|
E diela e varfer, 1 gol, pak futboll
Publikuar me : 22.09.2008 Ne :
Sport - 286 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Nje e diel e varfer karakterizon ndeshjet e dites e dyte te javes se katert te kampionatit shqiptar te futbollit. Vetem nje gol i shenuar ne tri takimit e luajtura dhe nje futboll qe le shume per te deshiruar. Megjithate, gjithçka do te zere vendin per ne statistikat e edicionit 2008-2009: Dinamo ndalet ne "Selman Stermasi" nga Elbasani, qe me piken e marre ngjitet ne vendin e trete. Partizani ka "fituar" nje pike me barazimin pa gola me Teuten, e cila mund te meritonte me shume se kaq. Ndersa Bylis, pas kater javesh, shijon edhe fitoren e pare, pas rikthimit ne Superlige.
Dinamo dhe Elbasani jane ndare ne paqe ne perballjen mes tyre dje ne kryeqytet. Ishin elbasanasit ata qe ne pjesen e pare kane imponuar ne loje, duke krijuar edhe raste per shenim, por edhe eshte mbrojtur mire, duke e mbajtur kundershtarin larg portes. Dinamo e kushtezuar ka deshtuar edhe ne tentativen e saj per te shenuar me goditjet nga distanca te largeta, te cilat nuk perfundonin ne kuadrat. Nje nderhyrje e ashper e Allmuçes ne dem te Vrapit ka shqetesuar disi, por kampioni i ka kerkuar falje dhe gjithçka eshte mbyllur aty. Ne pjesen e dyte eshte luajtur nje loje e ekuilibruar, me pak raste ne te dyja portat. Ne fund te dyja skuadrat nuk meritonin me shume se 1 pike. Por kjo pike ka qene e çmuar per Elbasanin, qe kapercen ne vendin e trete me 8 pike, pas Tiranes (10) e Shkumbinit (9).
Edhe Teuta e Partizani, ne "Tofik Jashari", nuk kane mundur te shkojne me tej se nje barazim 0-0, edhe pse perpjekjet kane qene te medha. Ishin durrsaket ata qe kane ngulur kembe vazhdimisht per golin e fitores. Madje edhe e kane gjetur ate me ane te Vangjel Miles, por gjyqtari e ka anuluar per parregullsi. Ka provuar edhe Likmeta, tentativa spektakolare e tij ne nje goditje me thember ka gjetur shtyllen e portierit Shehi. Teuta ka pasur nje mori rastesh, por edhe pse mund te meritonte me shume i duhet te kenaqet me nje pike, e cila e ka lene ne vendin e fundit te tabeles. Po ashtu ka fiksuar edhe nje rekord negativ: nuk ka shenuar asnje gol ne 360 minuta. Per Partizanin rezultatet jo te kenaqshme vazhdojne, tashme edhe tifozeria po e humbet durimin.
Goli i vetem ne tri ndeshjet e djeshme vjen nga Ballshi, ku Bylisi regjistroi edhe fitoren e pare ne kete sezon ne ndeshjen e luajtur ndaj Lushnjes (1-0). Behet fjale per nje ndeshje shume luftarake, ku nuk ka munguar edhe tensioni, pasi ne fund te dyja skuadrat e mbyllen me nga 1 lojtar manget, per shkak te dy kartoneve te kuq te dhene perkatesisht per Sisokon dhe G. Arbrin. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi Endri Bakiu ne minuten e 56-te, pas nje asisti te marre nga shoku i tij i skuadres, Klevis Dalipi. Pas perfundimit te javes se katert te kampionatit shqiptar te futbollit, Tirana kryeson e vetme tabelen e klasifikimit ne kuoten e 10 pikeve. Pas bardhebluve pozicionohen Shkumbini 9, Elbasani 8, Vllaznia 7 dhe Dinamo 6. Ndersa Bylis shkemben vendin me Teuten, qe e shikon veten te fundit.
Superiore / Java 4
Dje
Dinamo-Elbasani 0-0
Bylis-Lushnja 1-0
Bakiu 56
Teuta-Partizani 0-0
Te shtunen
Shkumbini-Besa 1-0
Rizvanolli 66‘
Apolonia-Tirana 0-2
A. Lila 30‘, Memelli 35‘
Flamurtari-Vllaznia 1-0
Brajkoviç 25‘
Klasifikimi
Skuadra N Pike
1. Tirana 4 10
2. Shkumbini 4 9
3. Elbasani 4 8
4. Vllaznia 4 7
5. Dinamo 4 6
6. Flamurtari 4 6
7. Besa 4 4
8. Apolonia 4 4
9. Partizani 4 4
10. Lushnja 4 3
11. Bylis 4 3
12. Teuta 4 2
Tifozi VIP
Fatos Nano ndjek Teuta-Partizani
Ndeshja Teuta-Partizani, e zhvilluar ne stadiumin "Tofik Jashari" te Shijakut, perveç tifozeve tiranas apo durrsake qe kishin ndjekur skuadrat e tyre te zemres, ka pasur edhe nje tifoz VIP, pikerisht ish-kryeministrin e Shqiperise, Fatos Nanon. Ish-kryetari i Partise Socialiste, i cili prej kohesh e ka harruar deren e Parlamentit, deputet i te cilit eshte, dje eshte shfaqur ne shkallet e stadiumit te Shijakut per te ndjekur perballjen mes dy skuadrave. Ai ishte i shoqeruar nga zonja e tij, Xhoana Nano, por edhe nga nje çift jo njohur per te pranishmit. Momenti kur ai hyri ne stadium, ndezi entuziazmin e tifozerise ne shkallet e stadiumit, duke krijuar atmosferen e nje minimitingu partiak. Gjithsesi, per gjate gjithe kohes se qendrimit te tij ne tribunen e "Tofik Jasharit", ish-kryeministri Nano ne asnje moment nuk shprehu preferencat per njerin apo per tjetrin ekip.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|