Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dy Skena nga "Vojcek"

Publikuar me : 26.05.2010 Ne : Kulture - 207 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TE DOKTORI



DOKTORI. Çpashe ashtu, Vojcek? E mban fjalen burri?
VOJCEKU. Si eshte puna, zoti doktor?


DOKTORI. E pashe me syte e mi, Vojcek; pshurre ne rruge, ia fute pas murit, si qen! I harrove tri groshet dhe ushqimin qe merr perdite! Shume keq, Vojcek; bota po behet e prape, shume e prape!


VOJCEKU. Zoti doktor, po cti besh kur te shtyn natyra...


DOKTORI. Te shtyn natyra, natyra! Po pse, nuk e kam vertetuar une se muskuli constrictor vesicae i nenshtrohet vullnetit? Natyra! Vojcek, njeriu eshte qenie e lire, te njeriu individualiteti clirohet drejt lirise.


- Spaska mbajtur dot shurren! Ngrihet, ve duart pas shpine dhe shkon tutje tehu. I hengre per sot bizelet, Vojcek?


Vetem bizele, djalli e mori, ngulite mire ne koke! Po ndodh revolucion ne shkence, kam per ta hedhur ne ere! Ureja 0,10, acidit klorhidrik, hiperoksidul - Vojcek, ste vjen te pshurresh prape? Futu nje here aty brenda dhe provoje!


VOJCEKU. Nuk mundem, zoti doktor.


DOKTORI. I thekson fjalet fort. Kurse kur do qe tia fusesh pas murit, te behet e? Po une e kam me shkrim, e kam marreveshje ne dore - E pashe me keta sy; sapo nxora pak hunden jashte dritares, per tu futur brenda rrezet e diellit e per te vrojtuar teshtimen time.


I zbrazet prape Jo Vojcek, jo, nuk zemerohem; zemerimi eshte dicka e pashendetshme, eshte joshkencor. Jam i qete, krejt i qete; pulsin e kam si zakonisht 60, e po te flas ketu krejt me gjak te ftohte.


Te matet mire kush e zemeron tjetrin! Le te jete edhe vete Proteu, qe me cof ketu para! Por, Vojcek, nuk duhej te kishe pshurrur ashtu pas murit -


VOJCEKU. E dini cfare, zoti doktor, njeriu ka nje karakter te vetin, nje tip te caktuar. - Por me natyren eshte ndryshe, kuptoni; me natyren eshte kercet gishterinjte, si ta them, per shembull...


DOKTORI. Vojcek, prape po filozofon.


VOJCEKU. ne mirebesim. Zoti doktor, ju ka qelluar ndonjehere nje natyre dyfishe? Kur dielli eshte ne zenit ne mesdite, duket sikur bota ka marre flake, e pastaj degjoj te me flase nje ze i llahtarshem!


DOKTORI. Vojcek, ke nje aberratio.


VOJCEKU. Ve gishtat ne hunde. Kerpudhat, zoti doktor, aty eshte e gjitha. I keni pare kerpudhat cfigura krijojne kur rriten mbi dhè? Ah sikur te mund te lexoheshin ato!


DOKTORI. Vojcek, te ka kapur nje aberratio klasike mentalis partialis, specia e dyte, bukur qarte. Vojcek, do perfitosh shtese! Specia e dyte ide fikse ne nje gjendje pergjithesisht te arsyeshme. - Te tjerat i ben si zakonisht? E rruan gjithmone kapitenin?


VOJCEKU. Si urdheron.


DOKTORI. I ha bizelet rregullisht?


VOJCEKU. Gjithmone rregullisht. Kurse parate per ushqim i merr ime shoqe.


DOKTORI. E kryen sherbimin sic duhet?


VOJCEKU. Si urdheron.


DOKTORI. Je rast teper interesant. Subjekt Vojceku, do te marresh shtese, qendro fort! Pa ma trego pak pulsin.


RRUGE



Maria me vajzen para deres se shtepise, gjyshja, me pas Vojceku

VAJZA.
Diten e Zonjes se qirinjve
Kur ndriste dielli e celte fara.


Shkonin ata neper lendina
dy e nga dy njeri pas tjetrit.


Fyejtaret ecnin ne krye,
qemonat vinin me mbas,
te gjithe me corape te kuqe...


FEMIJA E PARE. Nuk eshte e bukur.
FEMIJA E DYTE. Ti sdi cfare kerkon!
FEMIJA E PARE. Marie, na kendo ti!
MARIA. Nuk di.
FEMIJA E PARE. Pse?
MARIA. Sepse.
FEMIJA E DYTE. Po pse sepse?
FEMIJA E TRETE. Gjyshe, na trego ti!


GJYSHJA. Ejani ketu, kolopucet e mi! Na ishte nje here nje femije i varfer qe nuk kishte as baba as nene, te gjithe kishin vdekur, skishte me asnje njeri ne bote. Te gjithe te vdekur, edhe ai i gjori ecte e ecte, kerkonte dite e nate. Dhe ngaqe skishte me njeri mbi Toke, donte te shkonte ne Qiell.


E pa Hena gjithe embelsi, e kur me ne fund mberriti ne Hene, ishte nje cope dru i kalbet. Vajti pastaj ne Diell, por kur mberriti aty, ishte nje luledielli e vyshkur. Pastaj erdhi te yjet qe ishin miza te vogla floriri kapur me thumba, kurse bilbili kendonte mbi kullumbri.


E kur deshi te kthehej perseri mbi Toke, Toka ishte nje tenxhere e permbysur. Femija i gjore ishte i vetem fillikat. U ul atehere e filloi te qante e edhe sot e kesaj dite eshte ende aty, qan e qan i vetem fillikat.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit