Po jetojme dite te trazuara, dite te veshtira. Greva e urise ne qender te Tiranes, kerkon nga cdo shqiptar vemendje, reflektim dhe kontribut. Ne vend te kesaj, kemi shpesh nje tip zhurmnaje per pranine e grave ne te, madje edhe protesta te pakuptimta grash. Gra protestuese qe thone se jane kunder pjesemarrjes se grave ne greven e urise (!!).
Ne thelb, kumte te tilla jane, se pari, nje hap i madh prapa ne luften per emancipimin e gruas ne Shqiperi. Te perjashtosh gjysmen e popullsise nga e drejta themelore e njeriut per te protestuar, - nepermjet formes se greves apo formash te tjera, - i ke thene nje PO te madhe pabarazise gjinore.
Ne nje kohe kur pretendojme se gruaja eshte nje pjese e qenesishme e shoqerise dhe jetes politike, partnere e barabarte me koleget burra, ndeshemi me nje mentalitet te tille perjashtues. E per me teper, kesaj here, mbartese te kesaj mendesie behen vete grate. Harrojne ose bejne sikur harrojne se te drejtat e njeriut jane pa dyshim te drejta te gruas po aq sa edhe te burrit.
Sidoqofte, eshte interesante te shohesh se kjo beteje per voten e lire nxori ne drite te verteten per hendekun e madh qe ekziston midis dy forcave kryesore politike ne Shqiperi, per sa i perket rolit dhe vendit te gruas ne shoqeri.
Njera pale ne kauze, tjetra e shperdorur, njera pale e barabarte, e tjetra qe thote dilni andej se jeni gra. (!)
Sot eshte dita e fitores europiane ndaj fashizmit. Eshte 65-vjetori i kesaj fitoreje te madhe. Nuk mund te rikujtosh kete date pa sjelle ne mendje se edhe ne Shqiperi grate luftuan fort krah burrave.
Ne momentet historike te rendesishme te vendit, grate kane qene prezente, aktive, te forta, te drejta, te mencura, shoqe dhe partnere ideale. Natyrshem, ato sjellin ne partneritet deliresine, idealizmin, kthjelltesine e gjykimit te tyre te paster, te pa kompromis. Kjo, sepse prej natyre grate jane te drejta dhe krijojne balancen e duhur ne familje e ne shoqeri. Aty ku grate jane prezent, aty ke besim te shtuar se kauza eshte e drejte dhe e vertete.
Grate jane luftetare kunder cdo pabarazie e padrejtesie. Gruaja shqiptare ne vecanti, per vete kushtet e dhe rrethanat e vendit, ka sakrifikuar shume per ti bere vend vetes ne familje dhe ne shoqeri si e denje dhe e barabarte.
Nese duhen emra, jane edhe ato Shote Galica luftoi krahas te shoqit, por dhe e vetme pas vdekjes se tij. Margarita Tutulani, Bule Naipi, Persefoni Kokedhima, Ramize Gjebrea, Musine Kokalari e sa e sa te tjera gra te iluminuara kane luftuar jo vetem me forcen e mendjes, por dhe te pushkes kur eshte dashur kontributi i tyre per vendin.
Jane gra heroina, gra te verteta qe iu kundervune fashizmit, nazizmit, komunizmit, iu vune perballe dhe nuk i bene karshillek llumit se diktaturave. Luftuan fort, sepse gruaja, e para, nga vete sensi i ekuilibrit qe i buron natyrshem brenda vetes, nuk duron dot shtypje e neperkembje.
Drita Kosturi eshte nje figure gruaje qe me ka impresionuar prej vitesh. Ne krye te heres, isha kurioze per te, se pari, per faktin intrigues qe kish qene e fejuara e nje heroi idealist, e nje djali mendjendricuar si Qemal Stafa, por me pas kuptova se Drita perbente nje vlere te mevetesishme, se cilesite dhe personaliteti i saj ishin te rralla.
Rrefimi i jashtezakonshem i At Zef Pllumbit per ferrin komunist te Rrno vetem per me tregue te le pas me nje respekt dhe adhurim te shumefishuar per kete vajze.
At Zef Pllumbi pershkruan nje bashkebisedim me Pater Palin, per Drita Kosturin, bashkevuajtese me ta, ne qelite e Spacit, ku diktatura krahas prifterinjve ndrynte edhe luftetaret e vete idealit komunist, sepse diktaturat nuk kane as vlera, as ideale. Ato tentojne te rrenojne pa dallim kedo qe i del kunder.
- Pater Pal, je vetem?
- Tash po.
- Kush ishte ajo Drita Kosturi?
- Nji engjell i derguem prej Zotit per me me ngushllue.
- A nuk ke dyshime ne te?
- Dyshime? Çfare dyshimesh! Ajo asht nji vajze e ditun, idealiste e vertete!
- Ajo ka qene e fejuemja e Qemal Stafes, komuniste!
- Komuniste ndoshta po, por me ate ideal te sinqerte qe e karakterizon rinine. Mos i gjyko njerezit ashtu. Asht nji Amazone qe lufton kundra cdo tiranie, prandej edhe kunder tiranise komuniste.
Tek lexon per Driten nuk mund te mos mendosh per miket tona - ato gra heroina, qe jane ne diten e tete te te greves se urise ne qender te Tiranes. Eshte emocionuese, mbreselenese, vetem ta mendosh perse jane ngujuar aty Jane per nje te drejte qe eshte ne baze te lirive themelore te njeriut.
Beteja per transparencen eshte ne thelb beteja midis drites dhe erresires, eshte beteja per triumfin e te vertetes aq gjate te munguar ne kete vend. Ndaj grate e ketij vendi nuk mundet kurrsesi te mos e thone fjalen e tyre duke na bere keshtu te gjitheve, - edhe atyre qe sdine cthone e qe jane verbuar nga urrejtja apo padija, - nje sherbim shume te larte.
Ledi, Shega, Ermonela, Olta, Elisa e Klodi, ju perqafoj. Jam me ju cdo minute me mendje e me zemer. Me ju dhe me te gjitha to gra e vajza te tjera brenda ne greve apo jashte saj ne proteste. Ju na deshmuat me sakrificen tuaj se edhe ne keto dite, kur koha i therret fort secilit prej nesh per kontribut, grate nuk kane sesi te rrine menjane. Se ato nuk kane ndenjur kurre keshtu.
Ne syte e mi, vajzat dhe grate pjesemarrese ne greven e urise, jane si Drita Kosturi, jane sic do te thoshte At Zef Pllumbi, amazona qe luftojne kunder cdo tiranie, pavaresisht ngjyrave me te cilat kjo tirani llangoset.