Ne maternitetin "Koco Gliozheni" eshte instaluar Telemedicina me eko 4d, e cila ben te mundur komunikimin on-line per konsulte te perbashket me mjeke te huaj
Teknologji
Prinderit mund te shohin beben e tyre me shume detaje dhe mund te krijojne nje imazh se si do jete ai sapo te linde. Madje, imazhet e bebes jane te nje cilesie shume te mire sa prinderit preferojne tu bejne edhe foto dhe ti kene ne nje album, ndonese femija nuk ka lindur ende.
Kjo eshte ekoja 4d (4 dimensionale), e cila, duke u lidhur me ane te Telemedicines (mjekesia ne televizor) e ben ate unikale ne vendin tone, pasi konsulta e bebes ne barkun nenes mund te behet njekohesisht mes mjekeve te ndryshem ne gjithe boten edhe pse ata ndodhen ne klinikat e tyre.
Kjo teknologji moderne eshte instaluar prej nje viti ne maternitetin "Koco Gliozheni" dhe per te tregon ne intervisten per "Shekulli"-n mjekja gjinekologe e specializuar per ekografiste, Enkelejda Prifti, e cila thekson se kjo teknologji eshte nder me te rejat ne bote.
Ne maternitetin "Koco Gliozheni" eshte instaluar nje aparature moderne, e cila jep imazhe shume cilesore te bebes qe ende nuk ka lindur. Ku konsiston e vecanta e ketij ekzaminimi per bebet?
Duke marre imazhe te meparshme ekografike ekoja 4d krijon nje imazh te bebit qe te duket sikur e ke si ne fotografi dhe eshte shume e drejtperdrejt, sidomos ne komunikim me prinderit.
Ne pjesen me te madhe te vendeve perendimore ajo ende perdoret si pamje shtese per te shtuar edhe kenaqesine prinderore kur shikojne nje ekografi qe eshte pak me e veshtire se kur shikojne pamjet standarde mjekesore. Pervec kesaj, kjo ka disa vite qe po studiohet se cfare funksioni do te na shtoje ne diagnozat e meparshme ekografie.
Pra, cfare te reje shton kjo ne nje diagnoze qe ne e vendosim, por qe ne shtojme edhe 4d dhe marrim nje imazh me te plote volumetric dhe qe na verteton diagnozen qe ne kemi dyshuar me ekografin standarde qe behen. Kjo nuk eshte thjesht nje ekografi 4d qe behet, por qe krahasuar me imazhet diagnostike ose 2d eshte me cilesi shume me te larte.
Pervec kesaj, ka ekzaminime te tjera si sistem, grafike, imazhe dhe perpunim te dhenash, eshte shume me e sofistikuar dhe kete e verteton lidhja e kesaj aparature me Telemedicinen.
Me konkretisht, cfare eshte telemedicina dhe cfare mundeson ajo per mjekesine?
Telemedicia apo, sic thuhet ndryshe, mjekesia ne televizor eshte nje lidhje on-line mes aparatures 4d qe folem me lart dhe qe jep imazhe shume cilesore me mjeket e vendeve te huaja ne kete rast me mjeket e spitalit Massa qe ndodhet ne Itali.
Pra, telemedicina eshte kur ne bejme nje diagnoze ketu dhe kemi dyshime per diagnozen apo menyren se si duhet te trajtojme beben, sic ndodh rendom ne shume klinika te specializuar edhe jashte.
Ne me ane te Telemedicines mund te lidhemi on-line me spitalin Massa dhe diskutojme ne menyre virtuale me doktoret qe jane ne Itali, dhe te vendosim bashke per menyren e diagnozes dhe menyren e menaxhimit te bebit. Sic kishim nje rast sot qe ishte nje femije qe ishte diagnostikuar me pare me nje aritmi te zemres dhe ne u lidhem me mjeket italiane on-line dhe vendosem se bashku per menyren e menaxhimit.
Mjeku italian, duke pare ne pamjet ekografike direkt te bebes, on-line thote mendimet e tij ne lidhje me menaxhimin e diagnozes, sidomos per patologjine e zemres se bebeve.
Po prinderit marrin kenaqesi nga pamjet qe iu ofron ekoja 4d?
Per prinderit aparatura sjell nje imazh me te drejtperdrejte nje imazh me te bukur dhe pothuajse pjesa e madhe e cifteve te reja kerkojne qe pervec fotove standarde qe mund ti marrin se ne printer, apo CD, deshirojne edhe pamje 3d te bebit qe jepet imazhi virtual i nje femije qe shikohet ekografikisht
Deri ne cfare imtesie shikohet femija me kete aparature?
Varet nga disa kushte teknike ku zhvillohet ekografia, pasi duhen disa kushte specifike qe te behet nje imazh shume perfekt, por ne pergjithesi ne tentojme gjithmone te fytyra se ajo eshte me e drejtperdrejte ne komunikimin me femijen ose pamje shume te kendshme te dores apo te kembes. Nena ne kete menyre imagjinon se si do jete femija ne momentin e lindjes.
Prinderit e kerkojne me shume per efektet te fotografise per te pasur imazhin e bebes se tyre dhe per efektet emocionale, kurse ne na intereson me teper qe kete ta perdorim nga ana shkencore per ti shtuar vlera anes diagnostike qe ben gjithe bota.
Çfare statusi kane ne pergjithesi ciftet qe e kerkojne kete eko?
Jane ne pergjithesi ciftet e reja, sidomos ata qe kane nje lloj informacioni dhe qe shikojne ne internet dhe vijne e kerkojne duke thene se duan eko si fotografi.
Kjo teknologji renditet e koheve te fundit?
Po eshte nder teknologjite me te reja boterore qe i perket kesaj fushe. Ne gjithe boten, kjo eshte akoma ne stade studimi.
Eshte e kushtueshme?
Kjo eko iu ofrohet te gjithe prinderve me kerkesen e tyre dhe te gjitha nenat qe zbatojne sistemin e referimit e realizojne falas. Per ata qe nuk zbatojne kete sistem, nuk eshte me e shtrenjte se ekot e tjera te zakonshme.