Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ekstradohen dy te kerkuar per vrasje dhe trafik femrash

Publikuar me : 13.08.2010 Ne : Kronike - 143 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ndue Memaj, i denuar me 24 vite burg, kishte vrare ne vitin 99 gjakesin e tij dhe ia kishte shkruar ne nje leter kryeplakut te lagjes


Dy persona te kerkuar dhe te denuar per krimet e vrasjes dhe te trafikimit te femrave, u ekstraduan nga Zyra e Interpol Tiranes, ndersa iu dorezuan Drejtorise se Burgjeve per te vuajtur denimet perkatese.


Dje pasdite, rreth ores 17 30, u ekstradua nga Roma, Ndue Memaj, 31 vjec, nga Puka, i denuar me 24 vite burg per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje per motive gjakmarrjeje.


Sipas policise, Memaj, eshte denuar se me 8 nentor te vitit 1999, ne Fushe Arrez, ka qelluar me automatik, duke vrare Jak Ndoken, i cili ne momentin e ngjarjes, ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon.


Si pasoje e plumbave te marre, ai humbi drejtimin e mjetit duke u perplasur me nje kioske aty prane. Nga perplasja mbeti i vdekur Agron Hyseni, qe ndodhej brenda kioskes, ndersa nje kalimtar mbeti i plagosur.


Pas krimit, autori mundi te largohej, ndersa ne arratisje e siper i kishte lene nje leter kryeplakut te lagjes, ne te cilen shkruhej se vrasjen e kishte kryer per gjakmarrje. Ai u shpall ne kerkim dhe nje vit me vone u denua me 24 vite burg nga Gjykata e Pukes.


Nderkaq, ne vitin 2007, ai u arrestua ne Itali, per tu ekstraduar pasditen e djeshme ne drejtim te Shqiperise per te vuajtur denimin. Me pare, mengjesin e djeshem ishte ekstraduar nga Milano, Erjan Kallmeti, 30 vjec, nga Nikla e Kruje. Ai eshte denuar nga gjykata e Durresit, ne vitin 2004, 15 vite burg, per Trafikim te femrave per prostitucion.


Sipas njoftimit zyrtar te Policise se Shtetit, Kallmeti, ne bashkepunim me disa persona te tjere, ka mashtruar nje vajze me inicialet R. B, me qellim dergimin e saj ne Itali, per ta shfrytezuar per prostitucion. Vitin e kaluar, me 19 nentor, ai u arrestua per llogari te prokurorise shqiptare me qellim ekstradimin drejt vendit tone. Menjehere pas mberritjes se tij ne Shqiperi, Kallmeti iu dorezua Policise se Burgjeve

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit