Ka rene edhe Elvira Dones ne gojen e kreut te ekzekutivit. Autorja e nje letre te hapur per Berluskonin ne gazeten italiane "La Republica" dhe e nje opinioni te dyte reagues dje ne "Shekulli", ka pasur radhen per te degjuar "historine e familjes" nga Sali Berisha.
Deklaratat erdhen, pasi S. Berisha u pyet nga moderatori i emisionit Opinion, per reagimin mediatik ndaj batutave banale te Berluskonit dhe shtesave po kaq banale te Berishes ca dite me vone. Kur jane permendur shkrimet e znj. Dones ne "La Republica" dhe "Shekulli", Berisha ka thene se znj. Dones ka braktisur djalin e saj.
"Trishtoi djalin. I tha djalit lamtumire... Ka qyteti nje memorie per kete, - tha kreu i qeverise. Ky ishte komenti i tij ndaj atyre qe ka shkruar znj. Dones.
Dhe per ta cuar deri ne fund banalitetin e radhes, kesaj here me nje kontradikte te forte brenda pak sekondash ne deklarim, Berisha shtoi ne mbrojtje te Berluskonit "Nuk mund ti hysh tjetrit ne ceshtje personale..." (?!).
Disa dite me pare gjate konferences per shtyp Berisha-Berluskoni ne Rome, ky i fundit nderpreu nje kumtim te S. Berishes mbi trafikun e klandestineve ne Otranto, duke deklaruar qe do behej perjashtim vetem per ata qe sjellin vajza te bukura shqiptare.
Batuta qe eshte komentuar si skandaloze nga gjithe mediat e Europes, u gjet me vend nga kryeministri shqiptar qe deklaroi nje dite me pas ne Tirane se Berluskoni foli ashtu pasi perpara tij ishin tre gazetare plot hire dhe plot sharm nga Shqiperia(!).
Batuta rreth "vajzave te bukura shqiptare" - si edhe indinjata e mijera italianeve e shqiptareve ndaj saj jane percjelle dje ne Britanine e madhe nga "Daily Telegraph", ne France nga "Le Figaro", ne Gjermani nga "Tagesspiegel" e Berlinit, etj. Nje agjenci shtypi zvicerane e konsideroi deklaraten: "per te ardhur per te vjelle" dhe vijoi duke thene: "Nuk eshte hera e pare qe Kavalieri del me profka shkaterruese e mosrespektuese, por po behet, cdo here qe shkon, me i veshtire pranimi i nje sjellje te tille."
*****
KRONIKA E BATUTES FYESE NE ROME
Berluskoni: Pranojme vetem vajza te bukura...
"Ne do te beje nje perjashtim per ata qe sjellin vajza te bukura". Keshtu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, ne perfundim te konferences se perbashket per shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
K/ministri shqiptar, sapo i kishte premtuar se deri ne fundit te qeverisjes se tij nuk do te hiqej ligji i moratoriumit te skafeve.
"Une nuk dua qe trafikantet te mbysin shqiptaret ne det", tha Berisha. Tallet Berlusconi: "Mund te bejme nje perjashtim, lejohen vetem ata qe sjellin vajza te bukura".
Pak me pas, gjate fotos zyrtare te shterngimit te duarve mes dy homologeve, Berisha eshte shprehur se "kjo eshte fotoja me e bukur e dites se sotme"- "E pra nese do te ishte edhe ata ....", shton Berluskoni, duke treguar me koke nga rreshti i gazetareve shqiptare. Nje tjeter mundesi fotoje, dhe Berluskoni nuk i le shakate "ju e dini se une jam beqar...".
(Ne video: Batuta e S.Berluskonit)
****
Faqe ne Facebook: Berluskoni, kerko falje! Mijera anetare brenda pak oresh
Nje faqe ne Facebook e titulluar "Berluskoni tu kerkoje falje grave shqiptare" (Berlusconi chieda scusa alle donne albanesi) ka mbledhur brenda pak oresh mijera anetare, shqiptare dhe italiane, kryesisht femra, te cilet i jane bashkuar nismes dhe kane vendosur aty komentet e tyre reaguese.
Faqja eshte klikuar ne menyre te vecante pas reagimit te kryeministrit S. Berisha ne Tirane, i cili batutat e Berluskonit, i ka cilesuar si vleresime per vajzat plot sharm e plot hire.
Ne forum ka edhe shtetase italiane. Nje prej tyre, Enrica Sergi shkruan per kryeministrin e vet: "...Stupido nano! Indecente, maleducato e disumano...che schifo.." (Xhuxhmaxhuxh idiot, i paedukate dhe jonjerezor... Ndjej neveri...".
*****
Reagon Berisha: Tre gazetaret tona spikasnin me hiret e tyre
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka shfajesuar homologun e tij italian, Silvio Berluskoni.
"Gjate konferences se shtypit, tek po informoja per Moratoriumin e skafeve, perballe nesh ishin tre gazetare shqiptare, te themi te verteten ishin te pashme, te cilave Kryeministri Berluskoni u beri nje kompliment qe padrejtesisht ka ngjallur nje keqkuptim. Ne rast se Silvio Berluskoni beri kompliment ne drejtim te tyre, aty ne teresi audienca ishte mashkullore, nuk mund te them se keto te tria nuk binin ne sy, aq sa une i ftova te tria qe te benin nje foto bashkerisht. Cila ishte pergjegjesia e tij ne qofte se keto tri zonja spikasnin me sharmin dhe me hiret e tyre? Ky ishte historiku dhe kishte lidhje direkt me faktin se para nesh ishin tre gazetare shqiptare qe spikasnin me sharmin e tyre," tha Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike.
*****
Protesta e Levizjes MJAFT: Nje blow doll per Berishen e Berluskonin
Aktiviste te Levizjes Mjaft! organizuan nje aksion para kryeministrise, ku kerkuan ti dorezonin Kryeministrit Sali Berisha nje dhurate per homologun dhe mikun e tij, Silvio Berluskoni, ne pergjigje te deshires se shprehur te ketij te fundit per "vajza te bukura" shqiptare. Aktivistet mbanin nje baner ku shkurhej: Dhurate per "forcimin" e marredhenieve Sali-Silvio, duke ekspozuar para tij nje kukull qe fryhet (blow doll), nga ato disponueshme ne sex-shops.
"Ne nuk kemi vajza te bukura per ti dhene Z. Berluskoni, ndaj i kerkojme Kryeministrit tone qe bashke me homologun e tij italian te ndajne bashke kete dhurate domethenese, e cila i shkon me se miri per shtat shijeve te kryeministrit fqinj", tha Aldo Merkoci i MJAFT.
******
Gazetare dhe artiste, leter te hapur Kryeministrit Berluskoni
Edhe pse Kryeministri italian spikat per deklaratat e tij fatkeqe, vleresojme se ajo cka ka deklaruar ai, eshte nje deklarate ofenduese, ne adrese te grave shqiptare, qe jetojne dhe punojne ndershmerisht ne Itali dhe Shqiperi, si dhe nje tallje me nje nga plaget me te renda sociale, te tranzicionit demokratik shqiptar: trafiku i qenieve njerezore.
Kryeministri italian duhet te jete ne dijeni se tashme ka kush i con ne Itali "vajzat e bukura shqiptare" dhe i vendos ne pune si mish i fresket ne rruget e Italise, ose ne qendrat e rreme estetike, ku te kamurit e Italise, i perdorin ato per tu cliruar nga pesha e rende e punes dhe pergjegjesise.
Lendon edhe ato familje shqiptare te prekura nga drama e nje vajze te rrembyer, dhunuar, izoluara, ndonjehere e humbur pergjithmone.
Jemi thellesisht te keqardhur dhe te hidheruar qe Kryeministri i vendit ku jetojme dhe aspirojme per tu bere nenshtetas, te shfaqe nje qendrim tejmase ofendues, ne adrese te vendit tone te origjines dhe jep nje imazh kaq te prapambetur te Italise.
*****
Elvira Dones i shkruan Berluskonit: Pjese nga letra: "Ne emer te vajzave te bukura"
I nderuar Zoti Kryeminister,
Ne kohen qe kryeministri i vendit tim te origjines, S.Berisha, konfirmonte angazhimin e qeverise se tij ne luften kunder kontrabandisteve, ju vute ne dukje se "mund te bejme nje perjashtim per ata qe sjellin vajza te bukura."
Ato "vajza te bukura" une i kam takuar. Kam takuar me dhjetra syresh, naten dhe diten, fshehtas tutoreve te tyre, i kam ndjekur nga Garbanjate Milaneze gjer ne Sicili. Ato vajza me kane rrefyer copa nga jetet e tyre te percudnuara, te abuzuara, te shkaterruara. "Steles" padronet e saj i paten gdhendur mbi stomak nje fjale: kurve. Ishte e bukur, Stela, shume e bukur, por kish vetem nje "te mete": e rrembyer ne Shqiperi dhe e prure ne Itali, kundershtonte te dilte ne trotuar. Pas nje muaji perdhunimesh kolektive nga poncot shqiptare dhe ortaket e tyre italiane, iu desh te thyhej. Ajo vajze njohu trotuaret e Piemontes, Lacios, Ligurias e keshtu me radhe. Dhe vetem me pas - tre vjet me vone - vendosen tia skalitnin zanatin mbi lekure: thjesht per argetim, thjesht per teke.
Asokohe ishte aq e bukur ajo jete e re, nje hyjni. Sot eshte vec nje nga te perhumburit, te shtyret ne cepat e njerezimit. "Stela" nuk do te dashuroje me kurre, e askurre do te behet nene e gjyshe. Fjala "kurve" mbi bark i ka shuar cdo dritez shprese dhe besimi tek njeriu, kerdia e klienteve dhe e tutoreve i kane shkaterruar mitren.
Mbi "vajzat e bukura" kam shkruar nje roman, botuar ne Itali me titullin "Sole bruciato", ne gjuhen time ka titullin "Yjet nuk vishen keshtu". Vite me pas, xhirova nje dokumentar per televizionin zviceran: u vura ne gjurmet e nje tjetre vajze te bukur, Brunilda quhej, i ati me qe pergjeruar mes lotesh te hetoja per te. Ishte nje baba si shume baballare shqiptare vajzat e te cileve ishin zhdukur, rrembyer, sakatuar dhe varur me koke poshte ne thertore jashte perdorimi sepse guxonin te rebeloheshin. Ai burre ishte baba si ju, z. Kryeminister, vetem se i pafat. Dhe ende nuk e gelltit dot faktin qe vajzen e ka humbur pergjithmone, se ndoshta gjendet e fundosur ne det ose e ekzekutuar ne ndonje skute periferie. Ai kembengul te shpresoje, enderron mrekulline. Histori e gjate kjo, z. Kryeminister...
Nuk mund te mos jua shkruaja kete leter te hapur: ne emer te Stelave, Biankave, Brunildave dhe ne emer te familjeve te tyre. Pergjate njezet vitesh tranzicioni te veshtire, Shqiperia i ka shkaktuar vetes shume vuajte e plage, por ne popull po rritet e forcohet shpresa e vullneti qe me ne fund te eci drejt, me koken lart. Dhe me lejoni tjua bej te qarte: Shqiperia nuk ka me durim, e asfare deshire, qe ti gelltise poshterimet falas.