Dritan Domi eshte denuar me 11 vite burg per shfrytezimin e nje femre ne Itali, ndersa Kristian Kola eshte ne proces gjykimi
TIRANE- dy persona te kerkuar nga autoritetet shqiptare te drejtesise per krimet shfrytezimit te femrave per qellime prostitucioni si dhe per akuzen e vrasjes me paramendim, u ekstraduan dje nga Zyra e Interpol Tiranes ne bashkepunim me zyrat perkatese te Interpolit ne Bruksel te Belgjike dhe Wiesbaden te Gjermanise.
Ekstradimet u bene te ditura dje nga Policia e Shtetit ne nje njoftim zyrtar te saj, ku pohohej se dy personat ishin te shpallur ne kerkim nderkombetar nga Policia Shqiptare. Sipas policise, dje ne oren 15 30 Zyra Qendrore Kombetare e Interpol Tirana, kreu ekstradimi nga Frankfurti i Gjermani, te Dritan Domit, 35 vjec, nga Maminasi i Durresit.
Ky person ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Durresit, me vendim 14 majit te vitit 2004, e ka denuar me 11 vjet burg, per vepren penale te Shfrytezimit te femrave per qellime prostitucioni. I ekstraduari Domi, ne bashkepunim me disa shtetas te tjere, ka mashtruar shtetasen A.D, me qellim dergimin ne Itali dhe shfrytezimin e saj si prostitute.
Fillimisht asaj i eshte pohuar se do te martohen ne Itali, por kur ka mberritur ne kete vend ajo eshte detyruar te ushtroje prostitucion. Pas denoncimit te te demtuares, policia nisi hetimet dhe ne vitin 2004, ai u denua me 11 vite burg, duke u shpallur ne kerkim nderkombetar.
Domi, kishte mundur te largohej ne drejtim te Gjermanise, ku edhe u arrestua me qellim ekstradimin e tij ne drejtim te Shqiperise. Nderkaq ekstradimi i dyte i kryer eshte ai i Kristjan (Marjan) Koles, nga Lezha me banim ne Durres. Ai ka qene i shpalluir ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Kurbinit, me 1 shkurt te vitit 2005, ndaj tij ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg, per akuzen e vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje.
Kola akuzohet se me date 23 nentor te vitit 2004 ne Shullaz te Kurbinit, per motive te dobeta, ka plagosur me arme zjarri Sander Nokajn, i cili me pas ka vdekur ne spital. Kristjan Kola u arrestua nga autoritetet belge me 17 mars te vitit 2010, me qellim ekstradimin e tij drejt vendit tone. Dje te dy te ekstraduarit, i jane dorezuar Drejtorise se Pergjitshme te Burgjeve ne aeroportin e Rinasit.