Publikuar me : 15.08.2008 Ne :
Sport - 427 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Sportisti i mundjes greko-romake eshte renditur i 8-ti ne peshen 96 kg ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008"
Fati i keq dhe shorti i pafavorshem e kane ndjekur Elis Gurin, qe per here te pare, ne konkurrimin e sportisteve tane ne Lojerat Olimpike, hapi nje drite jeshile perShqiperine qemund tefitonte medaljen e saj te pare ne Lojerat OLimpike. Guri arriti te shkoje deri ne cerekfinale, duke mundur kampionin olimpik ne fuqi, egjiptianin Karam Gabe.
Kjo i dha shansin edhe nje here, pas humbjes me fituesin e medaljes se argjendte, gjermanin Mirko Englisht, te "luftoje" per medaljen e bronzte. Por, pikerisht aty ku nje drite jeshile u hap per te gjithe shqiptaret, aty fillon eshuhet shpresa nga fati i keq i shortit per Gurin dhe favorizimin e koreano-jugorit, Han Tae Young. Kesisoj, sportisti shqiptar Elis Guri e perfundon garen e tij ne Pekin dhe renditet ne vendin e 8 te.
Ne ndeshjen e pare te tij, e vlefshme per cerekfinalet, ai ka mundur kampionin olimpik ne "Athine 2004", egjiptianin Karam Gaber. Kete takim Guri e fitoi me rezultatin 3-1 pas tre raundeve. Me kete fitore Elis Guri kalon turin e pare eliminator dhe shkon ne cerekfinale, ku perballe tij eshte gjermani Mirkon English, me nje pervoje dhe karriere te pasur sportive si dhe fitues i disa titujve nderkombetar; kampion bote ne vitin 2007 dhe kampion europe ne vitin 2008.
Pavaresisht ndeshjes se bukur qe ka zhvilluar sportisti shqiptar shorti i gares nuk ka qene aspak ne favor te mundesit tone Elis Guri, i cili fatkeqesisht e ka humbur perballjen me sportistin gjerman, humbje kjo qe i kushtoi atij kalimin direkt per ne gjysmefinale dhe synimin serioz te poditit te fituesit, te nje medaljeje ne keto lojera. Ne ndeshjen e dyte fati i hedhjes se goglave i heq Elis Gurit medaljen e argjende. Por, duke qene se gjermani shkoi ne gjysmefinale dhe deri ne finalet e peshes 96 kg dhe fiton medaljen e argjendte, sportisti Elis Guri, qe u perball direkt me te ne takimin e vlefshem per gjysmefinalet, ripeshkohet dhe hyn serish ne loje per zonen e medaljeve.
Ne takimet e ripeshkimit Elis Guri duhej te ndeshjes me koreano jugorin Han Tae Young, i cili gjithashtu vinte ne kete takim pas humbjes ne turin e pare eliminator me sportistin gjerman Mirko English. Takimi per te kaluar ne finalet per medaljen e bronzit (pasi nderkohe e arta dhe e argjendta u ndane ne takimin direkt mes rusit Aslanbek Khushtov dhe gjermanit Mirko English) mes shqiptarit Elis Guri dhe koreano-jugorit, qe duhet thene se deri ne takimin me Gurin u zhvillua i forte dhe me rivalitet. Elis Guri vinte ne kete takim pas 2 ndeshjeve te zhvilluara njera pas tjetres, ndersa koreani pasnje ndeshjejete zhvilluar qe ne turin e pare eliminator.
Deri pas raundit te trete takimi mes tyre ka qene i barabarte dhe vetem ne fund Guri e ka humbur takimin, pasi fituesi iu la goglave duke fikur perfundimisht driten jeshile per t'i dhuruar Shqiperise te paren medalje ne Lojerat Olimpike dhe pse e bronzte. Pas perfundimit te te gjitha takimeve Elis Guri eshte renditur ne vendin e 8 te (mes 20 konkurrenteve) ne klasifikimin e pergjithshem te peshes 96 kg ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008", nje rezultat ky shume pozitiv per sportsitin shqiptar, qe dy vitet e fundit po kalon nje periudhe te shkelqyer. Elis Guri eshte vetem 25 vjec dhe premisat per nje karriere te suksseshme i ka dhene kohe me pare, por i perforcoi akoma me shumeme perfaqesimin e tij ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Medalja e arte ne kete peshe u fitua nga rusi Aslanbek Khushtov, medalja e argjendte nga gjermani Mirko English dhe dy te bronztat u ndane mes Asset Mambetov te Kazakistanit dhe Adam Eheler te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.