Aurela Hoxha / Flet mikesha e Enxhi Kamenices, banores se infiltruar ne "Big Brother 3". Kush eshte modelja qe do te zbuloje "sekretet" e banoreve...
Nje vajze ka marre guximin te hyje ne shtepine e "Big Brotherit" vetem per te bere "lemsh" banoret dhe te zbuloje karakteret e tyre pa qene konkurrente. Ajo eshte Enxhi, joshese dhe teper provokuese. Vajza nga Korca ka si pasion moden, si profesion marketingun, ndersa vazhdon studimet per drejtesi.
Nje jave me pare, ajo ka marre persiper te hyje ne shtepine me te famshme jo per te fituar, por te beje per vete djemte e shtepise. Ne fakt, modelja eshte zgjedhur nga autoret e programit si nje personazh i infiltruar qe do beje te mundur zbulimin e te fshehtave te banoreve, te karakterit te tyre, sidomos te djemve. Te hyje ne mes te lidhjes se cifteve.
Asnje prej banoreve nuk e di rolin e saj te vertete edhe pse here pas here veprimet e saj iu duken te ekzagjeruara. Veshjet jane tejet provokuese, gat-gati ajo rri gjate gjithe kohes gjysme e zhveshur ne shtepi.
Per te mesuar dicka me teper per kete vajze ne kemi pyetur mikeshen e saj Aurelen. Gjate kohes qe Enxhi eshte ne pune, ato kalojne pothuajse pjesen me te madhe te dites bashke. Aurela tregon se Enxhi eshte nje vajze qe e terheq rreziku. Dhe mbi te gjitha, ajo eshte nje vajze shume e dashuruar jashte shtepise. I dashuri i saj quhet Dori, i cili e ka mbeshtetur qe ne fillim ne iniciativen e saj per te hyre ne ate shtepi.
Aurela, prej sa kohesh e njihni Enxhin?
Prej 5 vitesh.
Kur ka filluar ajo te punoje tek ju dhe cfare pozicioni ka aty?
Nga momenti i ngritjes se agjencise se modes, e me pas te revistes, ne cdo hap ajo ka qene prezent, roli i saj ne kompani eshte drejtoreshe marketingu dhe pasioni modele.
Çfare tipi eshte Enxhi?
Enxhi eshte e drejtperdrejte, shume e hapur, e zgjuar dhe sigurisht shume e dashur.
Kur e moret vesh qe ajo do te hynte ne "Big Brother"?
Qe ne momentin e pare, eshte e pamundur qe te ndodhte ndryshe, pasi ne jemi gjithe kohes bashke.
Sipas jush, e ben mire Enxhi Rolin e infiltrueses?
Enxhi ishte nje gjetje per kete format dhe per kete rol qe i kane dhene. Duket qarte se si ajo arriti te ndryshoje atmosferen aty, dhe te nxjerre ne pah tek banoret anet e tyre me te fshehta, ajo di te luaj dhe di te dale nga loja gje qe eshte e veshtire ne nje ambient ku je e survejuar 24 ne 24, plus me nje tension qe ndjehet, pasi xhelozia e madhe e banoreve ndaj lirshmerise se saj eshte e madhe.
Çfare eshte e gatshme te beje, deri ku arrin ambicia e saj?
Enxhi nuk eshte ambicioze, madje do te thoja qe ajo nuk do sakrifikonte as gjumin e mengjesit per asgje, dhe gjithcka qe i ndodh i vjen shume rastesisht. Ndersa ne pune ka arritur te kete kete post, pasi marketingu eshte gjeja qe ajo qe di te beje me mire, edhe pse studion drejtesi.
Ne cfare rastesh mendon se Enxhi do dorezohej perballe veshtiresive?
Nuk dorezohet lehte Enxhi ne asnje situate, ate e terheq rreziku, e vetmja gje qe e mposht Enxhin eshte dashuria.
Ka Enxhi nje te dashur jashte, cili eshte ai?
Enxhi eshte e lidhur prej 3 vitesh me nje djale nga Shkodra, DORI, i cili e mbeshtet dhe e dashuron shume.
Cila eshte pika e forte dhe e dobet e Enxhit?
Pika e saj e dobet jane njerezit qe do, per ata ajo mund te beje gjithcka, ndersa pika te forta realisht ka shume, por duhet te theksoj qe di te jete shume bindese kur do.
Me sa e keni pare brenda ne shtepi, keni ndonje verejtje per te deri me tani?
Absolutisht jo, ishte e perkryer. Aq sa dhe une ndonjehere besoj lojen e saj.
Jetmiri me Rezarten apo me Enxhin?
Enxhi ne nje moment ka shkeputur Jetmirin nga banoret e tjere dhe e ka marre jashte per ti folur. Ajo i thote qe banoret po i hedhin fjale per te dhe Mirin. Duke e keshilluar te mos behet "e dyte" per te. Ajo i ka thene qe Domi, Bledi dhe Olta e kane ngacmuar qe asaj po i shkelqejne syte, por ajo i eshte pergjigjur qe ate nuk po e afron asnje. Ai i thote qe banoret jane te ligj, pasi nuk e kuptojne qe dy njerez mund te kene dhe shoqeri.
Me tej, Enxhi i ka pohuar qe ata i kane thene qe ajo ka ardhur me vonese dhe mos te prese qe ai te lidhet me te pas Rezit. Ajo vazhdon duke i thene qe frika e banoreve eshte qe ata do te dalin jashte loje, duke qene se ata te dy po rrine me shume bashke.
Me pas, ajo i tregon qe dhe Olta i ka thene qe nuk ka shanse te lidhet me Jetmirin dhe ai i ka thene qe ajo duhet ta kishte pyetur mos i kishte ngelur peng asaj. Sipas saj, Olta eshte shume xheloze dhe kapet me faktin qe ata te dy jane te dobet dhe nuk mund te lidhen.
Jetmiri puth Enxhin ne qafe qe te beje banoret e tjere te shikojne. Enxhi i thote qe nuk kane per ti thene Rezit, pasi duan ta lene ne fshehtesi. Por Rezi ka ardhur pas pak dhe Jetmiri i ka thene qe nuk ka problem. Ata mendojne te bejne dicka per te terhequr vemendjen e te tjereve duke u futur ne tualet te dy bashke