Dietat e grave kane avancuar por vazhdojne te kene te njejten baze, eliminimin e karbohidrateve. Metoda me komune per te rrezuar kilet e teperta jep edhe efekte te demshme. Thuaj mirupafshin bukes dhe makaronave dhe njekohesisht thuaj lamtumire edhe memories.
Ky eshte konkluzioni i nje studimi te Universitetit Tufts te Bostonit botuar ne revisten italiane *Appetite*. Kerkimet u bazuan ne impaktin e dietes qe eviton miellin sheqerin dhe patatet dhe konsiston vetem ne proteina dhe vitamina. Perfundimi eshte: Ata qe nuk perdorin ne ushqimin e tyre karbohidratet vujane nga kujtesa.
Doktor Holly Taylor, thote se cipa e memories demtrohet nga kjo lloj diete pasi mungesa e karbohidrateve ben qe truri te mbetet i paushqyer. Studimi u testua ne 19 femra te moshes nga 22-55 vjec. *Buka dhe makaronat jane si *karburant* per neuronet*, thote doktor, Taylor.