TIRANE- Nje grua 55 -vjecare, banuese ne Koder- Kamez, nderroi jete ne spitalin ushtarak pasi ishte vetehelmuar ne banesen e saj me fostoksine.
Ngjarja ndodhi dy dite me pare ne Institutin Bujqesor ne Kamez, kur gruaja Hazbije Qinami, 55 vjece, braktisi dhomen e ndenjes, ku ishte me dy djemte e saj dhe nuset e tyre per te shkuar ne dhomen e gjumit.
Vetem pak minuta me vone, gruaja eshte gjetur nga dy djemte e saj ne gjendje te rende dhe ne alivani te plote, per shkak te konsumimit te nje sasie fostoksine.
Menjehere ajo eshte derguar ne spitalin ushtarak per ti dhene ndihmen e nevojshme, por ka mundur te mbijetoje vetem disa ore, qe nga ora 11:00 e paradites se te dieles kur ishte derguar ne spital. Nga hetimi i kryer nga policia eshte mesuar se ajo nuk kishte asnje konlfikt apo debat me te afermit e saj, apo me persona te tjere.
Nga burimet e policise mesohet se 55- vjecarja Qinami disa minuta para se te kryente aktin e vetevrasjes po qendronte ne shtepi, bashke me anetaret e tjere te familjes.
Nderkohe gjate kohes qe ka qene ende gjalle ne spital, gruaja iu ka pohuar hetuesve te policise se kishte konsumuar me dashje dhe me ndergjegje barin helmues, por pa dhene ndonje informacion, mbi motivet apo shkaqet e mundshme qe e kane shtyre ate drejt nje akti te tille.
Kjo ka shuar dyshimet e policise per ndonje akt te mundshem te dyshimte. Hetimi i policise eshte perqendruar me teper ne drejtim te gjetjes se ndonje motivi te mundshem qe ka shtyre gruan 55- vjecare te ndermarre nje akt te tille.
Nga verifikimet e policise eshte vene re se gjendja ekonomike e familjes ishte relativisht e mire, ndersa ajo nuk ka pasur konflikte ne familje. E vetmja mosmarreveshje qe policia ka dyshuar ka qene ajo faktit se njera nga nuset e djemve te saj kishte kerkuar qe vazhdonte nje dege universitare ne vend.
Pavaresisht nje momenti mosmarreveshjeje mes tyre edhe ky dyshim qe ka pasur policia eshte shuar, kur eshte marre vesh ne fund edhe vjehrra eshte pajtuar me faktin. Nderkaq policia po verifikon dyshime te tjera ne lidhje me kete ngjarje.