Sonte, ora 19.00, ne Akademine e Arteve, sopranoja ruse Elena Ayusheeva interpreton ne nje koncert recital pjese nga opera te kompozitoreve italiane Belini, Pucini, Verdi dhe te dy kompozitoreve ruse Çajkovski dhe Shostakovic. Koncerti drejtohet nga dirigjenti Oleg Arapi.
Ne programin e recitalit jane pjese nga Çajkovski Polonaise nga opera Eugene Onegin dhe Nutcracker Suite, Danse Arabe, Danse Russe Trepak.
Nga Shostakovic, sopranoja Ayusheeva interpreton suitat The Gadfly, Galop dhe Folk Feast. Me tej koncerti vijon me operen italiane aria Casta Diva nga Norma e Belinit, aria Quando me`n vo` nga La Boheme dhe Un bel di vedremo nga Madama Butterfly e Pucinit.
Nga Verdi interpreton ariet Ecco lorrido campo nga opera Un ballo in Maschera dhe Tacea la notte placida nga Il Trovatore. Sopranoja ruse sjell ne kete koncert edhe nje pjese nga kompozitori anglez Andrew Lloyd Weber, Cats nga muzikali Memory.