pension dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv kur e thirri i thote se nuk kishte te drejte te merrte pension pasi ishte refuzuar. Refuzimi kishte ardhur jo per mungese dokumentesh, por per biografine e tij tashme te "nxire".

"Amnistia" per te arratisurit

Ne vitin 1957 del nje vendim per amnisti per te gjithe te larguarit jashte vendit. Taqi kishte nje djale te arratisur Veneminin dhe nuk do te perjashtohej nga "thirrja"qe do ti behej te arratisurve.


"Babai therritet dhe i thone qe ti shkruaje dhe ti kerkoje te birit qe te kthehet. I vene perballe kesaj situate babai nuk dinte si te vepronte. U kishte thene drejtuesve se nuk ia kishte adresen vellait, por kishte menduar si zgjidhje ti shkruante nje leter motres ne Londer, - rrefen Rudolfi. - Saveta ishte martuar me sekretarin e ambasades sone ne Londer.


Babai i shkroi vajzes se Savetes, Naftalise, me 24 korrik 1957 duke i thene se nese do te komunikonte me Veneminin, ti thoshte qe ai mund te kthehej ne Shqiperi. Sigurisht nga ana tjeter askush nuk do ta besonte "amnistine" dhe letra nuk mori pergjigje, por Taqi e kaloi edhe kete situate te veshtire".


Kovi, sekretar i Mehdi Frasherit

Arsimi ka qene nje vlere e familjes Deliana qe u transmetua ne cdo brez. Kovi, djali i Papa Veneminit mbaroi kolegjin amerikan ne vitin 1922. Kete shkolle e mbaroi shume mire dhe ne vitin 1928 shkoi ne Vjene ku mbaroi per Ekonomi Politike. Ne Vjene mbrojti edhe doktoraturen.


Ne fakt, ai kishte zgjedhur shendetesine, por ministri i atehershem i Arsimit, Sotir Peci, i kishte thene se shteti kishte nevoje per ekonomiste dhe politikane, dhe jo mjeke, pasi keta te fundit mund te merreshin edhe te huaj.


Pasi perfundoi Ekonomi Politike me graden doktor, Kovi caktohet ne organin me te larte ligjvenes te shtetit, si sekretari i Mehdi Frasherit. Kaloi ne Ministrine e Brendshme dhe ishte ne detyre ne kohen kur u regjistrua kryengritja e Fierit.


Me 1936-n i gjendur perballe nje ngarkese shume te madhe kerkoi leje per pushime. Shkoi ne France, ku i ndodhi nje ngjarje qe do ti shenonte te gjithe jeten. Ndersa familja e priste te kthehej, Kovi u zhduk papritur dhe kaluan jave e asgje nuk u mesua per te.


Pas ca kohesh ne familje erdhi nje leter me kaligrafi te keqe dhe mendime jo te qarta. Ne kete leter Kovi thoshte se ndodhej ne nje spital ne France dhe kerkonte qe te shkonin ta merrnin. U mesua se ishte goditur me nje hekur ne koke per ti marre parate teksa po priste per tu kthyer prane familjes.


Ai iu nenshtrua nje operacioni shume te veshtire dhe per pasoje pati demtime ne nje sy dhe humbi logjiken pjeserisht. Por edhe pse mjeku kishte leshuar vertetim per paaftesi mendore, kjo nuk i pengoi komunistet ta arrestonin, pasi ai reagonte dhe nuk e pranonte shume situaten e krijuar. U arrestua ne vitin 1951-1952 dhe u denua me 8 vjet. Vdiq ne fillim te viteve 60.


Rudolfi, kontribuesi i arsimit

Rudolfi eshte nje nder normalistet dhe mesuesit me te perkushtuar ne Elbasan. Ai kontribuoi nje jete te tere ne arsim dhe si nje njohes shume i mire i gjuheve te huaja, sidomos te italishtes dhe frengjishtes, ka mesuar shume breza. Rudolfi jeton ne shtepine e vjeter te familjes jashte Kalase. Ka nje koleksion te pasur te shtypit te vjeter te trasheguar nga i ati, Taqi. Vetem pak muaj me pare ai i fali Bibliotekes se Kosoves nje pjese nga koleksioni i tij.


Familja Deliana mban nje peshe te rendesishme te historise se lagjes Kala me lidhjet e ndersjellta dhe te rendesishme me mbiemrat e njohur, angazhimin ne perhapjen e arsimit si dhe nxjerrjen e shume personaliteteve te suksesshme ne shume fusha, duke shenuar me historine e saj kontribut dhe vlera ne emer te Elbasanit ku linden dhe shume prej tyre jetuan ne zemer te qytetit.


Ndreka, nje pjese e trungut te Delianave qe solli nje minister, arsimtare, mjeke e pedagoge dhe se fundi nje regjisor

Thoma Deliana, ministri i Arsimit qe perfundoi bari ne Dhemblan

Nje pjese e rendesishme e trungut Deliana eshte Ndreke Deliana, i cili u shkeput dhe u zhvendos ne shtepine e tij ne Kala, ku jeton sot Arnaldo, sternipi i tij. Ndreka kishte femije Thomain, argjendar i njohur i qytetit, Theoharin, Dhimitrin, Nikollen, Grigorin, Katerinen etj. Thomai kishte djale Mihalin.


Ky i fundit do te kishte femije Nos Delianen, drejtor i Institutit te Perfeksionimit te Arsimtareve, Aferdita Marjanin, pedagoge e Fakuteltit te Shkencave te Natyres dhe ministrin e njohur te Arsimit, Thoma Deliana. Nderkohe, nje nder djemte e Ndrekes, Nikolla, edhe ky argjendar, vazhdoi brezat Deliana me femijet e tij Vasiline, Katushin, Frosinen dhe Andrean.


Nder breza u trasmetua zanati i argjendarit dhe Andrea gjithashtu ndoqi aktivitetin e familjes, qe kishte drejtuar dikur esnafin e kujinxhive. Andrea ka qene gjithashtu pjesetar ne banden muzikore "Aferdita" kur ishte dirigjent nje austriak. Andrea u martua me Aferdita Jorgaqin, e bija e Pavli Jorgaqit, nje nga 25 firmetaret e deklarates se pavaresise ne 25 nentor 1912 ne Elbasan.


Sipas kujtimeve te Arnaldos, te birit te Andreas, flamuri eshte ngritur pak metra larg shtepise se tij, ne vendin ku ndodhen sot dy qendra per kurse te gjuheve te huaja ne lagjen Kala. Femijet e Andreas: Kostandini (Arnaldo), Zana, e martuar tek Paskot e Tiranes, Epifania, e martuar tek Lazarenet dhe Nikoleta vazhduan rrugen e familjes ne arsim.


Askush nga femijet nuk e ndoqi zanatin e transmetuar brez pas brezi te argjendarit, por zgjodhen arsimin, ku shkelqyen dhe u bene arsimtare te perkushtuar, por edhe artiste.


Arnaldo tregon se familja e tij vjen nga trungu i madh, por kjo pjese ndihmoi Levizjen Nacionalclirimtare. Ai permend Thomain, qe qysh para clirimit ishte sekretar i pare i partise ne ilegalitet. Pas clirimit Thomai mori shtepi te re dhe u largua nga shtepia e vjeter ne Kala ku rri edhe sot Arnaldo. Por edhe pse kjo familje e mbeshteti komunizmin, jo cdo gje shkoi mire per te.


Pas shume vitesh zv.minister dhe minister i Arsimit Thomai largohet nga pozicioni dhe internohet ne Dhemblan te Tepelenes fillimisht si drejtor shkolle e me pas si bari per shume vite. Vetem ne vitin 1989 ai lihet i lire te kthehet ne Elbasan. Madje, Arnaldo thote se "kur vinin e takonin njerez ne shtepine e vjeter te familjes, fjalet shkuan deri lart dhe ata u detyruam te mbyllim deren e te mos presim njerezit qe vinin takonin Thomain".


Thomai, ministri i Arsimit ne kohen e veshtiresive te medha, sot ne pleqeri pritej te vinte ne 100-vjetorin e Normales, por per shkak te moshes nuk mundi te jete ne pervjetorin e shkolles qe konsiderohet mjaft me rendesi per arsimin ne vend.


Femijet e tij jane dy profesioniste te suksesshem ne Tirane, Maksimi, nje nder drejtuesit ne kontrollin e Ushqimeve dhe Artani, kardiolog i njohur, doktor shkencash dhe pedagog ne Fakultetin e Mjekesise.


Andi Deliana, kineasti dhe regjisori shqiptar i koheve moderne
I ndikuar nga i ati qe kishte qene nje nder pjesetaret e bandes "Aferdita", Arnaldo ndoqi artin e arsimin.


Kishte pasion violinen dhe flautin dhe kete pasion ia percolli dhe te birit. Arnaldo ka qene pjese e bandes se qytetit me violine dhe e orkestres simfonike te qytetit me flaut. Ai dha mesim ne shkollen artistike "Onufri" per shume vite. Kete 7 mars u nderua me titullin "mirenjohje e qytetit" nga Bashkia Elbasan.


Kjo familje e njohur per kontributin ne arsim vazhdohet nga Andi, i fundit Delianas i suksesshem ne artin e filmit. Andi jeton ne Amerike me familjen e tij dhe i eshte dhene totalisht pasionit per filmin. Kur kishte mbaruar nje fakultet per shkenca, ai aplikoi dhe emigroi drejt Kanadase ku vazhdoi studimet nga e para per regjizure, pasionin e tij te vjeter.


Studioi ne Universitetin e Montrealit per film, eshte shkolle per regjizure filmi, ku preken te gjitha aspektet, qe nga teknika, produksioni dhe deri regjia e filmit dhe punohet me film, jo me dixhital. Punoi per disa filma me metrazh te shkurter.


Emigron pastaj ne Amerike, ne Nju Jork. Pas nje pune te madhe dhe angazhimi total ai kaloi ne produksionet e filmave te shkurter e te gjate, derisa arriti te jete asistent regjisor i nje filmi te mire. Nje nga keta ka qene "Doughboys", me regjisor Louis Lombardi. Andi Deliana ka qene asistent regjisor i filmit "Koha e Kometes".


"Out of touch" eshte titulli ne origjinal i filmit ose prej versionit frengjisht "Tradhti, arme dhe politike" do te jete edhe prodhimi i Andi Delianes, nje 38-vjecari nga familja Deliana e Elbasanit qe jeton dhe punon prej 6 vitesh ne Nju Jork.


Delianat gezojne respekt ne qytetin e Elbasanit, ndersa trashegimtaret jane personalitete te arsimit. Mesuesi eshte edhe simboli i Elbasanit me Normalen 100-vjecare.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit