Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
E-mailet, Alibeaj: Lidhja ime me ceshtjen *Gerdeci*

Publikuar me : 28.10.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 260 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ka sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me "akuzat" e prokurorise per çeshtjen Gerdeci. "Thuhet qe ministri ne kohen kur nuk ka qene minister, ka qene arkitekt, kjo nuk eshte e vertete, ministri ka qene ne detyre, besoj teper te rendesishme, e panjohur me pare ne qeverisjen para Partise Demokratike, drejtor i Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion" tha ministri. Ai foli hapur edh epr çeshtjen "Fazliç", ku akuzoi nje prokuror ne prokurorine e pergjithshme se kishte tentuar te ndalonte serb-boshnjakun.


Fillimisht, deri ku kane mberritur reformat ne sistemin e drejtesise shqiptare, e them kete gjithnje duke marre parasysh edhe vleresimit, madje here-here edhe kritikat e vezhguesve dhe organizmave nderkombetare se ne kete fushe mbetet shumeçka per tu bere. Çfare eshte bere?

Atehere une po filloj nga konstatimi juaj i fundit qe ne kete fushe mbetet shume per te bere. Sigurisht qe mbetet shume per te bere, te pakten nga ana e pozites, nga ana e mazhorances ose Qeverise. Ështe konsideruar qe ne momentet e para qe kjo reforme ka nje fillim, ka nje start, por kurrsesi nuk do te kete nje perfundim, nje finish, ku te gjithe te themi qe hodhem pas nje reforme. Jo! Reforma eshte nje mentalitet, mentalitet vazhdues. Qeverisja do te duhet te pershkohet nga ky fill tejpershkues, reformues. Ka nje fjale te urte ne Shqiperi: Uji qe rri ndenjur, qelbet. Me falni per shprehjen, por une besoj qe kjo duhet te jete mentaliteti ne te cilin ne do te duhet ta hedhim poshte.


Te mundohemi t‘i bejme sa me te kapshme keto çeshtje. Zoti minister, kohet e fundit disa çeshtje, disa raste me vleresimet nga me te ndryshmet ju kane vene edhe juve si minister ne qender te vemendjes, rikujtoj çeshtjen e Gerdecit, pastaj rastin Trebicka, pastaj rastin me te fundit Fazliç, sikur ju kane vene ne qender te vemendjes. Le te shkojme radhazi, shtypi shqiptar ka pasur disa tituj ku ju akuzon si arkitekt te Gerdecit. Çfare lidhje keni ju me Gerdecin?

Aq lidhje sa mund te kete nje arkitekt me nje jurist. Sigurisht qe keto jane, le te themi, komente apo konstatime te shtypit. Madje po ju them pa droje qe eshte shtyp i pozicionuar qartesisht majtas. Edhe kjo eshte nje gje e natyrshme qe edhe shtypi te kete profilizimin e vet politik, majtas ose djathtas.

Çfare mund te beni ju si minister ne kete rast?

Pikerisht kjo eshte ajo gje qe une me kaq kohe dhe me kaq habi sa po e konstatoj edhe tek ju, nuk po e gjej dot. Thuhet qe ministri ne kohen kur nuk ka qene minister, ka qene arkitekt, kjo nuk eshte e vertete, ministri ka qene ne detyre, besoj teper te rendesishme, e panjohur me pare ne qeverisjen para Partise Demokratike, drejtor i Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion. Detyre e cila u krijua qe ne vitin 2005 si departament dhe kishte dy komponent kryesore, nje komponent te rrafshit ekzekutiv, pra qe nisej me hetime dhe investigime gjithmone ne aspektin administrativ dhe jo ne aspektin penal. Dhe kishte nje komponent tjeter, le te themi legjislative. Pra atje ku konstatoheshin qe kishte mangesi te akteve ligjore apo vakum ligjor, qe duhet te rregullojne nje shtet ligjor, nje shtet qe vepron nen ombrellen e ligjit do te duhej te jepte keshillime te veta juridike, kjo ka ndodhur jo vetem ne kete rast, por edhe ne shume raste te tjera, gjithmone ne fokusin per te pare qe procedurat ligjore apo nenligjore lejonin shtigje hipotetike per veprimtari korruptive. Kjo ka ndodhur, asgje me teper. Po jap komente pra ne ate çka shtypi thote, duke pare qe jane komente me teper se sa konstatime faktesh.

Te kerkojme mendimin tuaj edhe per ate qe nuk e thote shtypi por e thone politikanet, e thone diplomatet. Fillimisht ambasadori amerikan dhe vete ambasada permes nje deklarate publikisht, nese me lejohet ta interpretoj, ju kane kritikuar per veprime abuzive ne raport me institucionet te tjera, ju nuk jeni pergjigjur. Nga ana tjeter edhe OSBE-ja ka mbajtur nje qendrim me deklaratat e mesiperme. Dua t‘ju pyes perse ka lindur konflikti me institucionet e pavarura siç eshte Prokuroria apo Keshilli i Larte i Drejtesise?

T‘ju korrigjoj per te qene me strikt dhe me korrekt nga ate çfare te pakten shtypi ka thene. Ju po interpretoni dhe thate qe me ka kritikuar per veprime abuzive...

Interpretimi im eshte...

Ështe interpretimi juaj, por ne fakt eshte jo e sakte nga ajo çfare une kam konstatuar. Une besoj qe ne kete rast konflikte dhe perplasje mund te japin çfaredolloj konotacioni, apo çdolloj emocioni, e kesaj jete dinamike, qofte edhe te standardit demokratik, te Shqiperise, mund te jepet çfaredolloj ngjyrimi, here me tone me te larta dhe here me tone me te uleta. Une besoj qe keto perplasje, keto konflikte, po i qendroj terminologjise suaj, kane ndodhur ose mund te ndodhin per dy arsye. Arsyeja e pare eshte kur ligji vete eshte i tille, i shkruar ne cilesi te tille, ne mungese te nje qartesie apo konsistence, te lejon apo te mundeson, ekzistencen ose mundesine hipotetike te nje lloj perplasjeje institucionale. Rasti tjeter eshte kur ligji eshte i paster, i qarte, i sakte, i testuar kudo dhe ka veprime ne kundershtim me ligjin. Une besoj qe ju keni ndermend kur thate interpretimin tuaj ku behet fjale per dy veprimet me te fundmet. Le te themi, nje procedure kontrolli ne Prokurorine e Tiranes dhe ligji per administraten gjyqesore i cili eshte ne Parlament tashme, eshte ligji i pamerituar, une do t‘ia lija vleresimin tuaj dhe te publikut, po jap disa fakte te thjeshta dhe te qarta, do te me besoni qe kjo eshte e verteta, pastaj mund te jete komenti i çdokujt per te pare nese ka apo jo nje konflikt, nese ka apo jo nje perplasje. Ligji per Prokurorine, ligj i miratuar qe ne vitin 2000, pra i miratuar ne kohen kur ne pushtet ishte Partia Socialiste, i miratuar mbas miratimit te Kushtetutes. Dihet qe ka nje moment teper te rendesishem kohor miratimi i Kushtetutes, nje ser ligjesh te reja dalin besoj ne standardet e Kushtetutes, parashikon edhe nje lloj marredhenieve reciproke ndermjet Ministrise se Drejtesise dhe prokurorise, si dy institucione qe jane me shume teknike se sa politike, njeri qe ben pjese ne ekzekutiv dhe njeri qe ben pjese si sistem i pavarur, jo pushtet, por sistem funksional i pavarur.

Pa perjashtuar pavaresine...

Sigurisht pa perjashtuar pavaresine. Ky ligj ne nje nga dispozitat e veta, i punuar besoj me shume delikatese, me shume finese, me shume qartesi, me shume maturi madje e konstatoj nje gje te tille, i cili parashikon nje te drejte shume elementare qe Ministria e Drejtesise ka te drejte te njihet, te konsultohet, me ligjshmerine dhe rregullueshmerine e mbajtjes te disa akteve, te disa regjistrave administrativ te Prokurorise. Per sa i perket ligjit tjeter, ligjin per administraten gjyqesore, une mund t‘ju them, para se te komentohej edhe nga miqte tane nderkombetare, eshte nje ligj i cili rregullon statusin e nje kategorie teper te rendesishme qe i sherben gjyqesorit dhe qe quhet administrate gjyqesore, nuk eshte gje tjeter, eshte gjithe ajo kategori nepunesish, punonjesish, te cilet nuk japin vendime, nuk gjykojne, gjykojne gjyqtaret, por sigurisht gjyqtaret, le te themi per te qene te ftohte, komod, komfort per te dhene drejtesine, per te lexuar ligjin ashtu siç thote, per te gjykuar edhe per te krijuar bindjen e tyre te brendshme ne baze te provave, duhet te kene kushtet.

Ka vleresime sipas te cilave kjo mazhorance nuk e ka plotesuar premtimin, zotimin se do te ekzekutoheshin 5 mije vendime gjyqesore, cilat jane problemet qe paraqiten si pengese ne kete rrafsh?

Komponenti tjeter se ku behet reforme eshte reforma ligjore. Sigurisht qe ligjet jo gjithmone kane qene te sofistikuara, kane qene ligje te standardeve. Vete ligji duke qene i tille krijon dhe ai shtigjet e veta, mundesite e veta, vakumet e veta per te krijuar keto praktika abuzivizmi apo korruptive. Ka ndodhur, le te themi per Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme qe eshte bere nje ndryshim teresor i ligjit, madje aktualisht eshte duke u draftuar dhe besoj do te perfundohet edhe shpejt me rregulloren e brendshme, i cili duhet te jete Bibla apo Kurani i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, e cila do te rregulloje perfundimisht sjelljen e te gjithave zyrave karshi qytetareve. Tjeter per sa i perket sherbimit permbarimor, ju thash fillimisht qe nje nga, le te themi iniciativat reformuese, eshte privatizimi i sherbimit permbarimor dhe ketu do te duhet te beja nje sqarim fare te shkurter, qe nuk behet fjale qe sherbimi permbarimor te privatizohet ne konceptin klasik te kalimit nga shteti ne privat, madje edhe me praktika korruptive, jo nuk eshte kjo.

A kemi ndonje shifer se sa eshte numri i vendimeve qe nuk jane ekzekutuar nga gjykata?

Ju thashe perqindjen per ate qe eshte ekzekutuar, tetor 2008, eshte mbi 80%. Pjesa tjeter eshte ne pritje.

Ne kete pjese te pare te ketij bashkebisedimi kam veçuar edhe nje çeshtje tjeter e cila eshte le te themi me Gjykaten Nderkombetare te Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi. Njoftime nga organe gjyqesore ne Beograd kane lene te kuptohet qe nje delegacion serb do te qendroje ne Tirane per nje çeshtje qe lidhet me konfliktin e 99-es ne Kosove, qe permendet nga ish-kryeprokurorja e Hages, Karla Del Ponte, mbase ju jeni personi me i pershtatshem qe do te na e sqaronte kete çeshtje. Si eshte e verteta e lidhur me kete?

Sigurisht nese behet fjale per çeshtje konkrete ju duhet te me pozoni diçka edhe me konkrete. Ajo çfare mund t‘ju them une ne kete rast eshte nje trajtese juridike le te themi e sistemimit qe Ministria e Drejtesise ka ne marredheniet gjyqesore. Sigurisht qe nje nga konventat kryesore te Keshillit Evropes eshte per ndihmen e ndersjelle juridike mes organeve juridike te vendeve respektive. Kjo marredhenie krijohet nepermjet ministrive respektive, nis nga organet qe jane teknike dhe mekanizmi qe i bashkon jane organet politike, ministrite e drejtesise respektive.

...Mund te pritet ardhja e hetuesve serb?

Hetuesit serb jane te pritur te vijne per te kryer nje bashkepunim per çeshtje konkrete ne baze te standardeve demokratike te ligjit sipas standardeve evropiane.

Keni dhene apo do te jepni drite jeshile per kete?

Nese do te plotesohen kushtet, nese aktet do te jene ne formen e tyre, nuk ka arsye pse te mos jepen. Nese gjithçka eshte nje iniciative politike, ndoshta edhe diabolike, sigurisht qe ka nje dinjitet te nje popullsie shqiptare dhe kosovare me te cilen nuk mund te luaj askush, nuk mund te tallet askush, por veçse duhet te kete per vuajtje dhe nderim, madje kerkim falje ndonjehere, atehere kur do ta ndjejne.

A shkeli ligjin policia qe nuk siguroi ndalimin e biznesmenit Fazlliç qe prokuroria kishte kerkuar per ta marre ne pyetje?

Une do t‘ju kerkoja me shume miredashje qe keto fjale te mos i konsideroni si fjalet e Ministrit te Drejtesise, por komente, çfare ka ndodhur apo çfare di une. Ka ndodhur qe nje nga prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme ka ngritur telefonin dhe i ka telefonuar dy oficereve te policise se shtetit dhe ne telefon i ka kerkuar nje gje te tille, duhet ta ndaloni nje person te tille, shtetasin Damir Fazlliç i cili ndodhej ate dite ne Rinas dhe kaq. Çfare thote ligji baze i cili disiplinon ne menyre strikte dhe besoj shume te qarte veprimtarine e prokurorise nga njera ane dhe sjelljen e shtetasve nga ana tjeter, por edhe te Policise se Shtetit, siç quhet ndryshe policia gjyqesore. Thote: Marredheniet midis prokurorise, njoftimet dhe personave te interesuar, nje person i interesuar ka qene edhe Damir Fazlliç do te duhet te behen ne tre menyra, ose me poste, ose i komunikohet nje akt duke e pajisur policine gjyqesore me aktin konkret, ose i komunikohet me ane te nepunesve gjyqesore. Asnje nga keto tre menyra komunikimi te nje akti procedural nuk ka ndodhur. Atehere cili ishte skenari qe do te ndodhte. Dy police, pavaresisht nga grada do te duhej qe ne aeroportin shume te bukur te Rinasit te ndalonin nje njeri dhe duhej qe t‘i thoshin, nuk do te kesh atje ku ke deshire por do te vish me ne ne komisariat. Sigurisht qe ky eshte nje skenar qe ka ndodhur para 20 vitesh dhe qe jane makthe qe do te duhet te largohen.

Ishte kjo shumice qeverise qe miratoi emerimin e Kryeprokurores dhe tani qe i prek interesat e qeverise, kerkon t‘i bej presion. Keshtu doni qe te vendoset shteti ligjor ne Shqiperi?

Atehere duhet te shihni ate çka eshte thelbi i gjese. Nuk do te ndodhe me kete qeveri, me kete mazhorance, se per shkak se ka votuar dhe ka dhene voten e vet, moralin e vet nje individi te nderuar ne punen e vet per te kryer punen e vet ne baze te ligjit, t‘i kerkohet me vone qe te krijoje marredhenie klientelizmi. Marredhenie te ketilla, le te themi mazhoranca e meparshme, te cilat kane emeruar prokurore apo funksionare te tjere te cilet me vone nuk kryenin asnjehere detyren e tyre qofte edhe per te hetuar me te drejte apo pa te drejte ata per cilin kishin votuar, nuk ka ndodhur. Kjo mazhorance ka treguar dhe ka qene besoj fisnike, dinjitoze dhe korrekt me ligjin. Sjellja e mazhorances eshte e tille, nuk formon asnjehere marredhenie klientelizmi me ate qe quhet sistem i pavarur. Ne nje moment te pare jep voten dhe nuk pretendon asnjehere qe te kerkoje shperblim prej ketyre njerezve. Ështe e qete, eshte e lire, le njerezit qe te punojne dhe i pergjigjet çfaredolloj kerkese te ligjit.

Raporti i fundit OSBE-se thote qe ministria e juaj ka perfunduar projekt-ligjin e prokurorise ne gusht te 2008, pa marre konsultime te nevojshme. Çfare komenti keni per kete?

Ështe e vertete qe OSBE ne nje raport ka bere nje konstatim te tille qe ne gusht te 2008 ka perfunduar ligji per prokurorine ende i pakonsultuar. Ligji per prokurorine ende nuk ka perfunduar se draftuari. Jemi ne momentet e fundit, nuk do doja te beja ndonje zbulim te madh, por me kenaqesi mund t‘ju thosha qe te themi ne bashkepunimin teknik, ligjor, midis ministrise dhe prokurorise dhe asistenteve tane kemi gjetur perfundimisht gjuhen e perbashket per konceptet kryesore qe duhet te permbaje kjo reforme ne sistemin e prokurorise. Fakti qe ju them qe nuk ka perfunduar dhe shume shpejt do te perfundoje, do te thote qe nuk ka perfunduar as ne gusht. Sqarimi eshte fare i thjeshte. Ligji ka filluar te draftohet dimensionet e reformes qe ne mars te ketij viti, ne nje urdher te perbashket te ministrit ne detyre dhe Prokurores se Pergjithshme ne detyre

KLD-ja do t‘i zhvilloje mbledhjet e radhes per disa procedime disiplinore te gjyqtareve neper disa qytete te vendit, aty ku ata gjyqtare kane punuar. A nuk ju duket zoti minister keto mbledhje si ato te gjyqeve popullore qe beheshin dikur?

Sigurisht qe une nuk do te doja t‘i jepja ngjyrime te tilla faktit, sepse kryetari i KLD-se ka te drejte per te caktuar rendin e dites, vendin dhe kohen se ku do te zhvillohet. Une jam i prirur qe te besoj se ka nje qellim te mire. Sigurisht qe ka disa kosto me te larta per t‘i zhvilluar mbledhjet ne gjykatat perkatese. Cili eshte perfitimi? Perfitimi eshte se Gjykata e Drejtesise per shume kohe, madje mund te themi qe nga momenti i krijimit te tij ka pasur nje distance teper te larget midis atyre qe kane zgjedhur, qe jane gjyqtaret, dhe atyre qe jane zgjedhur anetar te gjyqesorit ne KLD. Pra ka pasur nje lloj distance jo vetem fizike dhe kohore, por mbi te gjitha llogaridhenie dhe pergjegjshmerie. Do te duhet qe ata qe perbejne KLD-ne, te tregojne perpara votuesve te tyre se cila eshte sjellja e tyre, se s‘i i mbajne keto te fundit premtimet e tyre. Besoj se ne momentet e para kur kane kerkuar voten e gjyqtareve, kane thene se çdo praktike, çdo gjyqtar i korruptuar, ose abuzivit me detyren do te duhet te ndeshkohet prej tyre me voten e tyre. Nuk ka me mire se transparenca, se sa qofte edhe dhenia e nje perceptimi te qarte qe veprimtaria e KLD-se eshte e hapur, eshte e pergjegjshme, kjo eshte kryesore. Per kete gje ne duhet t‘i referohemi çfaredolloj mjeti.

Gjykatat jane pare gjithmone si te korruptuar, nderkohe qe per prokurorine dhe prokuroret asnjehere nuk eshte folur. Por une di shume raste qe kane kercenuar se nuk do t‘ua terhiqnin denoncimin nese nuk u jepnin ryshfet. A mendoni se edhe ata jane te korruptuar?

Ështe e drejte. Jo te gjithe i referohen ketyre praktikave. Ashtu si edhe gjyqesori edhe ata jane te prekur nga praktika korruptive. Çudia me e madhe eshte se ashtu si gjyqtaret edhe prokuroret shume rralle ka ndodhur, per te mos thene asnjehere, duhet thene qe ekzekutivi ne keto tre vjet ka pare duke filluar nga rangjet me te larta politike, me zevendesministra te njohin burgimin, nuk ka ndodhur kjo me gjyqtaret dhe prokuroret, kjo eshte nje situate e pakendshme normalisht, nje situate qe do te duhet te ndryshoje dhe me reformen qe po bejme po shkojme drejt saj, qe edhe prokuroret konkrete te jene te pergjegjshem me ligjin dhe me qytetarin.

Zoti Minister, policia i kap dhe gjykata i leshon. Keshtu thuhet per te ndaluarit qe po bejne tender me dosjet. Si e komentoni ju kete?

Ky eshte nje fakt qe ka ndodhur dhe po ndodh. Sigurisht qe policia eshte organi qe ka te drejte jo vetem te ruaj rendin por edhe te kape keqberesit apo te dyshuarit. Sigurisht qe nje lloj sensibiliteti te tille te policise, te organeve ekzekutive do te duhet ta kene edhe sistemi gjyqesor dhe ai i prokurorise. Qeverisja sigurisht behet jo vetem nga njerez qe punojne nenekzekutiv por behet edhe nga njerez qe punojne nen sisteme te pavarura, siç eshte prokuroria dhe gjykata. Por nuk duhet te harrojme qe jetojme te gjithe ne te njejtin vend, qe jetojme te gjithe ne te njejten situate, jetojme te gjithe me te njejten media qe degjojme, jetojme te gjithe me te njejten problematike te shoqerise dhe sensibiliteti dhe reagimi qe duhet te jete i te gjithe ketyre segmenteve shteteror, jo vetem i policise, jo vetem i prokurorise, por edhe te gjykates, te gjithe duhet te sensibilizohen. Ndodh qe policia i kap dhe gjykata i liron, jo gjithmone kjo ndodh per faj te gjykates dhe te prokurorise, ndodh edhe per ndonje neglizhence te organeve te policise, por une besoj qe edhe vetem gjyqtaret, edhe vete prokuroret duhet te jene paksa me te ndjeshem ndaj problematikes.

Perse qendroni indiferent ndaj mosdeklarimit te financimeve te fushatave zgjedhore te partive politike. A i sherben ky qendrim shtetit te se drejtes?

Qendrimi i zotit Alibeajt. Une besoj se i sherben shtetit te se drejtes. Sepse reforma e kodit zgjedhor e cila duhet te jete ajo edhe mekanizmin apo disiplinimin e partive politike eshte duke u bere nga parlamenti, i njejte themi edhe me reformen ne drejtesi, i cili eshte akti normativ qe percakton rregullat e lojes ne garen per te marre pushtetin dhe duhet te jene lojtaret ata qe ne nje moment te hershem te percaktojne keto rregulla dhe tu binden atyre gjate kohes qe gara zhvillohet. Sigurisht qe une jam Minister i Drejtesise, por ky rregullim eshte duke u disiplinuar, une besoj ne nje pajtim te forcave politike ne parlament. Ajo çka ministri ka bere dhe ekzekutivi ka bere, eshte qe ka paraqitur, ka konceptuar, ka draftuar nje ligj te posaçem qe eshte nje detyrim jo vetem moral i kesaj shoqerie, i ketyre forcave politike, por madje eshte nje detyrim edhe i angazhimeve tona nderkombetare. Ka nje konvente te Keshillit te Evropes e cila percakton qe duhet te kete nje ligj per financimin e partive, ky ligj eshte bere, eshte draftuar, eshte paraqitur forcave politike dhe eshte menduar qe forcat politike, ta fusin si nje pjese te kodit elektoral. Nje ligj fare i thjeshte i cili thote: Transparence dhe deklarim te plote te te gjithave financimeve dhe ne rast kur shkelet ky deklarim dhe vetedeklarim penalizohen forcat politike.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit