Kaluan pak jave nga vrasja me makine nga disa te rinj vlonjate e qytetarit nga Himara, Aristidh Guma. Prokuroria po punon per zbardhjen e gjithe ngjarjes qe perfundoi tragjikisht. Besohet se se shpejti dosja do te shkoje per gjykim ne gjykate. Atje do te marre pergjigje pyetja perse u vra ky himarjot greqishtfoles. Ne te njejten aule te drejtesise, te akuzuarve do tu jepet haku sipas ligjit, pa i renduar pa nevoje per ti bere qejfin nje pale, por edhe pa i lehtesuar pa nevoje per ti bere qejfin nje pale tjeter. Lehtesimi dhe pudori ne rastin e dhene u perket te afermve te te ndjerit, nderkohe qe prokuroria dhe gjykata kane per detyre paresore te bejne drejtesi.
Pergjegjesia per zbardhjen dhe gjykimin e vrasjes qe ndodhi ne Himare eshte e pazakonte. Ndjeshmerite dhe pritshmerite per dinamiken dhe motivet e kesaj vrasjeje jane te larta, te shumta. Ne Shqiperi, ne Greqi dhe me gjere i kemi pare te manifestohen ne ditet e para te tragjedise, me deklarata dhe kunderdeklarata te nxehta politike, me bllokimin ne shenje proteste te rruges kombetare nga disa banore te bashkise se Himares, me reagimin e shume personaliteteve fetare dhe civile, brenda dhe jashte vendit, me shprehjen e shqetesimit nga qeveria greke dhe me jehonen e ketij reagimi ne Bruksel, si seli e Bashkimit Europian.
Tani, si ne nje marreveshje xhentelmenesh, te gjithe kane heshtur, duke pritur drejtesine. Kjo heshtje, nen te cilen levrijne leximet kunderthenese te vrasjes se Aristidh Gumes, qe perkojne me leximet kunderthenese te historise dhe aktualitetit te vecante te Himares, pra kjo heshtje me ngarkesa te tilla eshte si cipa mbi plage. Duhet te jesh naiv per te mos e kuptuar kete. Pergjigja kryesore shteruese dhe e gjitheperfshire, ndaj gjithe kesaj pritjeje, eshte drejtesia. Per momentin, prokuroret dhe gjykatesit kane perparesi ndaj historianeve dhe studiuesve. Drejtesia do te ndikonte fuqishem per te shnderruar rene e emocioneve krahinoriste apo nacionaliste ne balsam sherues per plagen qe u hap dhe, pse jo, ne burimin e nje ndjenje te re pozitive per miqesine, mirekuptimin dhe respektin mes njerezve, pavaresisht nga origjina, feja, krahina, vendi, partia, shteti, apo gjuha e tyre.
E cekem me lart dhe po e theksojme me qarte per faktin qe i ndjeri i perkiste komunitetit greqishtfoles te Himares dhe greqishtja, e perpunuar apo jo, e folur si dialekt apo si argo, ishte gjuha e tij e nenes, sepse prej saj e kishte marre, dhe per faktin tjeter se ne valen e pare te perhapjes se lajmit tragjik kjo vrasje u paraqit dhe u percoll si shprehje e urrejtjes etnike te disa te rinjve shqiptare ndaj dikujt qe fliste greqisht ne Himare, pra per te dyja keto arsye vrasja e Gumes eshte nje peng per te gjithe ne. Prandaj, ne presim shume nga drejtesia shqiptare. Lejohem te pohoj se me peremrin ne, pavaresisht se nuk kam lejen e askujt per ta perfaqesuar, une nenkuptoj me bindje te gjithe pasardhesit e denje te Naim Frasherit, Gjergj Fishtes dhe korifenjve te tjere te shqiptarizmit, qe na kane mesuar doktrinen e atdhedashurise dhe njeridashjes ne respekt per te tjeret qe nuk flasin gjuhen tone, qe nuk kane fene dhe zakonet tona, por qe jetojne me ne ose ne fqinjesi me ne.
Pergjegjesia e prokurorise dhe gjykates per ceshtjen Guma e ka emrin saktesi. Pritet pergjigja pse u vra me makine Aristidh Guma? Ishte nje aksident nga pakujdesia si shume aksidente te tjera, por qe kombinimi i rrethanave dhe identiteteve i ka dhene vetvetiu pamjen e nje akti racist? Ishte nje vrasje me dashje, e menduar dhe e realizuar me egersi, si te ishin ata te rinj nje celule paramilitare e gjuhes? Ishte nje vrasje me dashje, qe erdhi si rezultat i evoluimit te nje sherri banal per ceshtje sedre - kush jam une, kush je ti - nga ato qe jane bere te modes ne nje fashe te brezit te ri te diteve tona, sidomos kur dalin apo udhetojne ne grup ne formen e nje minibande? Apo ata te rinj deshen ta trembnin te ndjerin, duke iu kanosur me makine, por u doli situata nga kontrolli dhe metimi i tyre perfundoi me keq sa sbehet? Nuk ka mundesi qe hetimi dhe gjykimi te shmange te verteten. Ka pasur shume pjesemarres dhe shume deshmitare ne ngjarje. E verteta, cilado qofte, e shoqeruar me vendimin perkates te gjykates, do te jete sheruese per te gjithe, duke perjashtuar ata qe do te donin ta perdornin vrasjen e Gumes si nje casus belli per ngaterresa dhe synime te mbrapshta. Ajo do te jete qasja e ligjit shqiptar, e shtetit shqiptar dhe e shoqerise shqiptare per ceshtjen Guma. Prandaj, nuk eshte e tepert, perkundrazi eshte e keshillueshme, qe prokuroret dhe gjykatesit te inkurajohen nga kreret e shtetit dhe nga intelektualet me te shquar vendit.
Por, kjo ceshtje nuk mbaron ne aulen e drejtesise. Duke konsideruar me seriozitet te madh problematiken qe nxori ne shesh vrasja e Arsitidh Gumes, Shqiperia eshte thirrur ne kauze te reflektoje dhe te nxjerre mesime te vlefshme nga kjo tragjedi njerezore. Nuk duhet te ndodhe qe autoritetet te mos u referohen raporteve zyrtare te policise per ngjarje te tilla. Ne rast se policia nuk ka nje raport dhe kane raporte gazetat, atehere kjo polici eshte krejtesisht jashte funksionit dhe per kete duhen marre masa urgjente deri ne shkarkime ne nivele te larta. Nuk duhet te ndodhe qe ne deklaratat apo qendrimet e autoriteteve politike te ndjehet tundimi per te vene ne nje plan nje vrasje njeriu me nje bllokim rruge. Ata individe qe i kane barazuar keto dy gjera te pakrahasueshme duhet te turperohen, por mund edhe te mos turperohen. Liria eshte nje mundesi, por eshte edhe nje lloj kurthi per kufizimin dhe marrezine. Nacionalizmi i semure, qe duket akoma me anakronik ne kohen e globalizmit, internetit, levizjes se lire, multilinguizmit e tjere, nganjehere shkon deri atje sa tu kerkoje llogari nje pakice njerezish se perse ata flasin si gjuhe te pare gjuhen qe kane mesuar ne krahet e prinderve. Ne shoqerine e lire nuk perjashtohet te kete pikepamje te tilla. Por nacionalizmi i semure nuk mund te vere perpara arsyen. Intelektualet me mendje te hapur duhet te japin tonin. Nga ana e tyre qeveria dhe institucionet nuk duhet ti lene keto ceshtje thjesht si tema te debatit intelektual. Ato kane detyrimin qe, sipas rastit, te deklarohen menjehere dhe te investohen me perkushtim te shtuar per respektimin e standardeve dhe konventave per lirite dhe te drejtat e minoriteteve, pakicave dhe enklavave gjuhesore. Ne kete fushe qeverive demokratike nuk u kerkon kush te humbin ne labirintet e historise, por te respektojne realitetet konkrete qe sigurisht nuk vine nga qielli, por nga historia. I tille eshte edhe komuniteti greqishtfoles ne Himare. Ai ka historine e vet autentike, disashekullore, te krijuar kryesisht per shkak te pozicionit gjeografik.
Qeverite shqiptare te viteve te fundit, sidomos qeveria Berisha, duke investuar per turizmin ne rivieren e Shqiperise, kane dhene nje pergjigje thelbesore ndaj problemeve historike dhe aktuale te Himares dhe fshatrave te tjera te Bregut. Rruga e re ka sfiduar muret malore dhe i ka hapur ato zona, i ka bashkuar me shume se kurre me pjesen tjeter te vendit, apo thene ndryshe ka bere qe pjesa tjeter e vendit te derdhet drejt Bregut si asnjehere tjeter me pare. Kjo eshte hapja e brendshme, qe duhet te vazhdoje per te na lidhur me shume me karakteristikat qe ka cdo krahine, Ne te vertete zhvillimi eshte pergjigja qe jehon fort ne aktualitetin dhe ardhmerine e njerezve, rajoneve, krahinave, mbare vendit. Por, nuk mjafton. Lirite dhe te drejtat jane akoma me te rendesishme. Nje incident, pale nje vrasje me sfond politik apo etnik, mund te coje dem nje investim te tere ne infrastrukture. Une nuk mund te imagjinoj perfitues te tjere, pervec keqdashesve te Shqiperise, nga incidentet me banoret e Himares apo te fshatrave te tjera te Bregut per shkak te gjuhes greke qe flasin nje pjese e atyre banoreve. Nuk mund te imagjinohet e ca me pak te pranohet qe dikush te vritet ne token e Republikes se Shqiperise apo ne cdo cep te planetit per faktin se flet gjuhen e tij te nenes, apo edhe te njerkes po te doje. Ne rast se gjykata provon se vrasja e Aristidh Gumes ka pasur ne fillese faktin ae ai u ka folur greqisht te rinjve nga Vlora, autoritetet shqiptare dhe publiku shqiptar, sekush ne menyren e tij, duhet te behen pjese e nje ndjese te madhe per kete tragjedi. Une nuk di greqisht dhe me vjen keq qe nuk me eshte dhene rasti te mesoj kete gjuhe qe, ndersa rrjedh nga greqishtja e vjeter e Homerit, Eskilit, Platonit dhe Arsitotelit, ka krijuar monumente te reja te shprehjes artistike me veprat e shkrimtareve moderne greke, dy prej te cileve, Seferis dhe Elytis, kane marre cmimin Nobel. Por, edhe sikur te mos kishte merituar keto kurora te perbotshme e te gjithekohshme, ajo eshte gjuha qe flasin fqinjet tane greke, gjuha qe flasin arvanitasit e Greqise, gjuha qe kane nxene gjate viteve te emigracionit bashkatdhetaret tane atje. Duhet ta themi se pavaresisht se marredheniet e Shqiperise me Greqine kane njohur edhe momente apo periudha te erreta, fqinjesia me kete vend ku eshte perkundur qyteterimi modern perendimor na jep nder. Çhyn Greqia ketu mund te pyese ndokush. Hyn, sepse gjuha, nese lendohet, e jep dhimbjen tek i fundit qe e flet. Ne do te ndiheshin keq si komb dhe do te indinjoheshim te gjithe nese do mesonim fjala vjen se nje serb apo nje afrikan e ka pesuar, sepse ka mesuar e folur gjuhen shqipe. Prandaj, jo vetem nuk duhet te habitemi kur fqinjet tane greke prononcohen e kerkojne transparence per vrasjen e Gumes, por qeveria duhet te nxitet dyfish per te bere ate qe duhet. Ne nje plan me te gjere, duhet ndryshuar qasja kulturore per fqinjesine. Do te ishte shume mire qe ballkanasit te dinin gjuhet e njeri-tjetrit. Gjuha eshte njohje dhe nga njohja lind respekti.