Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Krimi
Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin

Publikuar me : 09.12.2008 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 1032 here.

Shkoder- Policia ka vene ne pranga autorin e vrasjes se biznesmenit ne Shkoder. Afrim Rraboshta eshte ndaluar nga uniformat blu te ketij komisariati, te cilet kane njoftuar se ai fshihej ne ne fshat prane Bushatit.

Ngjarja ndodhi dje, kur 45-vjecar Ben Due Bitani, nga Barbullushi me banim ne Shkoder gjeti vdekjen e menjehershme pasi u qellua me tre plumba pistolete nga nje distance e afert.

Krimi u krye ne rrugen e fshatit Barbullush te Shkodres, jo shume larg lokalit te te afermve te viktimes. Sipas policise autor i ngjarjes eshte shtetasi Afrim Rraboshta banor i fshatit Barbullush.

Nga te dhenat fillestare te grumbulluara nga policia, mesohet se viktima dhe autori kane qene se bashku ne lokalin e familjes Bitani ne Barbullush dhe kane dale andej se bashku , per tu larguar me mjetin qe drejtohej nga Ben Bitani. Ndersa udhetonin bashke ato jane ndaluar dhe kane debatuar brenda ne mjet , dhe aty Afrim Rraboshta ka qelluar me arme drejtuesin e mjetit Ben Bitani dhe me pas eshte larguar.

Mjeti me viktimen ne vendin e shoferit , eshte gjetur i ndezur ne te majte te rruges , jo ne asfalt .Ben Bitani eshte qelluar nje here ne koke dhe dy here ne gjoks dhe ka gjetur vdekjen e menjeheshme.

Mesohet se ka qene vellai i autorit, qe ka lajmeruar policine per vrasjen e kryer. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vrasjes ka qene nje konflikt mes viktimes dhe autorit per nje sasi parash qe i detyroheshin njeri- tjetrit. Kjo eshte nje nder pistat , ndrersa akoma nuk dihet saktesisht motive pasi autori i ngjarjes nuk eshte kapur nga policia .

Autori eshte vellai i kryetarit te PSD ne Shkoder, Perparim Rraboshta, i cili eshte dhe antar i keshillit bashkiak te qytetit te Shkodres.Madje mesohet se ka qene ai , mjaft i tronditur ne momentin qe ka lajmeruar policine per ngjarjen, pasi eshte vene ne dijeni me telefon nga i vellai.





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

2.2/10 (20 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit