|
Ekspertet: Cmimi real i naftes, 105 leke per liter
Publikuar me : 04.12.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 568 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Shqiptaret duhet te paguajne nje çmim nafte qe nuk shkon me teper se 110 leke per liter. Duke iu referuar deklaratave doganore ne fillim te muajit nentor, perfshi taksat dhe normat e fitimit, rezulton se nenproduktet e naftes, me kryesoret, diezel, eurodiezel dhe benzina nuk duhet te shiten me shume se mesatarja prej 110 leke per liter, ne nje kohe qe ne treg vlera arrin ne 128 leke per liter. Prej afro nje jave, nafta D1 (eurodiezeli), me e perdorura ne treg eshte zhdoganuar ne dogane me nje çmim qe shkon ne rreth 507 dollare per ton. Duke bere te gjitha llogaritjet, me futjen e te gjitha taksave del se çmimi me shumice i ketij karburanti eshte 107 leke per liter, ndersa me pakice ne rreth 114 leke per liter. E njejta perllogaritje behet edhe per naften D1, (diezel), duke qene se ka densitet te njejte me D2. Ndryshe nga nafta, benzina ka nje takse fikse tek akciza, 37 leke per liter, duke e bere qe te kete nje diference pak me te larte se karburantet e tjera. Spekulimi me naften ne tregun vendas ka nisur qe ne fillim te muajit qershor, kur ne tregjet e huaja nenproduktet e naftes pesuan nje rritje te paparashikuar. Kulmin e arriti ne korrik, me 145 dollare per fuçi, ndersa ne tregun vendas nafta kishte prekur majat historike, me rreth 160 leke litri. Aktualisht, çmimi i naftes ne bursa eshte rreth 50 dollare per fuçi, pra nje ulje gati 150 per qind, ndersa ne tregun vendas (ishte tri dite me pare 130 leke/litri) eshte mesatarisht 128 leke per liter, por ne periferi mund te gjendet edhe me 125 leke per liter, si nafta ashtu dhe benzina.
Ne fillim te muajit nentor, nafta D1 kishte nisur renien, ku nga 650 dollare fuçia, ne fillim te dhjetorit e pa veten me 507 dollare. Te njejtin ritem kane ndjekur dhe dy produktet e tjera te naftes. Benzina nga 478 dollare per ton, ne ditet e para te dhjetorit shenonte nje nivel prej 406 dollare.
Diferenca
Nese bejme llogarite per benzinen (gazoline EN 228), çmimi qe duhet te ofrohej ne treg nuk duhet te kalonte 105 leke per liter, kur diten e djeshme ajo u shit me 130 leke litri. Pak dite me pare, Konfindustria kishte bere disa perllogaritje te peraferta, duke dale ne perfundimin se ne nje vit kalendarik, konsumatoret ne Shqiperi kishin paguar rreth 120 milione euro me teper, fale çmimeve abuzuese ne treg. Taksat qe aplikohen te karburantet jane akciza dhe Tatimi mbi Vleren e Shtuar, perfshi dhe taksat fikse si ndikimi ne mjedis etj. Keto sjellin kosto shtese per kete produkt, te cilit i perfshihet dhe transporti, siguracioni, shkarkimi i mallit (te tria permblidhen me emertimin CIF-cost insurance freight), qe mesatarisht ne total eshte rreth 50 dollare per ton.
Nafta D1 (eurodiezel)
507 dollare per ton, çmimi i naftes ne treg
+ rreth 50 dollare per ton. Ketu futet çmimi i rafinerise, transporti, siguracioni, shkarkimi (CIF)
557 dollare per ton, çmimi i naftes qe mberrin ne dogane. Ketu duhet marre parasysh çmimi i references qe aplikon dogana, i cili mund jete 10 dollare me shume ose me pak
1 ton nafte D1 dhe D2 ze afersisht 1192 litra
96,78 leke, kursi i kembimit ndaj dollarit (tri dite me pare). Dogana e azhurnon çdo dite kursin
Kostoja per liter
45 leke per liter, çmimi i naftes D1 qe mberrin ne dogane, pasi jane bere llogarite e (557 * 96,78 / 1192)
Taksat
Duke i shtuar 37 leke per liter qe eshte akciza, nafta arrin me 87 leke. Ketu duhet pasur parasysh qe akciza llogaritet ne baze te 75% (0,75 * 45), por qe nuk duhet te dale me shume se 37 leke per liter dhe jo me pak se 13 leke per liter. Ne rastin tone del 34 leke. Megjithate, po i mbetemi kufirit te siperm, qe eshte 37 leke/litri.
Duke i shtuar 20% TVSH {87 + (87 * 0.02)}, del 88.7 leke litri
Duke i shtuar 1 leke/litri, takse mjedisi dhe afersisht 2 leke/litri shpenzime operative, rezulton nje çmim 91.7 leke per liter. Me kete çmim del nafta D1 nga dogana
Normat e fitimit per te dyja hallkat, shumica dhe pakica nuk eshte me shume se 6 leke/litri per secilen. Benzina e ka maksimumi 8 leke/litri
Perfundimi
Si perfundim, nafta D1 (eurodiezel), qe preferohet nga konsumatoret, duhet te kishte nje çmim ne treg prej rreth 105 leke/litri. Sot ajo shitet me 128 leke/litri
Çorientimi i tregut
Brenda pese muajve, Ministria e Financave ka nxjerre kater udhezime te ndryshme qe percaktojne formen e pageses te TVSH-se per karburantet. Afatin me te shkurter e mbajne dy udhezimet e fundit, te cilat kane vetem 6 dite diference nga ndryshimet e kryera nga ministria. Pra, tregtaret e shumices dhe pakices, kur sapo jane njohur me udhezimin e ministrise, u ka dale menjehere per zbatim nje udhezim tjeter, qe hidhte poshte te parin. Te gjitha ndryshimet konsistojne ne perqendrimin e çmimit te naftes nga shumica, e cila duhet ta vendose ajo nivelin e tarifes qe paguan konsumatori te pakica. Tregtaret pretendojne se kjo skeme ka shume gjasa te deshtoje.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|