Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Edi Rama Rezistence, deri ne hapjen e kutive

Publikuar me : 01.05.2010 Ne : Politike - 264 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryetari i PS-se, Edi Rama, deklaroi mbreme ne proteste se transparenca nuk duhet te pengohet permes pushtetit. Rama ftoi qytetaret per rezistence dhe sakrifice


TIRANE - Ne nuk kerkojme te marrim pushtetin permes transparences, po kerkojme qe transparenca te mos pengohet permes pushtetit. Gjithcka qe kemi per ti thene pushtetit nis e mbaron tek fjalia, Hap kutite ose largohu.


Hap kutite jo per te kuptuar populli qe ke vjedhur votat, sepse kete shqiptaret e kane kuptuar pikerisht diten kur i mbylle forcerisht kutite nga tmerri i daljes ne drite te votave te vjedhura.


Hapi ato kuti per te nxjerre qe aty armen e korrupsionit qe vrau zgjedhjet e shkuara ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te mos vriten dot me nga e njejta arme. Keshtu i eshte drejtuar dje kryetari i PS-se, Edi Rama, para mijera protestuesve, kryeministrit Sali Berisha vetem pak metra larg nga zyra e tij kryeministrore.


Permes nje fjalimi te mbajtur mbreme gjate protestes, kryetari i opozites, Edi Rama, ka bere me dije se protesta eshte per te gjithe ata qe duan nje Shqiperi per te mireqeverisur nga te zgjedhurit e popullit.


Sot Shqiperia eshte ne udhekryqin mes nje mbreterie te pashpallur, ku pushteti i nje oborri grabit votat, rremben pasurine e perbashket, shkel lirite e te drejtat e njerezve, duke e kthyer popullin ne rob te keqqeverisjes, dhe nje republike kushtetuese ku qeveria eshte e njerezve, me njerezit e per njerezit, - tha mbreme Rama.


Kryetari i PS-se i ka kthyer pergjigje edhe perpjekjeve te vazhdueshme te mazhorances per ta cilesuar opoziten si penguese te integrimit te Shqiperise ne BE. Kujt na thote se ne po pengojme integrimin europian te Shqiperise, u themi se kjo eshte nje beteje per Shqiperine Europiane.


Kujt na thote se ne po pengojme liberalizimin e vizave, u themi se kjo beteje eshte kunder te keqijave, qe e kane penguar liberalizimin e vizave deri sot, nga korrupsioni tek paaftesia e qeverise per tu hequr kufijte e levizjes shqiptareve.


Ndersa kujt na thote te shkojme ne gjykate, u themi se njerezit e lire nuk shkojne ne gjykate per te fituar te drejten te marrin fryme dhe transparenca e zgjedhjeve nuk eshte ceshtje gjykate, po ceshtje jete a vdekjeje e organizmit te demokracise, - tha Rama.


Kryetari i PS-se ka sqaruar se opozita nuk kerkon te marre pushtetin permes transparences, po kerkon qe transparenca te mos pengohet permes pushtetit. Ne keto kushte Rama ofroi edhe kompromisin. Sduam te na dorezoni neve pushtetin ne tavoline, po ti dorezoni popullit armen me te cilen e mbajtet pushtetin.


Pa e nxjerre qe aty dhe cmontuar njehere e mire ate arme vrastare per lirine e zgjedhjeve, ne Shqiperi nuk mund te kete me liri zgjedhjeje per qytetarin, qe pasketaj ose duhet te nenshtrohet ose duhet te largohet, - tha ai.


Rama ngriti pyetjen A ka arsye ne bote per ta toleruar nje pushtet qe, ne mes te Europes, ne vitin 2010, i poshteron rrogetaret e shtetit duke i sjelle ne nje feste cinike si ajo e nesermja me lista dhe duke i hipur ne autobuse si delet qe rrezikojne te theren po u ndane nga kopeja?. Kryetari i opozites shtoi se ne adrese te PS-se kishin ardhur me qindra mesazhe, ku administrata eshte detyruar qe te marre pjese sot ne festen e PD-se.


Megjithese kane njeqind e nje arsye per te protestuar sot e neser bashke me ne, per cenimin e dinjitetit ne pune dhe rrenimin e ekonomise se tyre familjare, duhet te hipin ne autobus per te marre pjese ne nje koncert te turpshem festiv prej regjimesh antidemokratike, qe shpikin festa sa here ka protesta.


Turp Sali Berisha qe u ringjalle shqiptareve fantazmen e tribunes festive te 1 majit dhe kohen e zymte te tubimeve te lumturise kolektive, qe dikur i organizonte Partia jote e Punes per te manifestuar fuqine e diktatures se proletariatit, ndersa sot i organizon pushteti yt i korruptuar per ti bere nje karshillek primitiv popullit opozitar!,- tha Rama.


Kryetari i opozites ka folur gjate edhe per rrenimin ekonomik. Kriza e ekonomise shqiptare nuk eshte as pjelle e krizes financiare globale, as fantazi e shfrenuar e opozites, po pasoje e dhimbshme e nje politike shkaterruese, qe ka qellim te vetem te mbaje ne karrige Sali Berishen,- tha ai.


Kryetari i opozites theksoi se sot gjysma e fuqise punetore te Shqiperise eshte rrugeve, e papune, dhe se Berisha ka shkaktuar humbjen e mbi 100 mije vendeve pune ne me pak se nje vit.


Vrasja e Gerdecit, renia e tunelit te Kalimashit, permbytja skandaloze e Shkodres, jane shembuj ulerites te kapjes se shtetit per interesat e oborrit te nje pushteti qe po mbyt Shqiperine ne nje det padrejtesish e pislleqesh ku perpeliten cdo dite njerezit e zakonshem te ketij vendi, - tha ai. Rama sqaroi se kjo nuk eshte luftes mes dy palesh, por mes dy botesh.


Motra dhe vellezer, te rezistojme ne kete bulevard te deshmoreve te kombit dhe kudo tjeter neper Shqiperi, secili sipas kohes e mundesise se vet, duke ikur e ardhur, pa u ndalur deri ne hapjen e kutive, per te shpetuar demokracine e te ardhmen duke shkeputur fatin e zgjedhjeve nga kthetrat e pushtetit te korrupsionit.


Kjo eshte nje beteje e veshtire aspiratash te medha dhe ne jemi gati ta cojme perpara me cdo sakrifice te madhe qe do te nevojitet, - tha ai.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit