Qeveria miratoi shpyllezimin me qellim ndertimin e nje fabrike cimentoje dhe tullash ne Kraste te Krujes te 311.2 hektareve toke. E gjithe siperfaqja do te hiqet nga Fondi Pyjor Kombetar.
Ne fakt, vendimi i marre dje ka te beje me propozimin e disa ndryshimeve ne marreveshjen e lidhur midis qeverise shqiptare dhe kompanise qe do te ndertoje fabriken. Behet fjale per rritjen e siperfaqes pyjore qe i vihet ne dispozicion investitorit per ndertimin e fabrikes dhe sigurimin e lendes se pare.
Ne marreveshjen e miratuar ne dhjetor te vitit 2007, kompanise i ishte ofruar nje siperfaqe prej 194.87 hektaresh toke, nderkohe qe me vendimin e djeshem kemi nje rritje te saj me plot 166 hektare te cilat do te hiqen nga fondi pyjor i kesaj zone.
Nga e gjithe siperfaqja, 11.85 hektare do te perdoren per ndertimin e fabrikes se cimentos dhe tullave te lehtesuara, 251 hektare do te shfrytezohen per nxjerrjen e gurit gelqeror per lende te pare, rreth 30 hektare jane parashikuar te perdoren per nxjerrjen e argjiles, ndersa 18.4 hektare do te jete siperfaqja ne te cilen kompania do ta perdore per sigurimin e reres.
Sipas hartave qe ofrohen ne tabelat perkatese, e gjithe siperfaqja qe parashikohet te shpyllezohet eshte e veshur me shkurre dhe drure te ulet, nderkohe ne ligj ekziston edhe nje klauzole e cila percakton se brenda nje afati pesevjecar kompania duhet te mbjelle me peme nje siperfaqe te barabarte me ate qe eshte shpyllezuar.
Gjate viteve te fundit, qeveria ka dhene nje sere lejesh per ndertimin e fabrikave te cimentos dhe tullave, te vendosura kryesisht ne pjesen veri-perendimore te vendit. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit, e cila daton fiks nje vit me pare, u miratua ndertimi edhe i kater fabrikave te tjera te cimentos. Projektet e miratuara nje vit me pare nga KRTRSH-ja parashikojne ndertimin e fabrikave te cimentos ne Balldren dhe Droje te Lezhes, Bushat te Shkodres dhe Nikel te Krujes.
Momentalisht cimento prodhohet ne Elbasan dhe Fushe-Kruje. Por, po ne njejten zone Fushe-Kruje-Lezhe, jane duke u ndertuar edhe kater fabrika te tjera per prodhimin e cimentos. Ne total, perfshire edhe ato qe tashme kane filluar nga prodhimi, numri total i projekteve te miratuara dhe fabrikave te cimentos ne vend arrin ne dhjete te tilla. Por, miratimi i nje numri te madh projektesh per ndertimin e fabrikave te cimentos ka shkaktuar indinjaten dhe reagimin e grupeve ambientaliste te cilet kane dhene alarmin per ndotjen e madhe qe keto vepra do ti shkaktojne ambientit.
Zona mbi Fushe-Krujen eshte nje nder me problematiket per sa i perket demtimit te mjedisit per shkak se kodrat perdoren per nxjerrjen e lendes se pare. Krahas kesaj, furrat e gelqeres qe prej vitesh ushtrojne aktivitet ne zone kane zhveshur nje pjese te konsiderueshme te kodres.