Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deshmi tronditese ne gjyq: Torturat me thika e pinca

Publikuar me : 24.09.2008 Ne : Krimi - 476 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

"Jani dhe Dino me kapnin mishin me pinca, dhe me qellonin me thika dhe pirune". Ky rrefim trondites eshte regjistruar dje ne Gjykaten e Tiranes, ne procesin ndaj pedofileve me nenshtetesi angleze, te cilet, sipas akuzes, e kane ushtruar veprimtarine ne qendren bamirese "Femijet e Tij". Dje, nje 12-vjeçar, i cili dyshohet te jete abuzuar seksualisht para tre viteve ne qendren tashme famekeqe ne kryeqytet, ka deshmuar permes nje video-konference para gjykates se Tiranes kunder dy te pandehurve, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, te dy shtetas britanike. Perveç dy te pandehurve qe ndodhen ne qeli, i mituri ka akuzuar edhe ish-kuzhinierin e qendres bamirese, Janaq Papleka, qe sipas tij e dhunonte fizikisht dhe e godiste shpesh me sende te fora. Ish-punonjesi Papleka ka fituar lirine pak muaj me pare, gjate procesit paralel qe po zhvillohet per skandalin seksual. Ai akuzohej per moskallezim krimi dhe perpjekje te fshehjes per zbulimin e te vertetes. "Jani dhe Dino me qellonin me pinca, thika dhe pirun", tha i perlotur i mituri, i cili gjate kohes kur keqtrajtohej kishte qene vetem 9 vjeç. Pikerisht ne kete pike gjyqtarja Shefkie Demiraj ka kerkuar nderprerjen e seances, pasi i mituri nuk mund te rrefehej me tej per shkak te gjendjes depresive dhe frikes qe shfaqi, edhe pse intervista behej ne nje zyre tjeter dhe fytyra ishte e kriptuar. Femija eshte personi i pare qe sjell deshmine e detajuar dhe me fakte konkrete, ndaj dy anglezeve te akuzuar per kryerje te marredhenieve seksuale me te mitur. Nderkaq, per te njejten çeshtje gjyqesore ndaj ish-administratorit te qendres bamirese "Femijet e Tij", John Devid Braun, procesi po shkon drejt fundit.


Braun

I pandehuri Braun eshte perballur me deshmi te shumta, jo vetem te femijeve te abuzuar fizikisht dhe seksualisht, por edhe te familjareve te tyre qe i kishin besuar femijet tek ai. Ne nje seance me pare, ka deshmuar nje nga deshmitaret me te rendesishem dhe pikerisht drejtori i klinikes mjekesore ABC, Guy Eshelman. Ne kete klinike jane vizituar here pas here gjate viteve te fundit te miturit qe mbaheshin ne qendren "Femijet e Tij". Ështe serish kjo klinike qe ka nxjerre edhe raportin e pare te impotences per Braun.

"Perveç problemeve shendetesore, ne kliniken tone jane sjelle edhe femije qe shfaqnin probleme me sjelljen dhe probleme fizike te shkaktuara nga abuzimi seksual", ka deklaruar Eshelman kete here ndryshe nga çka deklaruar ne deshmine e pare. Sipas mjekut anglez, gjithsej kane qene 12 femije, te te cilet ishin konstatuar abuzime seksuale. Gjithsesi, ai ka marre ne mbrojtje britanikun 51-vjeçar, duke deklaruar se ai sillej mire me femijet, te cilet i vishte, i ushqente dhe kujdesej per ta. Po ashtu, mjeku Eshelman ka thene perpara togave te zeza se edhe femijet e ekzaminuar ne kete klinike ishin sjelle aty pas kontakteve qe Braun kishte pasur me stafin e klinikes. Madje, ky i fundit i kishte çuar vete femijet per kontroll mjekesor. Ne vijim te fjales se tij, mjeku anglez ka treguar procesin e vizitave mjekesore qe u beheshin femijeve. Prokuroria ka kundershtuar deshmine dhe raportin e klinikes per impotencen e Braun. Sipas akuzes, referuar ekzaminimeve te kryera nga mjeket shqiptare i pandehuri vuan nga semundja e fimozes (semundje qe veshtireson kryerjen e marredhenieve seksuale), e cila gjithsesi nuk e pengon ate te kryeje marredhenie seksuale apo homoseksuale.
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit