Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Kuriozitete
E verteta dhe fasada ne ekonomine shqiptare

Publikuar me : 16.07.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 74 here.
'

Ne pamje te pare Shqiperia duket se shume gjera i ka bere ne rregull. Keshtu shteti ballkanik ben pjese ne ato pak vende, te cilat gjate vitit 2009 me gjithe krizen financiare shenuan rritje ekonomike, e madje ne rastin e Shqiperise ne nivelin 3,3perqind.


Por nje veshtrim i dyte ben te qarte se ky kontribut i vecante ka nevoje per nje relativizim. Se pari, ekonomia kombetare edhe dy dekada pas kolapsit te rendit te vjeter komunist vazhdon te jete shume e izoluar, dhe kush nuk eksporton thuajse asgje.


Pra, nuk ka tregje eksportesh per te humbur. Se dyti, rritja ekonomike e vitit te kaluar i dedikohet krahas te ardhurave (qe nuk do perseriten me) nga privatizimet, edhe programeve bujare te shpenzimeve publike, me te cilat kryeministri S. Berisha u perpoq te ngrinte moralin e zgjedhesve para zgjedhjeve parlamentare, veren e kaluar.


Shok vuajtjesh me Greqine


Me gjithe nderthurjen e dobet me tregjet boterore, kriza ekonomike nuk kaloi pa lene gjurme edhe ne Shqiperi.


Me vragen nga pervojat traumatike te vitit 1997 te shembjes se piramidave te fajdeve, - (te cilat zhduken brenda nates kursimet e nje pjese te madhe te popullsise pa pervoje ne ceshtjet e parave dhe qe paten si pasoje zhytjen e Shqiperise brenda nje kohe te shkurter ne anarki) - njerezit reaguan fillimisht me mjaft nervozitet ndaj deshtimeve financiare boterore. Ne fund te 2008-es sistemi bankar vendas u konfrontua madje me nje bank-run te vogel (terheqje ne mase te depozitave te klienteve).


Por situata u permiresua shpejt. Me shume shqetesim u krijon ekonomisteve ulja e fluksit te parave nga jashte. Keto te ashtuquajtura remitanca gjate vitit 2009 shenuan nivelin me te ulet qe prej pese vjetesh. Me zyrtarisht 781 milione euro ato perbejne ende 9perqind te produktit te brendshem bruto.


Por ne vitin 200,7 transfertat nga emigrantet ishin ne nivelin 951 milione euro. Nje permiresim i shpejte nuk ka te ngjare te ndodhe. Kjo edhe sepse shume emigrante ne Greqine fqinje te tronditur nga kriza, luftojne tani per mbijetesen e tyre ekonomike.


Emigrantet shqiptare ne Greqi vleresohen ne 800.000 vete dhe perbejne atje grupin me te madh te punemarresve te huaj. Jo pak prej tyre druhen per humbjen e punes ose kane mbetur tashme te papune.


Parate nga Greqia kane rendesi jetike per ekonomine e Shqiperise, thote A. Civici, profesor ekonomie. Nese nje numer i madh i ketyre emigranteve do ta ndiejne veten te shtrenguar te kthehen ne mase ne atdhe, mund te lindin probleme sociale.


Ne Shqiperine me 3,2 milione banore vendet e punes jane te pakta. Vertet kuota e papunesise zyrtarisht eshte ne nivelin 14perqind, dhe pra jo shume e larte ne krahasim me mesataren e rajonit. Por, kjo kuote nuk ka force domethenese, pasi popullsia rurale nuk perfshihet ne statistikat e papunesise.


Problemi i pazgjidhur i tokes


Bujqesia pasqyron nje te keqe thelbesore te ekonomise vendase mungesen e aftesise konkurruese. Megjithese sektori agrar perben bazen ekonomike per rreth 50perqind te popullsise, me shume se 40perqind e produkteve agrare importohen.


Sektori agrar kufizohet ne pjesen me te madhe ne ekonomi te ashtuquajtura subsistence, pra ku fshataret prodhojne sa per te furnizuar me ushqime familjet e tyre. Per shitje ose eksport nuk mungojne vetem mundesite e marketingut.


Ne krahasim me fqinjet e huaj si p.sh. Greqine apo Italine te cilat perfitojne subvencione bujare nga BE-ja, prodhuesit vendas ne Shqiperi, te cilet nuk marrin asnje mbeshtetje shteterore, nuk jane ne gjendje te konkurrojne edhe sa i takon produktivitetit.


Nje arsye e rendesishme per mjerimin e bujqesise eshte parcelizimi i ekstrem i siperfaqeve te gjelbra.


Çdo fermeri i takojne mesatarisht vetem 2,1 hektare toke e shfrytezueshme; ne shume raste bujqit madje kane vetem 0,2 deri 0,4 hektare. Nje nga shkaqet per kete duhet kerkuar ne fillimet e viteve 1990, kur ne kuader te reformes agrare u shperbene kooperativat bujqesore dhe toka bujqesore iu shpernda falas ish anetareve te kooperativave.


Pasoje e kesaj politike eshte nje copezim i forte i truallit, qe ben thuajse te pamundur nje administrim agrar eficient. Nje tjeter e mete eshte qe per shume copeza trualli, kryesisht ne afersi te qyteteve dhe ne rajonet me potencial turistik, ekziston ende nje pasiguri e madhe ligjore mbi raportet e pronesise.


Per investuesit potenciale ceshtjet e pazgjidhura te pronesise e bejne natyrisht pak terheqes vendin. Per ish- keshilltarin ekonomik te kryeministrit S. Berisha, N. Sejamini, konflikti i vazhdueshem per te drejtat mbi truallin eshte nje arsye qendrore perse gjate transformimit post-komunist nuk eshte ngritur thuajse asnje industri e re.


Askush nuk rrezikon duke bere investime te shtrenjta ne nje truall, nese vazhdimisht druan se papritur njerez te panjohur mund te ngrene pretendime per ate truall.


Nje kenge per kete problem mund te kendonte operatori francez i fshatrave turistike Club Med vite me radhe luftoi ai per nje projekt rreth 75 milione euro, per ndertimin e nje fshati turistik ne bregdetin jugor te Shqiperise. I perballur me padite e jo me pak se 129 familjeve, te cilat te gjitha pretendonin te drejta mbi token, investuesi hoqi dore i lodhur.


Ne pritje te kerkuesve te arit
Ne Shqiperi sundimi i ligjit qendron mbi kembe te dobeta. Lidhjet personale dhe privilegjimi i klanit perkates kane shpesh me shume rendesi sesa detyrimi kundrejt ligjeve dhe rregullave.


Nje diplomat perendimor na flet per drejtim te shtetit me persona dhe jo institucional. Kur vjen ne pushtet nje drejtues i ri, thote, fillimisht ai nderron krejt personelin, dhe kete e ben deri ne rangjet me te uleta. Ne kushte te tilla nuk mund te behet fjale per vazhdimesi ne udheheqjen e shtetit.


Por per kete arsye investuesit dhe organizatat e zhvillimit, nuk mund asnjehere te jene te sigurta qe marreveshja e arritur me drejtuesin e meparshem, te kete vlere edhe kundrejt mbajtesit te ri te postit.


Pa dyshim Ekonomia e dyte me e varfer ne Europe (pas Moldavise) pengohet shpesh nga vetvetja gjate zhvillimit.


Ndonjehere reformat jane me shume fasade sesa te verteta. Shqiperia vertet ka futur shume ligje te mira duke pasur parasysh edhe anetaresimin e synuar ne BE; por perdorimi i tyre le shpesh per te deshiruar. Me sukses te paket ishin edhe nisma te shumta eksporti, me ane te te cilave synohej te ndreqej bilanci tregtar tejet deficitar (eksportet jane vetem sa nje e pesta e importeve).


Vendi i pasur me lumenj ka ne fakt kushte te favorshme ne sektorin e energjise hidrike. Edhe ne industrine minerare (krom, baker, nikel) ose ne turizem ka potenciale. Por, per atmosferen e kerkimit te arit, - sic konstatohej pas fundit te Luftes se Ftohte fillimisht ne lindje te Europes Qendrore dhe fill me pas edhe ne disa vende te Europes Juglindore, - ende pritet ne Shqiperi.


* Botuar ne gazeten gjermane Neue Zürcher Zeitung - Perktheu Eliana Xhani. Me shkurtime, nga sajti online i radios Deutche Welle

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

0.0/10 (0 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit