Aktorja ndodhet larg shtepise diten e lindjes. Me 11 Mars Arkivi Qendror Shteteror i Filmit boton albumin e karrieres ne skene dhe ekran.
Kur mbushi 80 vjec, Drita Pelinku, ne nje interviste te titulluar "Panta rei" ne "Shekulli", kishte thene per ditelindjet: "Tregojne se je ne perendim te diellit tend. Jane te vetmet festa qe festonim ne familjen tone...
Ditelindjet na tregojne se sa pak vlejne merite."
Sot ka 85- vjetorin, por nuk ndodhet ne shtepi per kete feste. Eshte larguar nga Tirana per disa dite, per te qene prane nje mikeje ne Pogradec.
Por me 11 mars, ne Teatrin Kombetar prezantohet i pari album fotografik per karrieren skenike dhe kinematografike te Pelinkut. Eshte nje botim i Arkivit Qendror Shteteror te Filmit qe prezantohet me kete rast.
Pelinku eshte terhequr nga skena ka nje vit. Per here te fundit u shfaq ne janar 2009, me nje monodrame, "Rouz" te Martin Sherman me regji te ish studentit te saj, Bujar Alimani. Ajo vete thote se nuk ka ndermend te ngjitet me ne skene, se ka disa vjet qe seshte me si dikur.
Megjithate ajo eshte aq afer teatrit si spektatore dhe gati te thote cfare i pelqen dhe cfare nuk i pelqen. Aq elegant eshte diskutimi i saj per teatrin, sa pa frike mund te thuash se ke perpara nje kritike te teatrit qe ka hequr dore nga e shkruara. Kjo eshte ajo qe e dallon Pelinkun nder shoqe, nder bashkemoshatare po edhe shume me te rinj se ajo.
Natyra e saj karakterizohet nga nje ambiguitet ku inteligjenca dhe talenti jane ne distancen ku njeri kontrollon tjetrin dhe kjo eshte dija qe me kalimin e moshes, edhe pse njeriu i ka lene hyrjet ne biblioteka, i behet urti.
Ajo nuk e korrupton vemendjen e tjetrit me energji te jashtme, fjale te bukura e te medha qe sua njeh vleren. As behet e rendesishme per syte ngaqe quhet Drita Pelinku. Ajo e fiton tjetrin per ate qe eshte.
Sjellja njerezore: nga gjerat e bukura qe aktorja na e kujton se koha jone po e zhduk si gje pa vlere, si send qe nuk i perket njeriut.
Ajo nuk luan me cingla titujsh qe perkedhelin sedren e varfer te artistit. Nuk ka vuajtur ndonjehere ta quajne nena e kombit, legjenda e gjalle, meteor, komete, e jashtezakonshme etj., qe nuk i vene njerezit, po padituria e tyre.
Mosperlyerja me kete gjelle te mjedisit artistik shqiptar, ruajtja e nje sensi relativ dhe objektiv ne veshtrimin e botes, e ka mbajtur te re aktoren. Dhe ne ka gje te veshtire ne kete kopshtin e artit ketu, eshte te mos i lehesh tjetrit poshte dritares me gjithe qene.
"Nuk mund te pergjithesoj pervojen time, por rinia ime ka zgjatur ca si shume", ka thene ajo.
Duam te besojme se ajo qe e zgjat rinine dhe i le rrudhat aty ku jane, nuk eshte as fati, as situatat e favorshme qe ruajne njeriun te mos e tregoje fytyren e vertete. Duam te besojme se ndersa shkruhen keto radhe Drita e ka mbyllur deren e shtepise dhe nuk ka frike te rrije vetem, me veten, edhe me drite fikur.