Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dorezohet flamuri, Shqiperia gati per Olimpiaden

Publikuar me : 24.07.2008 Ne : Sport - 400 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Mijera zemra shqiptaresh do te jene kurdohere me ju per t‘ju dhene kuraje

 

 

Shqiperia eshte gati per Lojerat Olimpike Pekin 2008, eveniment qe do te nise pas 15 ditesh ne Kine. Akti i fundit ishte ceremonia e zhvilluar dje ne Pallatin e Brigadave, ku Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i ka dorezuar ekipit olimpik, me saktesisht mundesit Sahit Prizreni, flamurin kombetar. 26-vjeçari i lindur ne Kukes do te kryesoje delegacionin kuqezi ne Olimpiade. Ne ceremonine e zhvilluar, pas fjales pershendetese te rastit te ministrit te Sporteve, Ylli Pango, dhe presidentit te KOKSH, Hysen Domi, Presidenti Topi i ka uruar sportisteve nje perfaqesim sa me dinjitoz. "Jam i lumtur qe, si President i Republikes, me jepet rasti sot t‘i dorezoj flamurin Ekipit Olimpik shqiptar, i cili do te konkurroje ne Lojerat e Pekin 2008", tha ai perpara pjesemarresve te shumte. "Kjo nuk eshte nje ceremoni e thjeshte zyrtare, por nje ngjarje e veçante sa simbolike dhe domethenese. ‘Nje bote, nje enderr‘, ky eshte slogani i ketyre Lojerave. Dhe ne, si te gjitha shtetet, jemi pjese e kesaj bote dhe kemi te njejten enderr. Ky slogan fton mbare boten qe t‘i bashkohet shpirtit olimpik per nje te ardhme me te mire per njerezimin. Vajzat dhe djemte sportiste olimpike te Shqiperise, bashke me flamurin dhe krenarine, do te marrin sot mbi supet e tyre pergjegjesine e madhe morale per te perfaqesuar sa me denjesisht atdheun e tyre, Republiken e Shqiperise ne Lojerat e 29-a Olimpike". Me tej, kreu i shtetit vazhdoi: "Ky flamur, qe do te shpaloset hijshem ne ceremonine e hapjes, per t‘i deshmuar botes pranine e nje populli te vogel, por me nje shpirt te madh gare. Do te jete ky flamur, i cili gjate gjithe diteve te Olimpiades me valevitjen e tij, do t‘ju kujtoje se mijera e mijera sy, mijera e mijera zemra do te jene kurdohere me ju per t‘ju dhene kuraje, per t‘ju kujtuar se ju jeni ne gjendje te beni me te miren tuaj. Besoj se ju do te dini t‘ia shperbleni popullit tuaj. Natyrisht medaljet kane vleren e tyre te veçante, por me e rendesishme se sa nje ose disa medalje, eshte perfaqesimi me dinjitet, eshte shpirti i gares, eshte krenaria qe bart secili prej jush ne perfaqesimin e Shqiperise. Merreni kete simbol te krenarise sone dhe bashke me te, ne emer te popullit shqiptar, me lejoni t‘ju jap urimin: Dalshi faqebardhe!".

Nga ana e tij, mundesi Prizreni e falenderoi Presidentin per nderin qe iu be, dhe ne emer te sportisteve te tjere pjesemarres ne Pekin 2008 premtoi se do te bejne maksimumin per ta ngritur sa me larte flamurin shqiptar. "Ështe mjaft emocionuese qe do te mbaj flamurin ne ceremonine e hapjes", ishin fjalet e tij te para. "Ndjehem gati per kete pergjegjesi, edhe pse e kam te qarte se ky nder mund t‘i ishte rezervuar kujtdo prej sportisteve te ekipit. Do te bejme me te miren qe te ngreme lart emrin dhe flamurin tone". Rreth objektivave personale, Prizreni tha se do te luftoje te hyje ne zonen e medaljeve: "Shkoj ne kete eveniment si fituesi i medaljes se bronzit ne Boteror dhe natyrisht qe do te synoj medalje. Nje tjeter bronz? Objektivi kryesor eshte te marr medalje, nese do te fitoja argjend ose ar, ky do te ishte nje rezultat i jashtezakonshem". Ne zonen e medaljeve synon te futet edhe qitesja Lindita Kodra, e cila shkon ne Lojerat Olimpike si kampione e Evropes.


Delegacioni Olimpik shqiptar ne Pekin 2008

1. Fidel Ylli Shef Misioni

2. Kliton Muça Staf

3. Muhamet Ostreni Mjek

4. Klodiana Shala Atletike

5. Dorian Çollaku Flakje çekiçi

6. Vaso Selenica Trajner

7. Taulant Stermasi Trajner

8. Rovena Marku Not

9. Sidni Hoxha Not

10. Dashamir Bregu Trajner

11. Sahit Prizreni Mundje

12. Elis Guri Mundje

13. Besnik Shehu Trajner

14. Sylejman Shala Trajner

15. Viron Bezhani Teknik

16. Romela Begaj Peshengritje

17. Gert Trasha Peshengritje

18. Erkand Qerimaj Peshengritje

19. Genc Barkiçi Trajner

20. Hektor Shaqiri Trajner

21. Ilir Çelaj Trajner

22. Lindita Kodra Qitje

23. Diana Nallbani Trajnere

24. Edmond Topalli Xhudo

25. Labo Capo Trajner

26. Ornela Çuko Kampi Rinor

27. Albi Sorra Kampi rinor



Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit