UPDATE - Deputetet e Partise Socialiste kane votuar ne unanimitet per Gramoz Rucin ne krye te grupit parlamentar. Emri i tij u propozua nga Kryesia e partise, qe u mblodh po sot pak para mbledhjes se grupit. Nderkohe u shty per ne mbledhjen e ardhshme zgjedhja e nenkryetarit dhe sekterarit te grupit socialist.
Kryetari i komisionit te votimit, deputeti Eltar Deda, u shpreh ne perfundim te votimit se "Grupi Parlamentar i Partise Socialiste zgjodhi permes votimit te fshehte Kryetarin e Grupit. Ne menyre unanime, me 55 vota pro, asnje vote kunder dhe asnje abstenim, grupi parlamentar i Partise Socialiste zgjodhi zotin Gramoz Ruci Kryetar". Nderkohe ne mbledhje mungonin 8 deputete socialist.
Keshtu, kreu i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, do te jete dhe kryetari i grupit parlamentar i kesaj force politike. Kandidatura e Rucit u prezantua qe dje gjate takimeve qe kane zhvilluar me kryetarin Edi Rama, deputetet socialiste.
Kandidatura e Rucit ka marre pelqimin e te zgjedhurve socialiste per te drejtuar grupin parlamentar, si gjate kohes qe do te qendroje jashte Kuvendit, ashtu edhe kur ajo do te vendose ti kthehet jetes normale parlamentare. Behet e ditur se emri i Rucit ka qene i imponuar per kryetarin Rama, te cilit i duhet nje drejtues grupi qe te kete se pari pervojen e duhur per te drejtuar nje grup parlamentar, por edhe autoritetin e nevojshem per te mbajtur te bashkuar deputetet socialiste.
Faktikisht, zgjedhja e Rucit ne krye te deputeteve socialiste, ishte paralajmeruar qe gjate seances se shkuar kur ai ishte perzgjedhur edhe si deputeti qe mbajti fjalimin ne emer te grupit.
Pritej qe sot te percaktoheshin dhe drejtuesit e komisioneve te perhershme, kryetaret dhe nenkryetaret qe i jane lene opozites. Ne mbledhje pritej gjithashtu te behej shperndarja e deputeteve ne komisionet e perhershme, ku per baze do merret pervoja dhe formimi i tyre profesional. Te gjitha keto pika te mbledhjes u shtyne per ne mbledhjen e radhes se grupit socialist.
________________
1 mars
Grupi socialist, Ruci kryetar
Pavaresisht vijimit te bojkotit, grupi socialiste ka nisur pergatitjet per tu perballur me nje lufte te forte opozitare ne Kuvend ne momentin e pare qe mazhoranca do te pranoje te shqyrtoje dy nismat ligjore te depozituara ne seancen e nje jave me pare. Per kete qellim grupi socialist pritet te mblidhet diten e marte ku dhe parashikohet te zgjedh strukturat e veta drejtuese, si dhe te percaktoje rregullat e reja te funksionimit te tij.
Burime prane selise roze bejne te ditur se per diten e marte eshte thirrur mbledhja e radhes e grupit ku do te diskutohet se pari riorganizimi i grupit. Behet fjale per zgjedhjen e kryetarit te grupit, nenkryetareve dhe sekretarit. Megjithese zyrtarisht emrat nuk behen te ditura, mesohet se per postin e kryetarit te grupit me afer eshte kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se Gramoz Ruci.
Nje zgjedhje kjo deri diku e detyruar per socialistet, pasi vet situata politike kerkon ne krye te grupit nje njeri me autoritet dhe pervojen e duhur, si per diskutimet ne salle apo ne veprimtarite e tjera parlamentare, por edhe per te ruajtur harmonine mes vet deputeteve. Megjithate vet Ruci i pyetur disa dite me pare gjate nje emisioni televiziv deklaroi se ende grupi nuk ka vendosur per kete ceshtje megjithese nuk e mohoi mundesine per tu zgjedhur ne kete post. Gjithashtu gjate kesaj mbledhje, deputetet socialistet do te duhet te zgjedhin dhe nenkryetarin e tyre te parlamentit, i cili do te jete dhe nenkryetari i trete i ketij institucioni, pas Ardian Turkut dhe Nasip Nacos.
Ne mbledhjen e neserme do te percaktohen edhe rregullat e reja te funksionimit te grupit. Keshtu ne zbatim te vendimit te Asamblese Kombetare nje grup pune i perbere nga deputete me profesion jurist kane ripare rregulloren e brendshme te grupit me qellim percaktimin ne te, te rregullave te reja te cilat synojne te bejne funksionimin e grupit me efikas. Keshtu, rregullorja e re qe pritet te miratohet synon te percaktoje normat e sjelljes se anetareve te grupit karshi drejtuesve te tij ashtu edhe ndaj vendimmarrjeve politike te strukturave qofte te grupit ashtu edhe te partise.
Burime prane grupit te punes qe ka hartuar rregulloren e re bejne te ditur se nuk behet fjale per ndonje ndryshim thelbesor, por per vendosjen ne rregullore te dispozitave qe parashikon edhe statuti i partise persa i perket funksionimit te grupit, qofte per vendimmarrjen ashtu edhe per masat qe mund te ndermerren per rastet e thyerjes se vendimeve politike te partise. Pjese e vendimmarrjes se grupit do te jete dhe menyra e shperndarjes se deputeteve neper komisione. Per ndarjen natyrisht do te merren parasysh profesionet e tyre dhe ata do te funksionojne si komisione per te bere oponencen e ligjeve edhe gjate kohes qe do te qendrojne jashte Kuvendit.
________________________
28 shkurt
PS dje deklaroi se kryeministri i" Ruzhdies" duhet te zgjidhe krizen politike. Deputetja e PS-se, Arta Dade, ne nje konference per shtyp tha se zgjidhja tashme mbetet vetem ne doren e Sali Berishes, pasi PS e beri hapin e madh me kthimin ne Parlament.
Ajo sugjeroi qe Kryeministri i "Ruzhdies" duhet ti referohet edhe keshillave te nderkombetareve, duke sjelle ne vemendje deklaraten e ambasadorit te Spanjes, Manuel Montobio. "Ne jemi po ashtu plotesisht dakord me thirrjen e z. Montobio per klasen politike shqiptare, se eshte ky akt konstruktiv i ndermarre nga Partia Socialiste qe hap nje dritare shprese per arritjen e nje marreveshjeje dhe se zgjidha e krizes duhet te bazohet pikerisht tek nismat ligjore te propozuara nga Partia Socialiste", u shpreh deputetja, Dade ne nje konference per shtyp.
Duke pare se mazhoranca nuk po ben asnje reagim apo veprim pas dorezimit te amendamenteve dhe kerkeses per ngritjen e komisionit hetimor ne Kuvend, opozita perserit se kjo krize nuk mund te zgjidhet vetiu.
"Kriza politike eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe kjo krize nuk mund e nuk do te zgjidhet nese nuk plotesohet kerkesa e Partise Socialiste per nje hetim te plote e te hollesishem te zgjedhjeve te 28 qershorit", u shpreh Dade.
Sipas saj, vullneti i Partise Socialiste per transparencen e plote te zgjedhjeve dhe hapjen e kutive as nuk do te tretet e as nuk do te bjerrjet. "Perkundrazi, e verteta tronditese qe po del tashme ne drite mbi kutine e Ruzhdies, qe Sali Berisha aq shume e ka per zemer, vetem sa e shton vendosmerine tone per ti qendruar kauzes sone te drejt", deklaroi Dade.
______________
27 shkurt
Partia Socialiste i ka bere serish apel mazhorances qe te hape kutite e votimit te zgjedhjeve te Qershorit, duke shqyrtuar projektligjet e depozituara ne Kuvend nga ana e opozites. Deputeti i "selise roze" Blendi Klosi theksoi dje se opozita i ka dhene nje shans shumices e cila nuk duhet ta coje dem, per te zgjidhur krizen politike ne vend, ndersa shtoi se PS-ja eshte e vendosur per te kryer transparencen e zgjedhjeve parlamentare.
Klosi vuri ne dukje se nese nuk kryhet hetimi i plote i zgjedhjeve te 28 Qershorit, atehere Kryeministri Sali Berisha duhet te largohet nga qeveria dhe, sipas tij, populli opozitar do tu rikthehet protestave per te vendosur ne vend te drejten kushtetuese per te hetuar zgjedhjet."Nese nuk ka transparence, Sali Berisha do te largohet.
Nese nuk i njeh opozites te drejten per transparence, atehere fjala i kalon popullit opozitar dhe Sali Berisha do te perballet me protesta te pandalshme derisa kjo e drejte kushtetuese e ligjore e opozites te vihet ne vend. I mbetet Sali Berishes te vendose, ashtu sic do ti mbetet Sali Berishes edhe pergjegjesia per thellimin e metejshem te krizes.
Partia Socialiste e beri edhe njehere hapin e saj. Tani projektligji eshte ne dore te mazhorances",- tha dje Klosi. Ai nenvizoi se Berisha deri me tani e ka refuzuar kerkesen e opozites per te kontribuar mbi zgjidhjen e situates politike.
Per kete arsye, sipas tij, opozita i ka dhene shanse Kryeministrit Berisha, duke njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe duke nderprere bojkotin ndaj Parlamentit. "Fatkeqesisht, me gjithe deshiren e mire dhe vullnetin per bashkepunim qe tregoi Partia Socialiste kjo perpjekje e sinqerte u prit nga mazhoranca e Sali Berishes me arrogancen dhe papergjegjshmerine qe e kane karakterizuar ate ngahere, duke e refuzuar kete shans pa treguar as minimumin e korrekteses politike e demokratike.
As minimumin e vullnetit per te kontribuar ndaj zgjidhjes se krizes",- theksoi ai. Klosi shtoi se me hyrjen ne Kuvend, opozita i dha fund te gjitha alibive qe vinin nga kampi i shumices, pasi sipas tij Partia Socialiste nuk eshte e interesuar per pushtetin politik por vetem per te kryer transparencen e zgjedhjeve te fundit parlamentare.
_________________
Nderkohe qe propozimi i opozites per zgjidhjen e krizes mbetet ne vullnetin e mazhorances per ta marre ne konsiderate, PS i ka bere serish apel Berishes te mos e djege shansin e dhene. Blendi Klosi ne emer te socialisteve i ka kujtuar kryeministrit se nese nuk do te kete transparence te zgjedhjeve, atehere Berisha do te perballet me protestat e pandalshme te popullit opozitar.
"Nese nuk ka transparence, Sali Berisha do te largohet. Nese nuk i njeh opozites te drejten per transparence, atehere fjala i kalon popullit opozitar dhe Sali Berisha do te perballet me protesta te pandalshme derisa kjo e drejte kushtetuese e ligjore e opozites te vihet ne vend. I mbetet Sali Berishes te vendose, ashtu sic do ti mbetet Sali Berishes edhe pergjegjesia per thellimin e metejshem te krizes"- ka thene ai, sot gjate nje deklarate per mediat.
Ai ka theksuar se me hyrjen ne Kuvend, PS-ja e beri hapin e saj, por kjo perpjekje u prit nga mazhoranca e Sali Berishes me arrogance dhe papergjegjshmeri.
____________
Propozimet e PS-se, Montobio: Te lidhet marreveshje konkrete
TIRANE - Ambasadori i Mbreterise se Spanjes, Manuel Montobio, me cilesine e vendit, qe ka Presidencen e radhes se BE-se, ka deklaruar dje se situata politike duhet te tejkalohet nga lidershipi politik shqiptar. Ambasadori spanjoll e ka cilesuar pozitive levizjen e opozites per tu futur ne Kuvend, nderkohe qe ka theksuar se mbi bazen e propozimeve te paraqitura nga PS-ja duhet te kete edhe nje marreveshje konkrete.
"Ne cdo demokraci, marreveshjet politike perkthehen ne ligje. Fakti qe ekziston nje propozim, nje projektligj qe eshte hedhur ne tavoline na duket faktor pozitiv", - tha Montobio, ne nje interviste per Tv "Alsat".
Zoti Ambasador, ju keni ndjekur zhvillimet politike ne Shqiperi per shkak se Spanja mban presidencen e radhes se Bashkimit Europian dhe keni qene aktiv ne deklarimet tuaja. Dje, opozita hyri dhe doli nga parlamenti. Cili eshte vleresimi juaj dhe i Bashkimit Europian per kete zhvillim politik?
Bashkimi Europian ka bere nje deklarate publike, ne te cilen ka shprehur opinionin e vet, dhe ne konsiderojme se situata politike ne Shqiperi duhet te tejkalohet nga lidershipi politik shqiptar, dhe qe veprime te caktuara duhet te ndermerren qe te mos kete nje ngerc politik qe te kushtezoje interesat kombetare te Shqiperise. Hapat e tjere qe Shqiperia duhet te hedhe, dhe qe Bashkimi Europian deshiron qe ajo te hedhe, duhet te jene ato te avancimit drejt perspektives europiane. Ne kete kuptim, hapi i ndermarre eshte nje prej veprimeve qe ne po kerkonim, dhe perben nje fakt pozitiv, te cilin e pershendesim dhe e pergezojme, pasi ne cdo moment kemi thene se ngerci politik duhet te zgjidhet permes dialogut dhe se vendi i dialogut eshte parlamenti. Ne kete kontekst, kjo na duket nje gje pozitive. Besoj qe eshte pozitive, sepse hape nje dritare mundesish per zgjidhjen e krizes politike aktuale dhe ne kete kuptim rezultati i diferencave politike duhet te jete nje marreveshje. Ne cdo demokraci, marreveshjet politike perkthehen ne ligje. Fakti qe ekziston nje propozim, nje projektligj qe eshte hedhur ne tavoline na duket faktor pozitiv. Ky projektligj, permes te cilit kerkohet te ngrihet nje komision parlamentar, eshte pritur nga mazhoranca, duke i ofruar opozites shumicen drejtuese brenda ketij komisioni. Pra, ekziston nje moment i vecante qe duhet perfituar dhe e nxisim lidershipin shqiptar te perfitoje sa me shume nga ky moment, dhe te arrijne ne nje marreveshje perfundimtare qe ben te mundur normalizimin e jetes politike, dhe te perqendroje perpjekjet ne hapat dhe sfidat qe Shqiperia duhet te perballoje ne nje afat te shkurter per te avancuar ne realizimin e perspektives se saj europiane.
Te jemi me te drejtperdrejte, ju flisni per nje marreveshje qe nuk u arrit tek Presidenti, as me delegacionin e Keshillit te Europes. Si mendoni se do te arrihet nje marreveshje, pasi deri tani kemi vetem nje levizje te njeanshme te opozites qe ofron ate qe gjithmone ka kerkuar. Nga ana tjeter, mazhoranca vazhdon te mbaje te njejtin qendrim. Ju thoni qe ka nje hap perpara, por ne fakt duket se kemi mbetur ne vend?
Eshte bere nje hap perpara dhe jam i bindur per kete gje. Te gjithe hapat paraprake duhet te cojne ne nje situate finale, qe eshte se nese duhet te ngrihet nje komision parlamentar lidhur me cka ngjare ne zgjedhjet e shkuara, eshte nje gje per te cilen te dy palet kane qene dakord prej disa muajsh, por pikerisht per kete nuk ka marreveshje prandaj dhe jemi ne kete situate sot. Dhe te themi se tani lufta eshte se cili eshte mandati i ketij komisioni. Por, gjithsesi, ku duhet te aprovohet kjo gje eshte ne parlament dhe per kete duhet te jesh ne parlament.
Por, opozita nuk eshte ne parlament?
Opozita ka derguar nje propozim ne parlament dhe ajo qe duhet te kete rendesi dhe qe te vleresohet eshte qe ne baze te ketij propozimi duhet te kete nje marreveshje, qe te lejoje te zgjidhet ashtu sic kemi thene ne deklaraten tone, kete ngerc politik. Ne mendojme se situata mund te zgjidhet vetem ne nje menyre duke pasur vullnet politik per te bere marreveshje dhe ate duhet ta beje mazhoranca dhe opozita. Te tjeret jane ndermjetesues. Por, ne nje demokraci te zgjedhur nga populli per tu perfaqesuar jane pikerisht deputetet dhe ata qe duhet te bien dakord per ligjet. Ne viziten e saj te fundit ne Beograd, baronesha Ashton perfaqesuesja e marredhenieve me jashte ne Bashkimin Europian, duke ju referuar Shqiperise tha se ajo eshte ne favor te dialogut politik konstruktiv duke u fokusuar ne menyre konstruktive ne arritjen e nje marreveshje dhe kjo varet nga palet qe duhet te bejne marreveshjen, qe jane mazhoranca dhe opozita.
A jeni optimist se jemi prane zgjidhjes se krizes politike ne Shqiperi?
Sic e thashe, ka nje dritare mundesish dhe ajo qe duhet te pyesim ne menyre konstruktive eshte se cfare mund te behet ne kete moment dhe eshte perfitimi nga kjo mundesi qe na jepet per te gjetur nje zgjidhje dhe shpresoj te kete nje ndergjegje te kostos qe ka per vendin humbja e kesaj mundesie.
_________________________________________
Projektligji i PS-se per hapjen e kutive
Partia Socialiste ben publike nismen e saj ligjore qe ne thelb synon transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Deputetet e Partise Socialiste dorezuan dje ne sekretariatin e Kuvendit te Shqiperise kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar si dhe draftin per disa ndryshime ne ligjin "Per organizmin dhe funksionin e komsioneve hetimore".
Duke iu referuar realacionit qe shoqeron kete draft mesojme se PS kerkon qe permes hetimit te zgjedhjeve te evidentohen pergjegjesite ligjore dhe institucionale te subjekteve te perfshira ne proces si edhe do te propozohen masa legjislative, administrative etj.
BE-se.
Keshtu kerkohet te ndryshohet neni 4, pika 5, duke parashikuar qe komisionet bashke me raportin perfundimtar ti paraqesin Kuvendit edhe rekomandime lidhur me ndryshime te mundshme ligjore per te parandaluar perseritjen ne te ardhmen te fenomeneve negative per shoqerine e shtetin dhe marrjen e masave te metejshme nga organi i prokurorise.
Ne nenin 2 te projektligjit te propozuar nga PS-ja thuhet se ne nenin 6 te ligjit ekzistues te shtohet pika 6/a, e cila parashikon rishtazi qe, ne rastet kur kerkohet ngritja e komisionit hetimor per hetimin e ceshtjeve qe lidhen me zgjedhjet e pergjithshme ose ato te qeverisjes vendore, ky komision nuk mund te ngrihet nese kane kaluar 6 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te pergjithshme te Kuvendit dhe 3 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve per qeverisjen vendore.
Ne nenin 9 te projektligjit, pas pikes 3 propozohet te shtohet pika 3/a qe parashikon se ne rastet kur kerkohet te hetohen problematika te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin, apo te zgjedhjeve te qeverisjes vendore, shumica e anetareve te komisionit duhet ti perkase partise me te madhe opozitare.
Ne Kreun e IV-te te ligjit, propozohet ndryshimi i nenit 17 te tij. Rregullimi i ri parashikon qe ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjen, komisioni administron dokumente zyrtare, prova filmike si dhe te dhena te tjera qe, ndihmojne ne zhvillimin e hetimeve. Po ketu detajohet detyrimi i organeve shteterore kompetente qe i disponojne keto te dhena apo prova per ti percjelle zyrtarisht ose vene ne ato ne dispozicion te komisionit, sipas kerkeses se tij. Ne rastet kur eshte kerkuar hetimi i zgjedhjeve per Kuvendin ose per qeverisjen vendore, ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjet komisioni me shumice votash mund te vendose hapjen e kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar sipas rastit nje ose disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje ose disa kutive te fleteve te votimit duke urdheruar rinumerimin e tyre.
Per shkak te prioritetit qe ka miratimi i ketij projektligji ne funksion te zgjidhjes se krizes aktuale politike dhe mbeshtetur ne nenin 28 te rregullores se Kuvendit kerkohet miratimi i ketij projektligji me procedure te pershpejtuar.
Partia socialiste propozoi qe te kete shumicen ne kete komision (perkatesisht 8 me 7 anetare) si dhe kryetarin e komisionit. Sipas PS-se, komisioni duhet ta ushtroje veprimtarine ne nje afat jo me pak se 5 muaj dhe nuk duhet te tejkaloje kufirin e 24 muajve.
Drafti shoqerohet edhe me kerkesen per ngritjen komisionit hetimor qe vijon e plote si me poshte:
K E R K E S E
Drejtuar : Kuvendit te Shqiperise.
Me objekt: Ngritjen e nje komisioni hetimor, per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise Qershor 2009.
E nderuar Zonja Kryetare e Kuvendit,
Ne perputhje me nenin 77 pika 2 e Kushtetute, ne kerkuesit, mbi 35 deputete te Kuvendit te Shqiperise, po paraqesim kete kerkese per ngritjen e nje Komisioni Parlamentar Hetimor, per te hetuar shkeljet e ligjit te ndodhura gjate pergatitjes dhe zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009.
Permbajtja e objektit te hetimit parlamentar qe duam te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave, perdorimin e aseteve publike dhe administrates shteterore ne favor te nje subjekti zgjedhor, presionin per largim, trasnferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten publike, lejet e perkohshme gjate fushates zgjedhore per personat e denuar per vepra penale dhe ceshtje te tjera te lidhura me zbatimin e ligjit zgjedhor qe kane lidhje direkt apo indirekt me problemet e permendura ne objektin e hetimit.
Ne perputhje edhe me rekomandimet e delegacionit te KE, i ardhur per te negociuar ne lidhje me krizen politike ne vend si dhe vecanerisht ne zbatim te Rezolutes 1709 te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, ku i behet thirrje mazhorances "te ngreje pa humbur kohe komisionin hetimor parlamentar ne lidhje me zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 duke i dhene shumicen e anetareve te komisionit hetimor opozites parlamentare", Grupi propozues ka paraqitur edhe projekt vendimin perkates per objektin e punes, modalitet dhe perberjen e komisionit hetimor parlamentar.
Ne kete projekt-vendim qe i bashkelidhet ketij propozimi, jane qartesisht te reflektuara objekti i hetimit, perberja dhe kohezgjatja e komisionit e cila eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe Ligjin ne fuqi per komisionet hetimore.
Ne keto rrethana, me qellim sqarimin e fenomeneve te dala nga zbatimi i keq i ligjit, identifikimin e pergjegjesive nga organet apo personave zyrtar perkates, analizimin e gjetjeve per te pergatitur rekomandimet per nderhyrje ligjor
'