Per me shume se nje ore, para vendimit per mbylljen e greves, Kryetari i PS-se, Edi Rama bisedoi me deputetet dhe perkrahesit greviste.
TIRANE- Fitimtare packa se beteja e tyre sapo ka nisur. Ndaj u jane gezuar brohoritjeve, luleve dhe puthjeve pa fund qofte nga te afermit e tyre apo edhe qindra simpatizanteve, qe i kane percjelle deri ne momentin e fundit.
Ne mbremjen e djeshme fitimtare e kane konsideruar veten jo vetem 20 deputetet dhe 180 simpatizantet e Partise Socialiste, por edhe mijera qytetare, qe pergjate ketyre 19 diteve u derdhen ne Bulevardin Deshmoret e Kombit.
Ndaj mbreme, pas sinjaleve pozitive per kompromis, ata kane braktisur cadren e ngujimit, qe per 19 dite ishte kthyer ne simbolin e rezistences dhe sakrifices sublime te opozites ne emer te transparences.
Vendimi per ti dhene fund sfilitjes se 140 burrave te mbetur ne greven e urise, ka befasuar jo vetem qindra protestues, qe cdo mbremje mbushnin bulevardin perballe kryeministrise, por edhe shumicen e grevisteve. Ndaj dhe mitingu i djeshem i partise Socialiste nisi rreth nje ore e 15 minuta me vonese. Ky ishte oguri i pare i dites se djeshme.
Por pertej negociatave diplomatike, dukej se kryetari i partise Socialiste kishte nevoje dhe per miratimin e atyre 140 burrave, qe dje deklaronin se ishin te vendosur te vetesakrifikoheshin ne emer te kauzes se tyre. Kryetari i opozites, Edi Rama eshte futur ne cadren e ngujimit dhe aty ka biseduar shtruar me gjithesecilin prej tyre. Ka rrahur ide dhe oferta bisedimesh, qe duket se jane hedhur per here te pare ne diskutim diten e djeshme.
Biseda ka zgjatur me shume se nje ore, dhe vetem kur Edi Rama ka marre vendimin perfundimtar, ne konsultim edhe me grevistet, ai ka pranuar ti jape fund greves dhe protestes me te madhe te opozites te zhvilluara ndonjehere pergjate ketyre 20 viteve.
Deputetet greviste te cilet dolen nje e nga nje dje nga cadrat deklaruan se fitimtar ishin vete shqiptaret. Grevistet e urise bene nje dokument qe e prezantuan me disa pika kushtesh dhe do te kerkojme plotesimin e tyre.
Sot ka nje fitues te madh, Shqiperia dhe shqiptaret. Kushdo qe e ndjen veten shqiptar, sot eshte i fituar, - tha deputeti i PS-se, Tauland Balla, pasi la greven e urise. Po kaq i fituar ndihet edhe Xhovalin Kadeli e Artan Gaci nga Tirana.
Packa se gjate paradites se djeshme ata deklaronin se ishin te vendosur deri ne sakrificen me sublime, ne emer te se ardhmes dhe integrimit te vendit, ata burra duket se i jane bindur arsyes dhe vullnetit politik. Ndaj, kur kryetari i PS-se, Edi Rama publikoi vendimin per te pezulluar greven e urise, secili prej grevisteve ne te dale te cadrave ka pritur perqafimet e te afermve dhe qindra e qindra simpatizanteve te partise Socialiste.