Jo, jo, une nuk merzitem. Dhe as dorezohem. Jeta ime ska qene kurre e thjeshte. Me keq madje, ka qene e komplikuar sa ska me. Por nuk harroj prejardhjen time, te
cilen kurrkush mbi kete bote se pati si une.
Une rrjedh nga ato fiset e lashta, qe nder
keto troje kishin kohe qe jetonin, ndersa te tjeret zbriten gjithe furi nga veriu, veshur
e mbathur me lekura te thara kafshesh.
Nuk e harroj kete dhe mbushem gjithe gezim.
E qarte, edhe pse erdhen me vone se une, te tjeret i ngriten para meje shtetet e tyre. Bile
kerkuan ti shtrinin ata edhe mbi zoterimet e mia. Por une mbeta heroik. Nuk luftova
kunder kujt, vec mbrojta token time.
Dhe isha i vetem. Nuk gjeti kurre trimeria, strehe me te rehatshme se une. Isha i vetem perballe te gjitheve dhe mbijetova. Ska me trimeri se te jesh i tille perballe te gjitheve dhe te mbijetosh.
Une mbijetova edhe kur bera lufte. U vrava dhe u preva nga te kater anet. I varfer sic
isha. U vrava nga te huajt si kurrkush tjeter. Por u vrava edhe nga te mite.
Luftova me shpresen se pas cdo lufte, gjithcka do te ishte me mire dhe, me se fundi, do te jetoja i lumtur.
Kur une ende vazhdoja te luftoja, pak milje me larg, te tjeret kishin disa qindra vjet
qe kishin ngritur universitetet e dijes.
Por une prape krenohem dhe nuk e ul koken. E bera edhe luften kunder pushtuesve dhe isha prape i vetem. Serish si kurrkush, serish hero. Hero isha dhe i tille mbeta edhe kur nisa te ndertoje sistemin e barazise nder vete.
Ndertova hidrocentrale te medha dhe solla drite edhe ne qoshet me te erreta te tokes sime, ndertova me dhjetera fabrika te medha qe kurre kjo toke si kish pare. Krenohem me to
une ngrita nje republike nga hici. Si? Vazhdova te ushqehem me racione te vogla, vaji, djathi dhe mishi, te pamjaftueshme as per ti ngopur te vegjlit e mi? Po ky eshte heroizmi dhe ska tjeter.
Une nuk isha nje njeri i zakonshem dhe jeta e zakonshme me ato gezimet e vogla, me shetitjet, pushimet, fundjavat nuk ishte per mua. Une isha zgjedhur per jeten e vertete qe gjen gezimin tek dhimbja dhe heroizmi. Une isha perzgjedhur per gjera te medha dhe jo per vogelsira te parendesishme njerezore qe mbushnin jeten e fqinjeve te mi. Ndaj nuk merzitem. Nuk trishtohem.
Une jam nje njeri i forte. Dhe njerezit e forte jane shembujt e mi. Isha aq hero sa spata me nevoje as per Zotin.
As per lutjet ndaj tij. Edhe pse, here - here, vazhdova te ngre syte drejt qiellit, kur prapesite e fatit mberrinin nje pas nje dhe gje prej gjeje sme jepte shpetim. Une u ndava nga te gjithe. U kerrusa dhe u mbylla ne lekuren time, por mbijetova ndaj te gjithe rrebesheve te jetes.
Bera nje jete heroi. Nuk me perkulnin dot as racionet e ushqimeve qe vazhdonin te me pakesoheshin. Nuk trishtohem, sepse une e
di njeriu nuk eshte ajo cka ha, por ajo cka ben.
Dhe une bera. Bera edhe demokracine. Koha prape me thirri per bema te reja. Se une, mesa duket, kam lindur vec per to. Dhe nuk prita. Kur historia me therret, fati im, ai fati im i vogel njerezor eshte aq i parendesishem. Keshtu ka qene gjithmone per mua.
Dhe mora kazmen serish dhe me forcen time, qe askush se di nga buron, i hyra sistemit
te vjeter, fabrikave, mentaliteteve, ideologjive.
Ashtu sic me ka hije, pa kompromis, me shikimin e mprehte drejt se ardhmes. Qe vec une e dalloj, ne ato horizontet e largeta e te pamatshme, qe syri i njeriut e ka te veshtire ti rroke.
Pikerisht aty, kur me pas, per befasine time, zbulova se kishte jete. Ne ate kohe mbeta pa pune. Njerezit e mi, familjaret, fqinjet e deriatehershem, njerezit e rinj te demokracise, me izoluan dhe nuk me
folen me.
Edhe femijet e mi habiteshin per varferine e madhe qe vazhdoi te kendoje ne
sofren time. Une kisha qene nje hero, nje gjigant i paarritshem ne realizimin e planeve te
medha, te koheve te shkuara. Por, ne perplasje me to, ashtu te mundura sic ishin, kishin
mundur te me linin plage ne trurin tim.
Plage qe demokracia jone nuk i pranon. Ndaj, si
nje hero i ri, une nuk heshta por nisa te perleshem me veten. Sic me kishte hije, vec mua.
Te ndertosh demokracine per mua e te tjere eshte, gjithashtu nje lufte. E lufta, per
burra eshte. Ndaj nuk tutem une, nuk plogeshtohem. Nuk ka kohe per paqe. Secila kohe
ka armiqte e saj. Ka luften e saj.
Edhe demokracia, gjithashtu. Dhe une nuk i bej bisht. Jam nje hero, sic me kerkohet prej nga smbahet mend. Ja, sot p.sh., nuk mendohem dy here, kur me thone ti sulem mbeturinave te komunizmit, asaj fare te keqe qe spo le te mbije faren e demokracise.
Dhe nuk ndaloj. Armiqte ne kete vend nuk mbarokan kurre. Ata vec ndryshojne qimen, sic thoshte ajo fjala e urte qe sdihet me, kush e tha i pari. Dhe nuk mendoj per jeten time. Per ate jeten e vockel, prej njeriu te vockel, mbushur me monotoni, ushqime te bollshme, pushime te rehatshme sic bejne fqinjet e mi.
Ne radhe i kam te gjithe komunistet e pareformuar, te korruptuarit, antiintegrimet. Dhe nuk i fal, kudo ku ti ndesh, ne qendren e re te punes, ne rruge, ne familje. Nuk harroj, historia nuk me ka thirrur per te jetuar si i vockel. Por te luftoj si i madh. Si hero.
E di, e di qe jam i lodhur. Qe jam i varfer. Se kam pak mundesi te clodhem e te gezoj
ato gjerat e vogla, per te cilat, njeriu i zakonshem, ndonjehere ka aq nevoje. Kam pak
te ardhura edhe kur punoj. Kam, gjithashtu, nje pension qe sme mjafton as te ushqehem
denjesisht.
Por nuk dorezohem, une njeriu historikisht hero. Sidomos, tani kur me kane
mbetur metrat e fundit dhe integrimi po me buzeqesh nga kaq afer. Dhe spres, por nisem.
Serish e serish.
E le prapa njeriun dhe kthehem heroi i gjithejetshem, ashtu sic me mbajne
mend te gjithe. Edhe integrimi ka armiqte e tij. Mbledh fuqite e fundit qe me kane mbetur
dhe i godas fort edhe ata. Kushedi, ndoshta kjo, mund te jete beteja e fundit.
Keshtu iken vitet.
Tani jam vertet ca i lodhur. Floket i kam te bardhe. Por nuk dorezohem eshte lodhur njeriu dhe jo heroi. Kete te gjithe e dine tashme. Ndaj, ndaloj pak hapin tim dhe ulem ne ate shtegun aty. Dhe i hedh nje sy jetes sime. Dicka duhet te kuptoj. Do kuptoj patjeter dicka. Dicka qe me rreshqet...