Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Djali i aktorit, arrestohet duke vjedhur makinen diplomatike

Publikuar me : 12.06.2009 Ne : Kronike - 584 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

TIRANË - Djali i aktorit te njohur te Teatrit, Medi Malka, eshte arrestuar nga Policia e kryeqytetit ne tentative per te vjedhur nje autoveture te Ambasades Hungareze ne Tirane.

 

Iliad Malka, 28 vjeç, lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane, eshte arrestuar ne kryqezimin e Bulevardit "Deshmoret e Kombit", ne rrugen "Abdyl Frasheri", pasi po tentonte te vidhte nje automjet tip "Benz", ne pronesi te nje perfaqesie diplomatike e akredituar ne vendin tone.


Arrestimi i djalit te aktorit Malka, u krye gjate oreve te mbremjes se te merkures, sapo kishte nisur te zbatonte planin e tij per te vjedhur makinen e perfaqesise diplomatike.


Tentativa e 28 -vjeçarit ka rezultuar e pasuksesshme, pasi ky i fundit eshte arrestuar nga efektivat e Komisariatit Nr. 2 pas informacioneve qe kane marre uniformat blu per tentativen e 28- vjeçarit per te vjedhur makinen. Fale informacioneve qe ka marre Policia, eshte bere e mundur qe shmanget vjedhja e makines.


Edhe pse makina me targa diplomatike ka qene e parkuar ne nje zone teper te dukshme dhe e mbushur me kalimtare te rastit, nuk ka qene aspak problem per 28- vjeçarin Malka per te tentuar te vjedhe makinen tip "Benz". Sipas burimeve zyrtare te Policise se kryeqytetit, i arrestuari Iliad Malka ka qene person me precedente te meparshem penale, pasi eshte denuar po per vjedhje. Materialet hetimore per ngjarjen do t'i kalojne Prokurorise se Tiranes per vepren penale te vjedhjes e mbetur ne tentative.

 

E perplas makina, humb jeten 50- vjeçarja nga Tirana

TIRANË - Nje grua rreth moshes 50 vjeç ka humbur jeten, pasi u godit nga nje makine qe po levizste me shpejtesi te madhe. Fatime Xhepa, lindur dhe banuese ne Tirane, po levizte ne kembe, ne momentet qe eshte perplasur nga nje makine, ne Vaqarr te Tiranes, nderkohe qe Policia ka shpallur ne kerkim autorin e aksidentit.


Sipas burimeve zyrtare te Policise se Tiranes, 50 -vjeçarja menjehere pas aksidentimit eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur te jetoje per shkak te demtimeve te shumta qe ka marre ne trup.


Drejtuesi i makines qe i shkatoi vdekjen 50- vjeçares eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos ndaluar per t'i dhene ndihmen e shpejte te aksidentuares dhe eshte shpallur ne kerkim nga Policia e kryeqytetit. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur specialiste te hetimit te aksidenteve rrugore te cilet kane kryer veprimet hetimore per ngjarjen. Autori i aksidentit me pasoje vdekjen e nje personi nuk eshte identifikuar akoma nga Policia dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e tij.

 

 


 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit