|
Emri i Maqedonise, sot nisin negociatat me Greqine
Publikuar me : 14.07.2008 Ne :
Rajoni - 449 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ndermjetesi i OKB-se shkurton etapat e bisedimeve mes paleve.Ndermjetesuesi i OKB-se per çeshtjen e emrit, Metju Nimiç, do te zhvilloje sot ne Nju Jork nje takim me negociatorin grek, Adamantis Vasilakis. Siç eshte paralajmeruar ne kete takim, ndermjetesuesi Nimiç do te degjoje qendrimin e Greqise per çeshtjen e emrit, ndersa ne fillim te muajit te ardhshem do te ofroje nje kornize te re per zgjidhjen e kontestit. Javen e kaluar Nimiç realizoi takim me negociatorin maqedonas, Nikolla Dimitrov. Sipas burimeve, negociatori maqedonas ka deklaruar se Maqedonia nuk do te pranoje kurrfare propozimi qe do te preke identitetin maqedonas. Televizioni grek, NET, beri te ditur para disa ditesh se Maqedonia nuk ka pranuar pakon e fundit te ideve per emrin, te ofruara nga ndermjetesi i OKB-se, Metju Nimiç.
Televizioni grek, duke cituar burime diplomatike, njofton se Nimiç ne takimin me perfaqesuesit e grupit negociator nga Shkupi ka shpalosur kater variante per emrin e Republikes se Maqedonise. Siç behet e ditur nga variantet e propozuara, dy me kryesoret jane emrat: Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Eperme. Por, delegacioni maqedonas, i udhehequr nga kryenegociatori Nikola Dimitrov, ka hedhur poshte keto propozime, duke terhequr verejtjen se Maqedonia nuk dakordohet me heqjen e identitetit te saj kombetar. Sot, ndermjetesi Nimiç do te takohet me negociatorin grek, Adamandios Vasilakis. Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, pas miratimit te qeverise se re me 26 korrik, pritet qe te nise edhe negociatat per emrin. Partneri shqiptar i Gruevskit, kreu i BDI-se, Ali Ahmeti, gjate nje interviste per te perditshmen greke, "Ta Nea", te dhene para disa kohesh, theksoi se "çeshtja e kontestit te emrit ka zgjatur. Sigurisht qe pergjegjesi kane edhe faktoret e tjere politike, por, potencoj edhe njehere, pergjegjesia me e madhe mbetet te Kryeministri. Nje nder prioritetet e partise sone politike eshte anetaresimi ne UE dhe NATO. Ne kemi kontribuar dhe do te kontribuojme ne te ardhme per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme. Padyshim Greqia, qe u deshmua edhe me Samitin e Selanikut dhe me investimet e bera ne Maqedoni, ka deshmuar se eshte interes i te gjitheve qe jo vetem Republika e Maqedonise, por edhe rajoni te anetaresohen ne UE dhe NATO. Nje nder parimet e politikes sone te jashtme eshte fqinjesia e mire me te gjithe dhe ne shpresojme se pas kompromisit qe do te arrihet, marredheniet ndermjet dy shteteve tona do te zhvillohen me hapa edhe me te medha".
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|