Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ekspertet:Skavicen e bejne specialistet jo politikanet

Publikuar me : 10.02.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 371 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ndertimi i hidrocentralit te Skavices vazhdon te jete enderr e disa brezave, nderkohe premtimet e bera se fundmi per realizimin e tij do te vazhdojne te mbeten te tilla per aq kohe sa nuk


do te jete afruar ndonje investitor i huaj pasi kapacitetet e vendit nuk do ta perballonin nje tjeter investim qindra milione euro


I pari ne radhen e HEC-eve te ndertuara mbi lumin Drin, Skavica do te perfundonte edhe linjen e shfrytezimit te rrjedhes se lumit per prodhimin e energjise elektrike. Me deshtimin e tenderit te shpallur nga Ministria e Energjetikes ne fund te dhjetorit te shkuar dhe me uljen nga muaji ne muaj te nivelit te te ardhurave ne buxhet, realizimi i kesaj vepre duket se do te shtyhet edhe per disa vite.


Per shkak te rendesise dhe kapacitetit te madh ujembledhes te rezervuarit rreth 6.5 miliarde m³, Skavica eshte cilesuar si nje investim gjigant i cili do te rriste me 15 per qind prodhimin e energjise ne vend.


Emin Mysliu, nje nga projektuesit dhe drejtuesit e hidrocentraleve me te medhenj ne vend, si Fierza, Komani, Vau i Dejes, etj., e sheh mese te mundshme realizimin e ketij investimi. Por duke marre shembull ndertimin e HEC-eve te tjere mbi Drin, Mysliu thekson se Skavica mund te behet realitet por me kushtin qe per projektin me kosto rreth 500 milione euro te vendosin specialistet e KESH-it dhe jo politika.


Ajo qe eshte perfolur se fundmi ka te beje edhe me marreveshjen qe duhet arritur me Maqedonine per shkak se pas ndertimit te nje dige ne kuoten 485 metra, uji do te permbyse disa hektare toke ne territorin administrativ te ketij shteti. Por ka edhe nje version tjeter te projektit ne kuote me te ulet 445 metra realizimi i se ciles nuk do te shkaktonte permbytje jashte territorit te vendit.


Per sa i perket domosdoshmerise se nje marreveshjeje me Maqedonine, Inxhinier Mysliu permend nje fakt te rreth 30 viteve me pare. Ne te vertete, sipas tij ekziston nje marreveshje midis shtetit shqiptar dhe Federates Jugosllave per kete ceshtje, e arritur ne nivel ekspertesh.


"U arrit nje marreveshje midis nesh dhe jugosllaveve ne ate kohe per sa i perket Skavices, e cila nuk eshte ratifikuar nga qeverite perkatese. Por ne beme kujdes qe ne nje pike te saj te saktesojme se nese nuk miratohet brenda 40 diteve ajo te hyje automatikisht ne fuqi", - shprehet Mysliu.


Sipas projektit fillestar, HEC-i i Skavices do te kishte nje dige 220 metra te larte me material vendi, si gure, argjil, etj., ose me beton dhe vepra ishte parashikuar te hynte ne shfrytezim ne vitin 1994. Krahas prodhimit te energjise nga ai vete ndertimi i Skavices do te ishte dhe nje rregullator per HEC-et e tjera te ndertuara mbi Drin.


Me nje kapacitet 6.7 miliarde meter kub uje dhe siperfaqe 10.600 hektare, per mbushjen e liqenit do te duheshin plot dy vjet. Per sa i perket prodhimit te energjise, Skavica ishte parashikuar te ishte me dy turbina me fuqi te vendosur 300.000 kE/h. Ndersa prodhimi vjetor ishte parashikuar ne 1.3 miliarde kE/h.


Se fundmi, nje kompani italiane ka hartuar nje projekt tjeter per shfrytezimin e Skavices, ne te cilin parashikohet krijimi i nje rezervuari me te vogel duke perbytur me pak toke.


Si deshtoi tenderi per Skavicen


TIRANE- Tenderi per Skavicen ishte parashikuar te organizohej ne fund te muajit dhjetor por mospjesemarrja e asnje kompanie te interesuar beri qe te deshtonte nisma e radhes per ndertimin e ketij HEC-i.


Megjithese kishin terhequr dokumentet per pjesemarrjen ne tender, asnje nga kompanite e interesuara nuk ka dorezuar oferte. Ne fakt, tenderi i parashikuar te organizohej ne fund te muajit dhjetor ishte shtyre edhe nje here nje vit e gjysme me pare per shkak te mosgjetjes se financimeve nga kompanite e interesuara.


Procedurat per dhenien me koncesion te Skavices kane filluar qe ne vitin 2008 ku gjate fazes se pare u kualifikuan 6 kompani, si "Korea Electric Poeer Corporation", norvegjezet e "STATKRAFT", austriaket e "VERBUND KELAG GRUP", gjermanet e "R.E.E" AG, etj.


Mungesa e financimeve qe shkaktoi edhe terheqjen e kompanive nga tenderi i Skavices beri qe ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, tiu bente thirrje bankave qe te mbeshtesnin financiarisht koncensionet ne kete sektor.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit