Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deshmitaret e huaj te votes shqiptare

Publikuar me : 19.02.2010 Ne : Politike - 270 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas kater ditesh ne Tirane do te vijne te huajt e tjere te zgjedhjeve. Delegacionin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes do ta kryesoje presidenti i sapozgjedhur, turku Mevlut Cavusoglu, kreu i grupit te djathte, Luca Volonte, shefi i socialisteve te Asamblese, Andreas Gross, Anne Brasseur nga liberalet dhe Tiny Cox nga e Majta e Bashkuar Europiane, si dhe dy raportuesit David Eilshire dhe Jaako Laakso.


Do te vijne per te bere perpjekjen e fundit per ti dhene zgjidhje krizes shqiptare, e cila mbahet peng te kutite e votimeve te 28 qershorit 2009, te cilat qeveria nuk ka ndermend ti leshoje.


Zyrtarisht do te jene krahu i djathte i presidentit Bamir Topi, dhe do te jene ndoshta mundesia e fundit qe qeveria e Tiranes te mos e zvarrise zgjidhjen e krizes, e cila pas shtate muajve, si cdohere qe njera pale e krizave eshte S.Berisha, e ka futur vendin ne nje qorrsokak prej nga do te duhet nje "Vranicki" tjeter per ta nxjerre.


Edhe sipas perceptimit te opinionit publik, zgjidhja e krizes nuk do te vije nga brenda vendit, por nga jashte. E thote edhe njeri prej sondazheve te shumte mediatike, i cili dje prezantohej keshtu: Nder 8900 shqiptare qe votuan online, 57 per qind thane se zgjidhja do te vije nga nderhyrja e nderkombetareve, 23 per qind thane se tryeza e thirrur nga presidenti Topi do te deshtoje dhe vetem 20 per qind u shprehen se vijimi i tryezes se presidentit do te kete zgjidhje te shpejte.


Perfaqesuesit e KiE nuk jane te paret te huaj, qe vijne per te zgjidhur krizat politike ne Shqiperi. Jane kriza ku z. Berisha gjithnje eshte "violine e pare" - sic do te shprehej austriaku 73-vjecar, Franz Vranitzky, ish-kancelar i Austrise ne vitet 1986-1997-te. Ai do te merrte persiper bisedimet mes OSBE-se dhe Shqiperise, kur ne Shqiperine e presidentit Sali kishte vetem kaos dhe shteti kishte rene.


Ne nje liber te vetin, botuar pak kohe me pare, per misionin ne Shqiperine e marsit 1997, Vranicki do te shkruante mes te tjerave: "Sipas mendimit te nje pjese te madhe njerezish sistemi politik kishte bere vetevrasje ekonomike. Sipas rregullave tradicionale kishte ardhur koha te merrej hak ose shpagim tek keqberesit dhe perfaqesuesi i pare i keqberesve ishte vete z.Berisha...


Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1996 u shkelen rregullat. Qytetareve me te drejte vote ju mohua me dhune pjesemarrja ne votim, te tjere u shoqruan me police te armatosur ne kutite e votimit, qe i kontrollonin gjate dhenies se votes... Kontakti im i pare ne Tirane me Berishen ishte i mundimshem...".


Ish-kancelari, fale Zotit, eshte ende gjalle dhe mund te deshmoje per keto qe ka shkruar, edhe per raportin e OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet skandaloze te 26 majit 1996, te organizuara nga S.Berisha.


Nje e vertete qe i rrinte mbi koke kryeministrit nje vit me pare, kur ne krye te misionit te ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishte vendosur britanikja Audrey Glover.


Berisha nuk ia kishte harruar ate raport per zgjedhjet bloze, qe ODIHR-i hartoi pas maskarades se 26 majit. Dhe ne pamundesi per ta larguar zonjen e nderuar qe ka vezhguar zgjedhje nga ish-Bashkimi Sovjetik ne SHBA, ai u perpoq te klononte miq personale si austriaku Eolfgang Grossruck.


Deshmia e tyre, megjithate, nuk mundi ta fshihte maskaraden zgjedhore te radhes se Berishes. Si koordinatori special i ekipit te perkohshem te vezhguesve te OSBE ne Shqiperi, Volfang Grosruk, si ambasadorja e ODIHR, Audrey Glover, si Kryetari i Asamblese parlamentare te NATO-s, Bruce George dhe drejtuesja e Asamblese Parlamentare e Keshillit te Europes, Corien Jonker thane njezeri: "Ka perparime, por nuk jane arritur ende standardet" .


Pika me delikate qe vulosi edhe mashtrimin zgjedhor ishte perfundimi: "Vezhguesit e ODIHR-it vleresuan negativisht procesin e numerimit ne 22 nga 66 KZAZ-te.


Transparenca e procesit te numerimit te votave u vleresua negativisht ne 11 KZAZ. Vezhguesit e partive u penguan te benin detyren e tyre ne 18 KZAZ. Procedurat e numerimit te votave nuk u respektuan ne 14perqind te KZAZ-ve".


Po keshtu edhe per KQZ-ne: "Gjate periudhes paszgjedhore te procesit te ankimimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shfaq me karakter politik, ndryshe nga periudha parazgjedhore". Per fat te keq nuk jeton me, nje deshmitar i huaj i zgjedhjeve shqiptare.


Danezi Jorgen Grunnet, u nda nga jeta me 22 janar te vitit te shkuar. Ishte figure emblematike e ndermjetesimeve te huaja per te zgjidhur krizat politike shqiptare.


Gazetar dhe me pas diplomat, i respektuari Grunnet kryesoi delegacionin e OSBE/ODIH-it ne zgjedhjet parlamentare te vitit 3 korrikut 2005 dhe ato vendore te 18 shkurtit 2007. Iku zemerthyer nga Shqiperia. Fjalet e fundit te tij per zgjedhjet shqiptare do te ishin:


"Zgjedhjet lokale te 18 shkurtit ne Shqiperi perbene nje mundesi te humbur per te zhvilluar zgjedhje ne perputhje te plote me detyrimet nderkombetare dhe me standardet demokratike.


Dita e zgjedhjeve ishte ne pergjithesi e qete, por votimi u shenua prej mangesive procedurale dhe ne disa vende nga tensioni. Mungesa e nje angazhimi konstruktiv prej partive politike riktheu shqetesime te meparshme lidhur me vullnetin e tyre per bashkepunim me njeri-tjetrin per te siguruar qe zgjedhjet te kryhen ne perputhje me Angazhimet e OSBE-se".


Pas te ndjerit Grunnet dhe figurave te tjera te respektuara, qe jane deshmitare te gjalle, te tjere te huaj po vijne ne Shqiperi, per te zgjidhur krizat politike, te cilat prej zgjedhjeve te para pluraliste kane vetem nje aktor - Sali Berishen.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit