Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes

Publikuar me : 03.12.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 772 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Prokuroria ka lexuar dje ne Gjykaten e
Krimeve te Renda deshmine e ishkreut
te ndjere te SHIK-ut, Bashkim
Gazidede, ne lidhje me rrembimin e Remzi
Hoxhes, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt.
Gazidede ka mbajtur nje qendrim mohues
te aktakuzes, por ka sqaruar te gjithe dinamiken
e punes se Sherbimit Inteligjent
ne ate kohe. Sipas tij, SHIK-u nuk ka pasur
kompetence per te shoqeruar persona,
vetem ne raste kur merrej pelqimi i tyre. Ata
me pas shoqeroheshin ne nje vend te fshehte
dhe iu merreshin deklarimet. Per rrembimin
e shtetasit Rezmi Hoxha, Gazidede
kishte shpjeguar para dy Prokurorive te Krimeve
te Renda se kishte marre dy kerkesa
per informacione: nje nga ana e Pjeter Arbnorit
dhe nje kerkese e dyte qe i kishte ardhur
nga prokuroria, e cila kerkonte ne ate kohe
verifikimin e nje targe.
(Gazidede i pyetur ne prani te dy
prokuroreve te Prokurorise se
Krimeve te Renda me 3 tetor 2006)
Kush ka qene baza ligjore dhe
menyra e funksionimit te Sherbimit
Informativ Kombetar ne periudhen
qe ju keni qene drejtues i saj?
Sherbimi ka funksionuar ne baze te nje
ligji te miratuar ne Parlament ne vitin 1991,
si dhe mbi bazen e akteve ligjore te Keshillit
te Ministrave, apo kryetarit te sherbimit,
dokumente keto qe jane te depozituara ne
arkivin e sherbimit. Detyrat e mia kane qene
te percaktuara me vendim te Keshillit te
Ministrave, kurse detyrat e çdo drejtori drejtorie
dhe çdo dege kane qene te percaktuara
me keto vendime, apo akte nenligjore te
vete SHIK-ut. Per sa i perket organizimit ne
drejtori, struktura ka qene e miratuar me
VKM. Çdo rreth ka pasur dege dhe ne çdo
prefekture krijuam drejtori. Por keto i krijuam
vone dhe nuk e mbaj mend kohen e
sakte. Numrin e drejtorive se mbaj mend
tamam, por duhet te kene qene tete. Ne
fillim ka qene nje kryetar dhe dy nenkryetare,
me pas nje nenkryetar. Kurse drejtoret
e drejtorive emeroheshin nga une dhe miratoheshin
nga Kryeministri. Emerimet ne
baze per kryetar te zones dhe te rretheve
beheshin nga une dhe sherbenin si koordinues
dhe kontrollues te degeve.
Objekt i punes se SHIK-ut ne ate
periudhe dhe prioritetet e saj?
Objekti i punes se SHIK-ut ka qene
mbrojtja e dispozitave kryesore kushtetuese.
Une drejtoja te gjithe veprimtarine
e sherbimit dhe kisha per detyre ta kontrolloja
ate. Kisha kompetence te emeroja dhe
shkarkoja drejtoret e me poshte. Me vone
kisha te drejte vetem t‘i propozoja per emerim
dhe shkarkim tek Kryeministri. Punonjesit
e tjere i emeroja dhe i shkarkoja une. Detyra
ime ishte te kontrolloja punen e punonjesve
te SHIK-ut, marrjen e masave disiplinore
deri ne largim nga puna, ose ndjekje penale
per shkelje te renda.
Kush ka qene menyra e dokumentimit
te punes ne SHIK?
Menyrat e ruajtjes se dokumenteve kane
qene shume te percaktuara. Çdo dokument
ishte i dubluar, pra çdo dokument qe krijohej
ne baze, dergohej ne qender. Te gjitha
klasifikoheshin sipas nje rregulli te mirepercaktuar.
Cilat kane qene menyrat e
ndarjes se detyrave ne qender dhe
baze?
Qendra kishte per detyre te kontrollonte
bazen, sipas drejtorive te percaktuara. Ato
luanin rolin koordinues nepermjet qendres.
Por kishte raste qe deget koordinonin edhe
me njera-tjetren ne menyre te drejtperdrejte,
sidomos ne raste te ngutshme. Praktika
ka qene qe materialet vinin sipas drejtorive
perkatese dhe nese ata e shikonin te
arsyeshme qe duhet te merrnin mendimin
tim i sillnin materialet tek une, vija shenimin
perkates se si duhej te veprohej. Ne rast se
duhej te bashkepunonim me nje organ tjeter
si Ministria e Brendshme, materialet kalonin
nepermjet meje. Drejtorite kishin
rregulla te qarta se si duhet te vepronin. Ato kishin
me teper koordinim ne punen e degeve
dhe jo ne investigim, pasi kjo ishte detyre e
bazes. Çdo informacion qe vinte dergohej
ne baze dhe ne ndonje rast dhe mund te
jepeshin porosi se si duhet te veprohej dhe
kishte raste qe behej kontroll mbi menyren
e veprimit. Kjo behej sipas vleresimit te
rendesise se çeshtjes. Dua te sqaroj se
detyrat ishin te percaktuara dhe te shkruara
per çdo rast. Koordinimit midis bazes,
drejtorise dhe qendres behej mbi bazen e
rendesise se dosjes dhe personat qe merreshin
me te.
Ne rastet e marrjes se informacionit
per veprimtarite kriminale ne
dem te interesit te Republikes se
Shqiperise si veprohej?
Te gjitha keto jane te shkruara per
menyren se si veprohej. Nese kishte informacion
hapej nje fashikull verifikimi dhe ne
varesi te ecjes se procesit, ajo kthehej ne
dosje gjurmimi dhe nese kishte fakte, koordinohej
puna edhe me organe te tjera.
Si ka qene organizuar puna ne
Tirane ne vitin 1995?
Tirana, per shkak te rendesise dhe
madhesise kishte drejtori sherbimi dhe
drejtoret kishin kompetenca me shume se
nje kryetar dege ne rrethet e tjera. Çdo drejtori
ne baze kishte te njejtin organizim si çdo
drejtori ne qender. Zakonisht kishin degen
e spiunazhit, kunderzbulimit, drejtorine e
antiterrorit dhe drejtorine ekonomike. Pra
ishin si nje njesi autonome qe kishin
mundesine e organizimit te punes.
Cili ka qene drejtuesi i drejtorise
se Tiranes ne vitin 1995?
Ne vitin ‘95 nuk jam i sigurt, por drejtor
duhet te kete qene Arben Sefgjini dhe para
tij ka qene Mehmet Hoxholli.
Brenda drejtorise se Tiranes kishte
ndarje ne zona?
Kishte ndarje ne 3 ose kater zona, afersisht
si ndarja e komisariateve. Tirana ka
pasur organizim te veçante dhe e ka pasur
para se te krijoheshin edhe drejtorite ne
zona. Emrat e kryetareve te zonave per Tiranen
nuk me kujtohen saktesisht, por mbaj
mend qe ai i fshatit ka qene Stavri Xhirazi.
Kurse te tjeret s‘me kujtohen.
Ne rast te informacionit te nje veprimtarie
kriminale, a keni pasur
kompetence per te shoqeruar persona?
Ne nuk kemi pasur kompetenca per te
shoqeruar persona, por me miratimin e personit
mund te bisedonim ne nje ambient te
caktuar.
Si veprohej ne rastet e nje informacioni
per spiunazh?
Ne rastet e nje spiunazhi praktika eshte
qe ta gjurmosh dhe ta ndjekesh per te kuptuar
veprimtarine e tij dhe te marresh vesh
se çfare ai ka ndermend te beje per te marre
masa per parandalimin e veprimtarise se tij
te demshme. Veprimtaria e personit ndiqej
duke hapur fashikuj gjurmimi dhe kur mendonin
se kishin grumbulluar material te
mjaftueshem njoftonin prokurorine dhe ju
jap si shembull kapjen e spiuneve greke ne
Gjirokaster e Sarande, per te cilen u veprua
ne kete menyre. U njoftua Zef Brozi, si kryetar
i Gjykates se Kasacionit, qe thote se nuk
kam firmosur ndonjehere, firma e Fatos
Dervishit si zevendesprokuror i pergjithshem
dhe filluam grumbullimin e provave,
si kontroll banese etj. Veprimet procedurale
kryheshin nga policia me orientim te punonjesve
te sherbimit, ku ndodhej prova dhe
ketu nderpritej puna jone. Ne ndihmonim
prokurorine me te dhena kur na i kerkonte.
A keni pasur te drejte per persona
qe shkelnin te drejtat e njeriut
per interesa kombetare me miratim
te Prokurorit te Pergjithshem?
Ne asnje rast ne nuk e kishim kete te
drejte.
Perveç godinave te zyrave te
SHIK-ut a ka pasur ambiente te fshehta?
Keto jane normale dhe ne kemi pasur
ambiente te tilla per te kryer takime te fshehta,
apo sherbime pushimi. Keto i administronte
dega ne rrethe dhe kishte personel
perkates, si roje, apo ndonje person tjeter.
Keto jane te percaktuara ne organike dhe
jane percaktuar personat qe jane paguar.
Nuk jam i sigurt nese ky personel ka qene i
perkohshem, apo i perhershem. Por besoj
se ka pasur te perhershem rojet.
Si dokumentohej bashkebisedimi
ne keto ambiente?
Nuk e di si dokumentohej bashkebisedimi.
Pasi nuk jam marre me veprimtari ne
baze, por menyrat mund te kete qene te
ndryshme, si filmimi, regjistrimi i bisedes,
apo te tjera.
A keni dijeni per shoqerimin e nje
personi kosovar, Avdyl Loshaj, ne
drejtorine e Tiranes ne vitin 1995?
Nuk e kam degjuar asnjehere emrin dhe
sigurisht qe nuk e njoh.
A keni dijeni per shoqerimin e
Ziso Kristopulit nga Ksamili i Sarandes
ne Vain te Lezhes nga punonjes
te SHIK-ut?
Nuk e kam degjuar asnjehere kete person.
E kam degjuar per here te pare kur fliste
ne nje kanal televiziv.
A keni dijeni per marrjen e nje
shtetasi shqiptaro-maqedonas
Remzi Hoxha ne vitin 1995 nga
punonjesit e SHIK-ut?
Nuk kam dijeni per kete shoqerim, por e
kam marre vesh nga gazetat. Per kete u kam
kerkuar degeve informacion dhe kam marre
pergjigje se nuk kane pasur dijeni. Informacionin
mund ta kem kerkuar me shkresa,
por nuk jam shume i sigurt. Per kete problem
kemi hapur nje fashikull dhe kemi futur
informacionet perkatese. Nga drejtorite
me ka ardhur njoftime se kete person nuk e
kane pasur objekt pune. Per kete rast me ka
kerkuar informacion edhe Pjeter Arbnori si
kryetar i Parlamentit, vitin se mbaj mend
dhe i ktheva informacionin zyrtar qe kisha.
Me ka kerkuar informacion edhe Prokuroria
e Pergjithshme per nje targe mjeti dhe u
kam kthyer pergjigje. Çdo mjet kishte targat
e veta dhe per kete eshte marre informacion
me shkrese dhe me pas i eshte kthyer
pergjigje prokurorise. Per kete eshte interesuar
dhe Ali Spahija. Institucione te tjera
nuk mbaj mend te jene interesuar. Me kane
ardhur edhe familjaret e Remzi Hoxhes, por
nuk i kam pritur, sepse me kane akuzuar
publikisht mua dhe nuk kishin se çfare t‘u
kerkoja.
Ku i merrnit targat e mjeteve qe
perdoreshin nga SHIK-u?
Targat merreshin ne perputhje me ligjin
ne fuqi dhe i merrnim nga Ministria e
Brendshme dhe nga deget e policise ne rrethe
dhe te gjitha keto kane qene te regjistruara
dhe nuk na lejohej me ligj qe te perdornim
targa te personave private, apo targa
te falsifikuara.
Çfare kontaktesh keni pasur me
Prokurorine e Tiranes per kete çeshtje?
Nuk mbaj mend per kontakte, perveç
informacionit qe me ka kerkuar Prokuroria
e Pergjithshme per targat e dy mjeteve qe
une kam kthyer pergjigje.
Si ka qene grafika e marrjes se informacionit
nga baza?
Nuk ka pasur nje rregull te percaktuar.
Por çdo fund muaji behej mbledhje dhe diskutoheshin
çeshtje konkrete qe kishte çdo
baze.
A keni njohur ILir Kumbaron,
Budion Meçen dhe Avni Koldashin?
Ilir Kumbaron e kam njohur kur me ka
kerkuar lirim nga puna ne vitin 1996. Nuk e
di se çfare pune ka bere, por me ka thene se
do ikte ne Angli dhe une e kam liruar. Avniun
e kam takuar ne zyre kur me ka kerkuar
pune. I kam kerkuar dokumentet dhe e kam
emeruar, por se mbaj mend mire ku e emerova.
Budion Meçen nuk e kam njohur me
pare, por e kam njohur kur me erdhi per vizite
ne shtepi.
Avni Koldashi eshte arrestuar ne
vitin 2003 dhe ka deklaruar se ka
marre urdhra per shoqerimin e
Remzi Hoxhes e Ziso Kristopullit
nga Saranda per ne Vain te Lezhes.
Udhezimet i ka marre nga Arben
Sefgjini dhe Ilir Kumbaro. Çfare keni
per te thene ne lidhje me kete?
Per kete s‘kam per te thene asnje koment.
Nese ketyre personave u provohet
ndonje gje, le te vihen para ligjit. Ai ka qene
bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit para se
te punesohej ne SHIK dhe dyshoj se mund
t‘ia kene perdorur kete dobesi per te marre
deklarime qe mund te mos jene te verteta.
Dua te shtoj se Fatos Klosi ka derdhur nje
mori akuzash ne adresen time.


Halit Shamata, "harron" gjithçka

Ish-ministri i Brendshem, Halit
Shamata, u eshte pergjigjur te
gjitha pyetjeve ne procesin gjyqesor
te rrembimit te biznesmenit Remzi
Hoxha, se nuk mbante mend asgje.
Prokuroria disponon dy shkresa, nje
nga Presidenti i asaj kohe, Berisha, i
cili kerkonte informacion nese Remzi
Hoxha ndodhej ne ndonje prej
paraburgimeve ne Shqiperi dhe nje
kerkese e Prokurorise se Pergjithshme
per arrestimin e nje polici, i cili
akuzohej per rrembimin e Remzi
Hoxhes. Ne te dyja rastet Shamata, i
cili nuk kishte reaguar asokohe zyrtarisht,
eshte pergjigjur se nuk i kujtohej
arsyeja per mospergjigjen.


Agim Shehu "genjen": Jam jashte Shqiperise



Agim Shehu, ish-drejtori i pergjith
shem i Policise se Shtetit, ka
"genjyer" dje Gjykaten e Krimeve te
Renda per te deshmuar per rrembimin
e Remzi Hoxhes. Ne gjykate
eshte paraqitur fletethirrja bashkangjitur
me nje shenim te familjareve
te tij: Agim Shehu ndodhet jashte
Shqiperise. Por menjehere ka reaguar
prokurori i çeshtjes, sipas te cilit, nga
verifikimet ka rezultuar se z. Shehu
ndodhet ne Tirane.
Nderkohe, dje ka munguar pa arsye
edhe Fatos Klosi. Ne seance u
degjua edhe deshmitari Bexhet Haxhiu,
i cili nga viti 1993 deri ne ‘98 ka
qene sekretar i grupit parlamentar te
PD-se. Ai ka thene se ne ‘95-en dy
vellezerit e Remzi Hoxhes kane
kerkuar takim per te sqaruar ngjarjen.
Shpetim Pasholli eshte deshmitari
tjeter per te cilin prokurori beri
kundershtimin e deshmise. Sipas
prokurorit, deshmitari me daten 10
shtator te vitit 2003 eshte pyetur nga
oficeri Kastriot Skenderaj dhe prokurori
Perparim Hasa. Ne deklarimet e
tij ai ka bere me dije se me urdher te
shefit te tij, Avni Koldashi, kishin
shkuar te pazari i ri, te nje firme. "Avniu
me tha ta mbaja ndezur makinen dhe
dyert hapur. Aty moren me force nje
person dhe pasi e futen me dhune ne
makine Avniu me tha ik drejt Kazmes".
Ky eshte deklarimi i 5 viteve me pare.
Halit Shamata nuk mbante mend asgje.
Dje ne proces deshmuan edhe disa
persona te tjere si Sefer Kambo. Ne
deklarimin e tij ai beri me dije se gjate
vitit 2005 ndihmonte bash-keshorten e
tij qe punonte ne Policine e Tiranes.
Nje dite kishte degjuar nje zhurme, kur
kishte pare se nje person po e merrnin.
Ne deklarimin e tij ai beri me dije
se kishte degjuar policet qe ulerinin
duke ia bere "ra, ra, ra".

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi
» Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit