Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Driteroi Negociatat e vonuara, te hapen kutite

Publikuar me : 24.07.2010 Ne : Politike - 171 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shkrimtari dhe politikani, Dritero Agolli, analizon situaten politike ne vend, sugjeron zgjidhjen e krizes politike dhe kritikon ngritjen e komisionit per masakren e Tivarit


Shkrimtari dhe politikani, Dritero Agolli, vleresoi dje se negociatat midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste jane shume te vonuara. Nga ana tjeter, ai vleresoi si zgjidhje te krizes politike ne vend hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit per disa zona te caktuara.


Te dy forcat politike, qofte Partia Demokratike dhe qofte Partia Socialiste, kane bere nje gabim te madh qe nuk i kane filluar me heret negociatat. Jane te dyja keto parti qe kane bere nje gabim me Kodin Zgjedhor, nuk menduan se cfare vjen me pas.


Me optimizem te madh e pranuan kete Kod Zgjedhor, sepse ne ate kohe ishin si nje sofer pak te dehur, me entuziazem te madh per ta pranuar. Pasi i doli dehja ata menduan More cfare beme, gjene qe sduhet. Dhe tani filluam debatet qe te hapen dhe te mos hapen, analizon situaten politike Agolli.


Per sa i perket ceshtjes se zgjidhjes se krizes politike ne vend, njeri prej themeluesve te Partise Socialiste i sugjeron politikes shqiptare qe te hapen kutite ne disa vende ku jane edhe dyshimet me te medha.


Ne te kunder, thote ai, kjo situate do te ndikoje negativisht, duke rritur pakenaqesine ne popull. Fjala vjen, kutite te hapen ne Berat qe kane ato dyshime me te medha, ne Tirane dhe ne Shkoder, por jo te gjitha kutite, por mund te hapen dokumentet e kutive, cfare ka ne keto dokumente, te cilat hyjne edhe ne arkive, sugjeron Dritero Agolli.


Krahas kesaj, ai shpreson se mund te kete nje zgjidhje. Sipas tij, populli ka bere leshime ndaj dhe partite duhet nje here te bejne leshime. Per te, vetem lideret nuk bejne leshime.


Patriarku i PS vlereson se sado te zote te jene lideret, nuk jane deri ne fund perfaqesues te perjetshem te popullit dhe ndaj nuk duhet ta monopolizojne pergjegjesine qytetare Kam nje shprese qe mund te arrijne ne nje perfundim.


Sepse, ne qofte se nuk arrijne, atehere do te jete nje gje jo e kenaqshme edhe per popullin, se populli ka pare shume pashallare pas historise, me qindra pashallare, por eshte po ai popull dhe kete duhet ta vene ne mend qe ta zgjidhim kete problem, se populli sot do dhe neser te rrezon, vlereson themeluesi i Partise Socialiste.


Nje tjeter ngjarje shume e rendesishme nuk mund te qendroje larg vemendjes se shkrimtarit te madh, behet fjale per ngritjen e Komisionit Parlamentar per masakren e Tivarit, per te cilen ai vlereson se ngritja e kesaj ngjarjeje nga mazhoranca shqiptare, eshte teater politik, antikombetar, percares dhe nje ceshtje qe nuk i perket aspak vendit tonee.


Une mendoj qe kjo eshte thjeshtesisht nje teater politik, e ngre mazhoranca kete problem per tia paraqitur popullit qe keta jane pasardhesit e komunisteve qe kane bere masakra te medha, i takon qe ta gjykoje Kosova dhe Serbia, se atje ka ndodhur kjo gje, theksoi Dritero Agolli. Sipas tij, kete ceshtje duhet ta zgjidhin serbet dhe Kosova qe tashme eshte shtet dhe Shqiperine nuk i perket kjo ceshtje.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit