KRUJE/ Arben Bardhi ka mbetur i plagosur ne kembe pasi eshte qelluar me arme. Policia prangosi Zamir Zogun
KRUJE - Policia arrestoi mengjesin e djeshem 21-vjecarin Zamir Zogu, banues ne Luz Kruje, i denuar me pare per trafik armesh. Arrestimi i te riut, sipas burimeve zyrtare te policies, u be pasi ai se bashku me te vellane 24-vjecar, kane tentuar te vrasin me arme 30-vjecarin Arben Bardhi, i cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak i plagosur.
Burimet nga policia bejne te ditur se dyshohet qe shkak per kete veprim te dy vellezerve ka qene nje konflikt i meparshem mes shtetasve.
Keshtu, ne muajin qershor te ketij viti, Arben Bardhi eshte shpallur ne kerkim per kryerjen e vepres penale te shkaterrimit te prones me dashje, pas nje urdher-ndalimi te nxjerre nga prokuroria e Krujes ne 25 qershor. Nderkohe te dielen rreth ores 18 30, te dy vellezerit mesohet se ne vendin e quajtur ambulanca ne qytetin e Fushe-Krujes kane tentuar te vrasin me arme zjarri automatik Arben Bardhin.
Si rrjedhoje, 30-vjecari ka mbetur i plagosur ne kemben e majte dhe eshte transportuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe, policia ka prangosur Zamir Zogun, ndersa ka shpallur ne kerkim vellane e tij 24-vjecar Serjan Zogu. Ata akuzohen per vrasje me dashje e mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake. Ndersa Bardhi u ndalua teksa merrte mjekim ne spital.
Zamir Zogu eshte denuar me pare per trafik armesh. Ai perfundoi ne pranga tre vjet me pare bashke me dy vete te tjere, teksa perpiqeshin te kalonin municione nga Sarande per ne Kosove. Atyre iu gjeten 14 arka me fisheke dhe kater arme. Arrestimi u be nga policia e Vlores.
'