Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Duro: Vllaznia? Partizani nuk humbet asgje

Publikuar me : 01.12.2008 Ne : Sport - 263 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trajneri Shpetim Duro ndihet ne nje pozicion te veshtire, pasi nuk ka kontigjent te mjaftueshem

Sot te kuqte do te luajne ne stadiumin "Loro Borici" dhe "demat" e dine shume mire se vendasit jane shume me te favorizuar se ata, por duke ditur se nuk kane cfare te humbasin do te mundohen te japin me te mire dhe te shpresojne te marrin dicka. Sipas trajnerit Duro, me frikeshme ka qene perballja me Lushnjen, pasi duhej fitorja me patjeter sesa takimi i sotem e Vllaznine. "Per mua, e frikshme ishte ndeshja me Lushnjen, pasi kishim perballe nje kundershtar direkt ku dhe duheshin piket e plota. Ndersa takimi me Vllaznine eshte nje perballje shume e veshtire, pasi dihet se shkodranet jane rivali kryesor per fitim e titullit kampion. Normalisht, shkodranet jane te favorizuar ne te gjitha aspektet ndaj Partizanit, si ne pozicionin e klasifikimit, si ne ambientin qe do te jete sot ne "Loro Borici". Por shpresoj qe kjo ndeshje te kete rivalitet, ashtu sic kane qene historikisht keto dy skuadra, pavaresisht nga pozicioni i klasifikimit. Sigurisht, ne nuk humbim gje ne Shkoder, por ne do te bejme detyren tone, duke dhene maksimumin per te perfituar dicka ndaj nje skuadre pretendente per titull,"- u shpreh dje per mediat trajneri i Partizanit, Shpetim Duro.

Ne dimer, jo gabimet e veres. Momentalisht te Partizani kane filluar largimet e lojtareve, ku i pari eshte deklaruar Elis Bakaj. Trajneri Duro e shikon normale levizjen e futbollisteve sipas rregullave, por kerkon qe te larguarit te zevendesohen. "Per mua si trajner nuk eshte mire kur largohet nje force reale, sic eshte Bakaj, por keto jane situatat. Kjo eshte levizja e lire e futbollisteve ne baze te kushteve kontratuale, por ne dhjetor duhet qe largimi i lojtareve te mos ndodhe ashtu sic ndodhi ne fillim te sezonit, ku iken shume lojtare dhe nuk u zevendesuan ne momentin e duhur. Pra, ne fund te dhjetorit duhet qe Bakaj, apo dikush tjeter qe mund te largohet, te zevendesohen,"- vijon trajneri Duro.

Bakaj te respektoje fanellen e kuqe. Trajnerit Duro nuk i vjen mire qe humbet sherbimet e nje lojtari si Elis Bkaj, por kerkon qe ai ta respektoje fanellen e Partizanit deri ne diten e fundit. "Besoj se per largime nuk flitet vetem te Partizani, pasi kur vjen periudha e merkatos te te gjithe ekipet ka zera per afrime dhe largime lojtaresh. Edhe Bakaj e ka pranuar vete se do te largohet ne janar nga Partizani, por dua qe deri ne fund te dhjetorit ai ta respektoje fanellen e Partizanit dhe te jape maksimumin," - u shpreh trajneri i te kuqve.

Xhani premton perforcime. Sipas trajnerit Duro, dje ai ka pasur nje bisede te gjate me presidentin Xhani, i cili i ka premtuar se do te beje maksimumin qe te ruaje grupin dhe ta perforcoje me disa elemente te nevojshem. "Per sa u perket largimeve te tjera, pervec Bakajt, nuk mund te flas me saktesi, por dua te them se sot (dje) kam pasur nje bisede te gjate me presidentin Xhani, ku pavaresisht krizes se perkohshme, ai eshte optimist dhe kerkon qe ta mbaje me insistim grupin, si dhe kerkon te perforcoje skuadren ne janar edhe me elemente te tjere. Por gjithcka do te varet se si do te ecet deri ne fund te ketij viti, pasi veshiresite me te medha jane per mua, sepse nuk kam kontigjent te mjaftueshem per te shkuar deri ne merkaton e janarit,"- perfundoi deklarimin e tij per mediat trajneri i Partizanit, Shpetim Duro.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit