Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Devolli: Kjo Tirane do te jete e frikshme

Publikuar me : 25.07.2008 Ne : Sport - 383 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Mesfushori Bledar Devolli flet per ditet e para si bardheblu, teksa vlereson grupin qe eshte formuar

I kane mjaftuar vetem 7 dite stervitje, qe te kuptoje edhe me mire se Tirana e ketij sezoni do te jete skuadra per t'u mundur. Bledar Devolli, blerja e re e presidentit Refik Halili, duket se eshte ambientuar shume shpejt me shoket dhe stafin teknik. Gjirokastriti ndihet i kenaqur me gjithcka qe e rrethon dhe shpreson ta shperbleje besimin ne fushe. Ne nje interviste per "Sportin shqiptar", Devolli eshte i sigurt se titulli kampion do te behet realitet ne kampionatin e ri, qe do te nise me 24 gusht.

Bledi, si kane qene ditet tuaja te para si bardheblu?

Ia kam kaluar shume mire. Me pjesen me te madhe te lojtareve njihesha, nderkohe qe edhe me nje pjese te stafit teknik kam kaluar mire kur kam qene para 7 vitesh. E vetmja enigme per t'u zbuluar ishte trajneri Bllazhe Slishkovic.

Cfare pershtypjeje ju ka lene boshnjaku?

Shume te mira. Eshte nje trajner profesionist dhe kjo duket qarte ne menyren se si punon me ne, duke na shpjeguar cdo ushtrim dhe cdo detyre qe kemi ne fushen e lojes. Stervitja qe Slishkovic aplikon eshte e larmishme dhe na jep mundesine te lodhemi duke u kenaqur.

Si po ju duket skuadra ne fushe?

Te gjithe, pa perjashtim, jemi te perkushtuar per te marre me te miren nga kjo faze pergatitore. E kam fjalen ketu qe nga me i riu dhe deri te me i vjetri ne skuader, po punojme me te njejtin intensitet. Kjo edhe fale kushteve qe na jane krijuar ne Oher, ku hoteli ndodhet afer me fushen stervitore, nderkohe qe temperaturat jane te uleta.

A mendoni se ka ende nevoje qe grupi te kompletohet?

Ne nje skuader si Tirana, perforcimet jane gjithmone te nevojshme. Dje, me grupin eshte bashkuar mbrojtesi Andi Lila, nderkohe qe presim Daniel Xhafajn, Abraham Alechenyn, Laurent Mohelebin dhe Erbim Fagun, te cilet jane deklaruar pjese e ekipit. Edhe keshtu jemi shume te forte, por nese do te vinte dikush tjeter, qe ka karakteristikat per te luajtur te Tirana, sigurisht qe i ka dyert te hapura.

Mesfusha, ku edhe ju vete luani, eshte reparti i mbipopulluar...?

Eshte e vertete. Jemi disa lojtare me karakteristika te njejta, por kjo nuk perben problem per mua, sepse do te jete trajneri ai qe do te zgjedhe se kush do te luaje. Personalisht, jam pergatitur per te perballuar konkurrencen te Tirana, ndryshe nga sa kam luajtur neper ekipe te tjera, ku isha titullar.

Ne fund, deri ku e shihni se mund te arrije kjo Tirane?

Nje klub si yni nuk duhet ta vere ne dyshim shpalljen kampion. Do t'i siguroja te gjithe, vecanerisht kundershtaret, se Tirana e ketij sezoni do te jete nje skuader e frikshme ne fushe.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit